Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Viti, pasi që gjatë djegies së disa mbeturinave, zjarri kishte dalur jashtë kontrollit nga flaka e të cilit është djegur një fushë.
Ndërkaq, situta e krijuar kishte paraqitur edhe rrezik për banorët e një fshatit të kësaj komune.
Për shuarjën e zjarrit kanë intervenuar zjarrfikësit të cilët edhe kanë arritur për ta shuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, bëri me dije sot Policia. /GJILANI INFO/


