Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari Hyseni: Realizohen kontrollet sistematike shëndetësore të fëmijëve në institucionet parashkollore dhe klasat e para
Shendetesi

Kryetari Hyseni: Realizohen kontrollet sistematike shëndetësore të fëmijëve në institucionet parashkollore dhe klasat e para

adminBy adminSeptember 1, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Është bërë prezantimi i raportit të kontrolleve  sistematike të fëmijëve në institucionet parashkollore dhe klasat e para nga mosha pesë vjeçare në shkollat dhe çerdhet publike e private për vitin 2024-2025.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kanë bërë kontrollet sistematike në shkolla.

“Edhe këtë vit kemi realizuar kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit tanë, një praktikë që e kemi zbatuar çdo vit prej se jemi në qeverisje”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se për herë të parë, këtë vit kontrollet janë zgjeruar edhe në parashkollor, çerdhe, si dhe në institucionet  publike e private.

Më tej kryetari Hyseni, tregoi se nga ekzaminimet janë identifikuar tre problemet kryesore shëndetësore tek fëmijët: Problemet me boshtin kurrizor, vështirësitë me të pamur (sy) dhe vështirësitë në të folur.

“Për t’i adresuar këto sfida, rekomandimet tona kryesore janë: Përdorimi i dollapëve individualë (të blerë 2 vite më parë) për nxënësit e klasave I–V, për të shmangur peshën e çantave, kontrollimi i përdorimit të tepërt të telefonave dhe shtimi i aktiviteteve fizike për fëmijët”, tha kryetari Alban Hyseni.

Basri Kamberi, u.d i drejtorit të QKMF-së, tha se kontrollet përfshijnë gjithsej 44 parametra të gjendjes shëndetësore somatike dhe psiko-fizikedhe janë bërë nga ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare për dy muaj e gjysmë, ku janë përfshirë të gjithë ata që vitin e kaluar nuk ishin.

Ai tregoi kontrollet janë kryer në 29 shkolla publike dhe në 2 private, po ashtu edhe në 4 kopshte publike 5 private.

Janë kontrolluar 1970 apo 85.80 për qind janë kontrolluar nga 2296 sa ishin planifikuar.

U.d i drejtorit të QKMF-së, foli për të gjeturat, ku 4 nxënës ishin me scabies, 8  me pedikulozë apo morra, 158 me deformime të boshtit kurrizore, 17 me deformime të kraharorit, 81 me sëmundje të syve, 75 me të pamurit me syze, 19 me devijim të hundës,17 me probleme me zemër, 186 me çrregullime në të folur, 62 me çrregullime-zhvillim psikik dhe 16nxënës me konstatime tjera patologjike.

Ai tregoi edhe për të gjeturat në shëndetin oral.

U.d i drejtorit të QKMF-së, tha se në bazë të të gjeturave nga kontrollimet sistematike janë dalë këto rekomandime: Puna e psikologut të fëmijëve ose psikologut shkollor dhe e logopedit në shkolla do të ishte një kontribut i rëndësishëm në përmirësimin e çrregullimeve të ndryshme.

Të bëhen vizita me kohë të Oftamologu dhe specialistët relevant për problemet shëndetësore.

Sigurimi i dollapëve për vendosjen e librave në shkollë, për të evituar deformimet e ndryshme nga pesha e çantës.

Edukim shëndetësor i nxënësve për shëndetin oral, qëndrimin trupor dhe higjienën personale është domosdoshmëri.

Edukim mbi përdorimin e mjeteve elektronike, që mund të jenë predispozita mbi problemet e të pamurit.

Të bëhet edukimi jo vetëm i nxënëseve, por edhe i prindërve dhe mësimdhënësve në lidhje me evitimin me kohë të problemeve shëndetësore të nxënësve./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënohet 29 shtatori, Ditën Botërore të Zemrës në Viti

September 29, 2026

Edhe QKMF “Dr. Shaban Geci” në Kamenicë ka pranuar donacion prej 15 karrocash manuale

September 29, 2026

QKMF në Viti përfiton 15 karroca manuale për pacientët me nevoja të veçanta

September 29, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.