- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Policia njoftuoi sot se fjala është për një femër e cila ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e që ishte aty për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Iinstitutin e Mjekësisi Ligjore për obduksion, thuhet nga Policia./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, priti sot në takim Shkodran Tolajn dhe Besiana Mehmetin, përfaqësues nga Unioni i Artistëve të Muzikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e artit dhe muzikës në ruajtjen e vlerave tradicionale dhe kulturore. Me këtë rast kryetari Haliti i falënderoj ata për promovimin e vlerave të kulturës dhe të artit në çdo vend. Ndërsa artistët i dhuruan kryetarit një pikturë simbolike nga Valmir Haziri, e cila përmban simbole të veçanta kombëtare, si një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe muzikore.…
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka prezantuar sot listën garuese të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Gjilanit. “Po ua prezantojmë ekipin tonë të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Gjilanit me njerëz të ndershëm, profesionistë të dëshmuar, aktivistë të palodhur dhe zë përfaqësues të qytetarëve”, ka thënë Ismajli. Sipas tij, kjo listë është pasqyrë e vlerave me përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion. Ismajli thotë se në të gjeni përfaqësues nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe komunitetet e Gjilanit. Burra e gra që i bashkon dashuria për qytetin tonë dhe dëshira për ta…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban moti kryesisht me diell.”Temperaturat minimale: 13 – 17°C. Temperaturat maksimale: 31-35°C, Era fryn nga verilindja, 1–4 m/s”, njofton IHMK.
Pushon së rrahuri zemra e Basri Qerimit, babait të Xhevatit, njërit ndër themeluesit e parë të UÇK-së në vitet e 90-ta
“Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Basri Qerimi, babait të Xhevat Qerimi, njërit ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet e ’90-ta”, ka thënë kreu u komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ai ka përjetue dhimbshëm lajmin për ndarjen e tij nga jeta duke ndarë pikëllimin me familjen dhe familjarët e të ndjerit dhe gjithë ata që e njphën dhe e çmuan. Sipas tij, kontributi i familjes Qerimi në çështjen kombëtare dhe në përpjekjet për liri do të…
Lajmi për vdekjen e Ali Fetahut është pritur me dhimbje nga kreu dhe kolegët e QKMF-re në Viti
Drejtoresha, Dr. Vjollca Kadolli dhe kolegët e të ndjerit, Ali Fetahu, kanë shprehur dhimbje për vdekjen e ish kolegut të tyre, Ali Fetahu. “Të gjithë ata që e kanë njohur, e përshkruajnë si një njeri të qetë, kolegial e të përkushtuar në punë. Afërsia e tij me kolegët ishin virtytet e tij që kanë bërë që i gjithë kolektivi sot të ndjehen të mërzitur me vdekjen e tij”, ka thënë Drejtoresha Kadolli. Ajo ka shprehur ngushëllime të sinqerta në emrin e sajë dhe të kolegëve të QKMF-re në Viti për familjen, familjarët dhe miqët e tij. Sipas sajë, Ali…
Aktakuzat që ka ngritur Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj personave për vepra penale të ndryshme janë: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”./GJILANI INFO/
Sot rreth orës 11:45, në zonën kufitare të fshatit Karaqevë, Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, në brezin kufitar kanë ndaluar automjetin kombi (furgon), me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore të cilin po e drejtonte një person, shtetas i Republikës së Kosovës. Ndërkaq, gjatë kontrollit të automjetit, kanë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion. Për rastin në fjalë është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës, bëri me dije sot Policia./GJILANI INFO/
Fadil Kajtazi Fenomenin e shqiptarëve që kryenin vrasje ne Kosovë dhe më pas arratiseshin në Serbi e shpjegon në vitin 1897 Aleksa Bogosavljeviç, shefi i shërbimit informativ te xhandarmërisë serbe në kufirin mes Serbisë dhe Vilajetit të Kosovës. Në librin e tij “O Arnautima”, ai përmend një rast vrasjeje të ndodhur te xhamia e Prapashticës, pas së cilës dorasi arratiset në Serbi. Më tej, Bogosavljeviç shpjegon se si shteti serb e kishte shfrytëzuar këtë kategori kriminelësh: “Ky shqiptar më parë ishte tek unë si rojtar në brezin kufitar. Vdiq pas tri vjetësh në luftë me shqiptarët, duke mbrojtur një rojë…
Kryetari Rahimaj: Përhapja e zjarreve tejet shqetësuese edhe pas ditës së tretë në përballje me situatën
Kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj vazhdon të mbetet i shqetësuar përball situates së krijuar nga pasojat e përhapjës së flakës së zjarrit. Sipas tij, ekipet e zjarrfikësve, edhe në orët e vona të natës, po punojnë vazhdimisht për të lokalizuar dhe shuar zjarret, të cilat po përfshijnë sipërfaqe gjithnjë e më të mëdha. E, që shumë prej këtyre zonave janë tepër të vështira për t’u arritur me mjetet të punës. “Pavarësisht lodhjes dhe faktit që nuk kanë pasur asnjë ditë pushimi, zjarrfikësit po japin maksimumin për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin”, ka thënë ai. Kryetari Rahimaj,…

