- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ngushllon familjen Zeqiri për vdekjën aksidentale në Kllokot
Pas vdekjes në aksident të Mustafa Zeqirit në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, përkatsësisht në Kllokot, kryetari Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen Zeqiri. Në tekstin e tij ngushëllues thuhet me sa vijon: E nderuara familja Zeqiri Me rastin e vdekjes së familjarit tuaj, Mustafës, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Vdekja e tij më të vërtetë ju le të pikëlluar juve dhe të gjithë atyre që ju njohën por në këto çaste të mërzisë përpos ngushëllimit ne bashkëndjejmë me ju. Ngushëllime! Sinqerisht Sokol Haliti Kryetar i komunës së Vitisë./GJILANI INFO/
Mustafa Zeqiri është këmbësori që është goditur dje në magjistralen Gjilan- Ferizaj, përkatësisht në Kllokot. I moshuari, rreth 87-vjeçar ndërron jetë pasi që nuk ka mundur të i përballoj plagët e rënda që i pësoi nga goditja me automjetin transportues të tipit “Citroen Berlingo”. Lamtumira e fundit për të ndjerin do të bëhet sot në ora 17:00, pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Ballancë të Vitisë /GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar një person në Kllokot, pasi që dyshohet se i njëjti, derisa po drejtonte veturën nga pakujdesia ka goditur një këmbësor derisa ishte duke e kaluar rrugën. Sipas burime zyrtare policore aksidenti ka ndodhur dje pasdite me çrast këmbësori ka pësuar lëndime pas të cilave edhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, por që për shkak të lëndimeve ka nderrue jetë. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje., njoftoi sot Policia./GJILANI INFO/
Fjala është për një femër të mitur, ka njoftuar sot Policia. E, sipas burimeve zyrtare policore thuhet se për rastin ka njoftuar e mitura e cila ka thënë se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dyshuarin dhe se i njejti e kishte shfrytëzuar seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./GJILANI INFO/
Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa kryesisht rreth zonave malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-44 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Gjilani Info. Temperaturat minimale do të sillen prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C.
Trupi i njeriut përbëhet rreth 60% nga uji, dhe ne humbasim ujë gjatë gjithë ditës — përmes urinës, djersës, por edhe përmes frymëmarrjes dhe funksioneve të zakonshme të trupit. Për të shmangur dehidratimin, duhet të marrim ujë vazhdimisht gjatë ditës, si nëpërmjet pijes, ashtu edhe ushqimeve që konsumojmë. Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Përgjigjja nuk është njësoj për të gjithë. Ekspertët nuk janë plotësisht dakord, por në të kaluarën është përdorur një rregull i njohur si “8×8” – që do të thotë tetë gota ujë (rreth 2 litra në ditë). Ky rregull është i lehtë për t’u…
Nga Gëzim Muçolli Në javët e fundit nëpër Kosovë kanë ndodhur shume zjarret që po djegin mbetjet e kashtës në arat e korrura, livadhet dhe pyjet. Po dëgjohen arsyetime të ndryshme por është një fakt i pamohuar, se gati çdo herë se është dora e njeriut që i shkakton ato! Piromanët janë armiq të vendit! Pasojat e këtyre zjarreve do të shihen më vonë në (mos) shëndetin e popullsisë. Do të mund të krahasohen me rastet e vdekjes nga Covid dhe rastet e shtuara me kancer në vitet e fundit. Po pyes me brengë dhe dhimbje: A po i…
Pas startit të mbarë të sezonit, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë të diel me ndeshjet e javës së dytë, ku priten përballje tejet interesante. Kryendeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të përballet me Llapin. Kryeqytetasit, të motivuar pas fitores në hapje të kampionatit, synojnë të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, ndërsa llapjanët vijnë me ambicie të qarta për rezultat pozitiv. Një tjetër duel interesant është ai mes Prishtinës së Re dhe Ferizajt, derisa Ballkani dhe Dukagjini do të kërkojnë pikët e para të sezonit kundër Malishevës respektivisht Gjilanit. Ndërkohë, sfida mes Dritës dhe Drenicës…
Përkrahësit dhe kundërshtarët e shqiptarëve në ish shtetin jugosllav pas demonstratave të vitit 1981
Nga: Sami Arifi Për vlerësimin e ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, ishin mbledhur dy Kryesit e federatës jugosllave, më 12 mars po të këtij viti, ajo e Kryesisë së Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (KRSFJ) dhe e Kryesisë së Komitetit Qëndror të Lidhjes Komunistëve të Jugosllavisë (KKQLKJ), ata ishin të ndarë në dy rryma, në atë konstruktive që e përbënon: Mitia Ribiçiq, Dushan Dragosavac, Fadil Hoxha, Sergej Krajger, Josip Verhovac, Petar Matiq, Radovan Vllajkoviq, Cvjetin Miatoviq e të tjerë. Këta iniconin që mos të manipulohej dhe mos të dramatizohej me demonstratat për qëllime antishqiptare. Rryma tjetër destruktive e përbër…
Për rritjen e sigurisë, Policia ka intensifikuar aktivitetet, pë parandalimin dhe hetimin e veprave penale në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit dhe hetim të veprave penale, thuhet në njoftimit e autoriteteve zyrtare policore. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan gjatë ditëve të fundit nga data: 13 Gusht deri 21 Gusht 2025 ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh të shtuara operative dhe hetimore. Nd ërkaq, gjatë këtyre aktiviteteve janë identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar me urdhëresa të gjykatës, siç është bërë me dije ditë me parë. Gjatë kësaj kohe janë konfiskuar armë…

