Sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar tri shkolla fillore të qytetit: “Thimi Mitko”, “Nazmi Hoxha” dhe “Selami Hallaqi”.
“Nga afër pashë përgatitjet që janë bërë për fillimvitin shkollor dhe u takova me nxënësit e gëzuar që nisën sot rrugëtimin e tyre të dijes”, ka thënë Hyseni.
Kreu i komunës së Gjilanit tha se poashtu këtë javë, në kuadër të DKA-së, fillojnë edhe kampanjën “Java kundër dhunës – Shkolla jonë, vend i dijes dhe i dashurisë”.
“Atmosfera e sotme ishte e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe shpresë për një vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët tanë”, ka thënë kryetari Alban Hyseni. /GJILANI INFO/


