Author: admin

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Turizëm dhe Diasporë ka përgatitur disa broshura informative, të cilat synojnë të promovojnë potencialet ekonomike, natyrore dhe kulturore të komunës. Drejtoresha e kësaj Drejtorie, Burbuqe Leka ka përmendur disa nga materialet e përgatitura si: 1. Profili ekonomik i komunës 2. Letra e bardhë 3. Udhëzuesi i biznesit 4. Broshura me vendet kryesore për t’u vizituar 5. Broshura të veçanta për shtigjet e ecjes, të shënjuara dhe të digjitalizuara, Drejtoresha Leka theksoi se këto materiale kanë munguar deri më tani dhe se tani janë në dispozicion për qytetarët. “Tashmë qytetarët, vizitorët dhe investitorët do të kenë…

Read More

Këto punime po bëhen në pjesën e rrugës kryesore të këtij fshati, skaj trotuarit, bëhet e ditur sot përmes njoftimit zyrtar në faqen e kësaj komune. “Ky investim është pjesë e projekteve infrastrukturore që po i realizojnë institucionet komunale të Vitisë, me synim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe lehtësimin e jetës së përditshme për banorët e ketij lokaliteti”, thuhet në njoftimin zyrtar./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë marrë sot pjesë në ceremoninë e pranin-dorëzimit të mekanizmave bujqësor për fermerët përfitues të kësaj komune. Me këtë rast sot janë ndarë 65 spërkatëse 400 litërshe, 7 shpërndarëse plehu, 4 makina për shtruarje e folisë dhe 2 mikserë për përgatitjen e ushqimit për shpezë. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë do të vazhdoj të përkrahë të gjithë fermerët vitias duke potencuar se së shpejti do të bëhet edhe furnizimi dhe shpërndarja e agrotekniksë tjetër për fermerët përfitues. Ai po ashtu…

Read More

Një punëtor që po punonte në objektin e kompanisë, në rrugën “Metush Krasniqi” të qytetit në Gjilan, ka ardhur deri te kontakti me rrymën elektrike, e që pastaj edhe është alivanosur, ka njoftuar sot Policia. Fillimisht atij iu është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan, e mandej është transferuar në QKUK-Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit, i njejti është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Kamenicës informon opinionin publik se Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Greta Kryeziu, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas kësaj informate, bëhet e ditur se aktualisht ajo po trajtohet në spitalin “Cistina” në Shkup, ku gjendja e saj është në rrezik për jetë. “E siç kanë konstatuar ekspertët shëndetësorë, ajo ka nevojë për transplant të mëlçisë, dhe trajtimi i saj është i urgjent dhe i domosdoshëm vetëm jashtë vendit me një kosto të lartë financiare, rreth 100 mijë euro”, thuhet në apelin e publikuar nga Komuna e Kamenicës. Tutje thuhet se duke qenë se kjo…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu dhe të tjerë kanë mbajtur sot një takim të përbashkët për të falënderuar të gjitha sektorët që kanë qenë të angazhuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët gjatë fluksit të bashkatdhetarëve por edhe të ruajtjes së jetës dhe pasurisë së qytetarëve nga zjarret. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti, në veçanti ka falënderuar Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, policinë, shëndetësinë, kompanitë “Eco-Higjena”, “Hidromorava”, “KEDS” por edhe këshillat e fshatrave. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, në veçanti u shpreh mirënjohës ndaj zjarrfikësit…

Read More

Arbër Musliu nga Lëvizja Vetëvendosje, e që njëherit është edhe anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan ka njoftuar sot, se edhe në zgjedhjet e tetorit do të synojë ulëse në Kuvend, pas rikandidimit të tij për këtë pozitë institucionale. Ai ka thënë se synimi i tij për këtë post, ka qëllimin për të vazhduar me punë, përgjegjësi dhe ndershmëri para secilit. “Bashkë me Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, kemi dëshmuar se politika nuk është vetëm premtim, por punë e kryer, projekte konkrete dhe vizion afatgjatë për Qytetin”, ka thënë Arbër Musliu./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 17,988,067.70 eurosh për ndërtimin e projektit të integruar të Bulevardit të Qytetit. Ai tha se ky projekt do të bëjë ndryshimin më të madh urbanistik në histori të qytetit. Sipas Hysenit, do të ketë hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase dhe shërbime më të mira. Do të ketë mbi 30.000 metër katror, mbi 500 parkingje nëntokësore, mbi 8000 metër katror objekti i komunës së re dhe nënkalime, si zgjidhje për trafikun. “Kam nënshkruar projektin më…

Read More

Një fëmijë rreth 12 vjeçar në Llabjan të Artanës, ka marrë veturën e babait të tij dhe ka filluar ta ngasë nëpër oborrin e shtëpisë. Motra e tij, duke tentuar për ta ndalur është goditur me veturë me çrast edhe ka pësuar lëndime trupore, bëri me dije sot Policia. E njejta është dërguar për trajtime mjeksore në QKUK në Prishtinë./GJILANI INFO/

Read More

Sot pritet të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 12 – 15°C, kurse temperaturat maksimale nga 25-30°C. Era pritet të fryej në veriperëndim, 1–5 m/s.

Read More