Author: admin

Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të banimit për familjet të cilat aktualisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale, Komuna e Gjilanit, po vazhdon mbështetjen për renovimin  apo rindërtimin e shtëpive për familjet në nevojë. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Gjilanit, duke u bazuar në misionin e saj për përkujdesje dhe mbështetje të shtresave më të cenueshme të shoqërisë, bën thirrje publike për aplikim në programin e renovimit/rindërtimit të shtëpive për familjet në nevojë. “Qëllimi i këtij programi, është të ofrojë kushte më të mira banimi për familjet të cilat aktualisht…

Read More

Njësitet patrulluese nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim edhe me njësitë relevante policore kanë arritur që ta parandalojnë një rast të kontrabandës në fshatin Bugjenicë, Komuna e Kamenicës, dje në orët e pasditës. Ndërkaq, si rezultat i reagimit të shpejtë nga njesitet policore kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me dy drejtuesë të dyshuarit shtetas të  Kosovarës. Sipas autoriteteve zyrtare policore, thuhet se të njejtit kishin të ngarkuar mallra/çokollata vlera orientuese e të cilave sipas çmimeve të tregut arrin rreth dymijë e pesëqind euro (2,500 €) (në sasi 4032 copë dhe 2240 copë) për të cilat të dyshuarit…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë teritorin e Kosovës janë regjistruar 78 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 510 tiketa gjobitëse trafiku për shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullave në trafik nga ngasesit e automjeteve. Policia njofton se 20 prej aksidenteve të kenë qenë me lëndime, kurse 58 tjerat me dëme materiale. Ndërkaq, për të njejtën periudhë kohore, bëhet e ditur se janë arrestuar 28 persona si dhe 14 të tjerë janë dërguar për të vuajtur dënimet./GJILANI INFO/

Read More

Sipas autoriteteve zyrtare policore, për të njejtin dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, andaj edhe është arrestuar. Për viktimën e këtij rasti, thuhet se ka pranuar edhe tretman mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njoftoi sot Policia./GJILANI INFO/

Read More

Sot, më 21.08.2025, në orën 12:00, në objektin e Shkollës së Roganës, mbahet mbledhja komemorative për Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Greta Kryeziu, është bërë me dije dje përmes faqës zyrtare të Komunës së Kamenicës. Ndërkaq, varrimi i sajë do të bëhet pas faljes së namazit të drekës, në varrezat e fshatit. Andaj edhe janë ftuar të gjithë miqtë, kolegët dhe qytetarët që të bashkohen për të nderuar kujtimin e saj dhe për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen./GJILANI INFO/

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Në mbrëmje vonë pritet shtim i vranësirave dhe mundësi për ndonjë reshje të izoluar në perëndim të vendit, përpara se të arrijnë rrebeshet e shiut dhe shkarkesa e rrufesë lokalisht gjatë natës në rang vendi. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20-58 km/h, njofton MeteoKosova, Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 32 deri në 35°C.

Read More

Komuna e Vitisë po vazhdon punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore me vendosjen e sinjalistikës horizontale në rrugët kryesore dhe periferike të qytetit. Këto punime po bëhen me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe të përmirësimit të qarkullimit për të gjithë banorët dhe vizitorët. Në këtë fazë janë vendosur vijat ndarëse, shenjat për kalimet e këmbësorëve si dhe është shenjëzuar stacioni i autobusëve në Viti./GJILANI INFO/

Read More

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore ne bashkëpunim me PTH-Prishtinë, sot me datë 20.08.2025 ka realizuar operacionin policor nën dyshimin për veprën penale ‘’Fajde’’ ku ka arrestuar personat e dyshuar B.F., (1977) A.F., (1986) B.B., (1985). Të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, po ashtu ne emër te kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit kanë kërkuar nga viktima marrjen e njësive banesore qe janë ne ndërtim ku viktima është pronar i…

Read More

Bekim Thaqi Pothuajse çdo dite ne mediat tona dëgjojmë për zjarre që rrezikojnë pyjet, fushat, shtëpitë, por edhe njerëzit në Kosovë. Parandalimi i zjarreve gjatë stinës së verës është një urgjencë që kërkon një koordinim të ngushtë ndërmjet forcave të policisë, zjarrfikësve dhe organeve komunale. Këtu janë tri hapa kyç: Informimi dhe Ndërgjegjësimi: Organizimi i fushatave për të edukuar qytetarët mbi rreziqet e zjarreve, si dhe mënyrat për t’i parandaluar ato, duke përfshirë masa si pastrimi i tokave dhe ruajtja e ambienteve të gjelbra. Patrullimi dhe Monitorimi: Policia dhe organet komunale duhet të koordinohen për të monitoruar zonat më…

Read More

Toger Fitim Kahrimani, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Artilerisë Fushore në Qendrën e Ekselencës për Zjarrin (Fires Center of Excellence) në Fort Sill, Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i trajnimit është përgatitja e oficerëve për të vepruar në fushëbetejë, për të qenë të gatshëm për të marrë vendime dhe operuar në kushte lufte. Toger Kahrimani është vlerësuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate” mirënjohje që u jepet studentëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale./GJILANI INFO/

Read More