Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Romani “Lufta e pengjeve” – saga për njeriun, përkatësisë etnike, urrejtjen dhe mitet
Kulturë

Romani “Lufta e pengjeve” – saga për njeriun, përkatësisë etnike, urrejtjen dhe mitet

adminBy adminAugust 21, 2025Updated:August 21, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Gani Mehmetaj

Nga pasthënia e botimit kroat të romanit “Lufta e pengjeve” (Rat taoca) të shtëpisë botuese Alfa d.d. Zagreb)Romanin e përktheu Nikollë Berisha. 

Lufta e pengjeve është roman tronditës i Gani Mehmetajt me rrëfimet e tetë ushtarëve të rinj, nga të cilët secili është përfaqësues i një kombi të ish Jugosllavisë.  Ata i bashkon vetëm një uniform -uniforma e ushtrisë jugosllave dhe realiteti i përbashkët i luftës. Ngjarja  ndodh në një kazermë të humbur në alpet sllovene, ku ushtarët e rinj  Zorani, Franci, Iliriani, Senadi, Stipe, Dimce, Ishtvani dhe Bozho ballafaqohen me armikun e paidentifikuar dhe u duhet të luftojnë me diçka që nuk e kuptojnë dhe që nuk e ndjejnë të vetën. Uniforma e përbashkët nuk arrin të shlyej  dallimet e mëdha etnike, paragjykimet historike dhe urrejtjen njëshekullore. Përkundrazi, ato dalin në sipërfaqe duke treguar se projekti jugosllav ka qenë që nga fillimi i gjykuar në dështim.

Romani Lufta e pengjeve trajton historinë dhe luftën me qasjen që i shmanget narracionit të propagandës së njëanshme. Shkrimtari nuk merr anë dhe nuk i imponon qëndrimet e veta. Rrëfimi dinamik dhe përshkrimet e gjalla shprehin përvojën e autorit në krijimtarinë filmike.

Romani e bënë lexuesin dëshmitar të situatave të ndërlikuara dhe marrëdhëniet në mes të  kombeve të ndryshme të sajesës së ish Jugosllavisë, duke ndjekur  ngjarjet dramatike nga lufta në Slloveni, përmes luftës në Kroaci, dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Heroi kryesor  Ilirian Nikaj, bart me vete trashëgiminë historike, përjeton tmerret e luftës, plagosjen dhe ikjen, por mbetet gjallë.

Me romanin e tij Gani Mehmetaj jo vetëm që i konteston perspektivat  e njëanshme, por fton  lexuesin që ta shikojnë historinë  nga kënde të ndryshme. Romani është saga për njeriun dhe , përkatësisë etnike , urrejtjes së ndësjell, mitet dhe kulturat. Ai nuk ofron zgjidhje, ai shtron pyetje dhe nxit në përsiatje, shtron  mendime duke shfrytëzuar gjuhën e mbështetur në dokumente historike , këngë dhe rrëfimet gojore të secilit komb.

Romani është botuar në kolanën “Proza e mirë (Dobra proza) të autorëve të njohur të letërsisë botërore si: Benito Perez, Carole Martinez, Catrina Bonvici, James Joyce, Mihail Bulgakov etj.

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit

September 9, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.