- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2025/2026. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve. Në një deklaratë për televizionin publik, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bëtë të ditur se gjithçka është gati për një proces të mbarë mësimor. “Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë…
“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Komuna e Kamenicës është zyrtarisht anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare Mayors for Peace, me seli në Hiroshima të Japonisë”, ka thënë kreu i kominës së Kamenicës. Sipas tij,sot, nga Kryetari i Qytetit të Hiroshima-s, z. Matsui Kazumi, është pranuar zyrtarisht certifikatën e anëtarësimit. “Kjo organizatë globale, me mbi 8,400 qytete anëtare nga 166 shtete dhe rajone, ka për mision ndërtimin e një bote pa armë bërthamore, forcimin e solidaritetit ndërqytetas dhe promovimin e paqes e zhvillimit të qëndrueshëm. Anëtarësimi i Kamenicës është një hap i madh që na vendos në hartën e qyteteve paqedashëse të…
Sot, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me ish-kryetarin e Mason-it dhe tani nënkryetarin Leon Clark, vendosën lule te varri i Jakup Jahirit, ish-aktivistit politik, sportist dhe profesor. Ky homazh u bë në nderim të figurës së tij të çmuar, duke kujtuar kontributin e madh që Jakup Jahiri dha në politikë, sport dhe arsim./GJILANI INFO/
Për një ditë, në tërë territorin e vendit, policia ka shqiptuar 2 mijë e 412 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve që kanë ra ndesh ligjin dhe rregullat në trafik, bëhet e ditur nga raporti policor prej 24 orësh. Nga ana tjetër, njoftohet se gjatë të njëjtës ditë, janë regjistruar 62 aksidente trafiku, prej tyre 24 me lëndime dhe 38 me dëme materiale. Ndërkaq, janë arrestuar 16 persona, 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, të premten. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në fshatin Lisockë të Kamenicës është ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin kishte rreth 1 mijë kilogramë speca. “Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 92 pako me speca në sasi totale rreth 1 mijë kilogramë (me vlerë sipas tregut rreth 2,500 – 3,000 euro), për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar dokumentacion të vlefshëm”. “Në lidhje me procedurat e mëtejme është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të…
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 430 gjoba për kundërvajtësit e trafikut për 24 orë, si dhe ka regjistruar 40 aksidente trafiku me dëme material dhe 29 aksidente tjera me të lënduar. Ndërkaq, për të njëjtën periudhë kohore janë arrestuar 14 persona si dhe 10 persona janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë është vlerësuar me mirënjohje për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm në kuadër të projektit DEMOS. Ky vlerësim thekson përkushtimin e Komunës për promovimin e një planifikimi buxhetor të hershëm, gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm, me theks të veçantë në aspektin gjinor dhe social. Përndryshe kjo mirënjohje pasqyron përpjekjet e Komunës së Vitisë për të forcuar praktikat e qeverisjes së mirë, duke siguruar transparencë, përfshirje të gjerë dhe ndjeshmëri ndaj nevojave të komunitetit në proceset buxhetore./GJILANI INFO/
Pas kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, të Klubit të Futbollit “Drita”, njëherësh edhe kampioni i Kosovës, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, tha se historia shkruhet përsëri “FC Drita nga Gjilani, kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një sukses i madh për klubin, qytetin dhe gjithë futbollin kosovar. Gjilani, është kryeqyteti i krenarisë dhe futbollit kosovar”, tha kryetari Alban Hyseni. Në ndeshjen e kthimit të play-offit, Drita mposhti Differdange me rezultat 1-0 në Luksemburg, ku dhe ka siguruar kualifikimin historik në fazën e grupeve të…
Anita Hoxha I dashur mik, emrin mik ta kam venë ! Mbas shumë kohësh, përsëri të kujtova, Ndoshta, ca fjalë lamë dikur pa thënë… A ndoshta, mallit unë prapë, u gjunjezova !? Ngrysur letrën time do ta lexosh, e di Nga ajo tjetra, do perpiqesh,ta fshehesh ! Çdo rresht, do e shohësh serioz, me habi Gabimet e rinisë, mua do t’mi hedhësh. Do nxitosh, në dhomën tënde, i trishtuar… Rrëmon me duar, në atë sirtar të vjetër, Viteve, kujtimet janë zverdhur e harruar… Dhe pse ti ke ruajtur, çdo t’imen letër ! Mos u tremb, nga letra ime sot,…
Në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, është përuruar sot çerdhja publike për fëmijë. Me këtë rast, komuna e Vitisë është bërë me çerdhen e tretë publike pas asaj në Viti dhe Çifllakë. Në ceremoninë e përurimit dhe prerjes së shiritit mori pjesë kryetari i komunës, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti. Kryetari Haliti uroi banorët e Drobeshit dhe të fshatrave përreth për hapjen e kësaj çerdheje, duke theksuar rëndësinë që ka edukimi i hershëm dhe përkujdesja për fëmijët. “Kjo është çerdhja e tretë publike në territorin e komunës sonë. Do të hapim shumë më shumë…

