- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka vizituar ambientet e Qendrës së Karrierës së bashku me drejtorin e DKA-së Afrim Dervishi, ku kanë takuar 9 nxënësit e parë të drejtimit të ri të kulinarisë në IAAP “Andrea Durrsaku”. Ata kanë parë për së afërmi punën e mësuar për pak kohë nga këta nxënës, si dhe kanë shijuar pjatat e para të përgatitura nga vet nxënësit. Kryetari Rahimaj ka përshëndetur kontributin e mësimdhënësve dhe stafit për punën e bërë deri më tani, si dhe ka uruar suksese për nxënësit e këtij drejtimi. Nxënësit që po përgatiten në këtë drejtim,…
Në gjithë teritorin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 79 aksidente trafiku, prej tyre 25 raste me të lënduar dhe 54 aksidentet tjera me dëme materiale. Ndërkaq janë shqiptuar 1 mijë e 851 tiketa, pastaj janë arrestuar 9 persona, ndërsa 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe një person është dërguar për të vuajtur dënimin./GJILANI INFO/
Qendra e Aftësimit Profesional në Gjilan, mundësi e mirë për aftësim në profesione të ndryshme
Këshilltarët për karrierë nga Shkollat e Mesme të Larta të Gjilanit, Tahir Dalipi – Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, Sadulla Ramizi – Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti”, Rabit Miftari – Shkolla e Mesme Tenike “Mehmet Isai” dhe Enver Sadiku – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë mbajtur një takim me Mujedin Zylfijajn, drejtor i Qendrës për Aftësim Profesional në Gjilan, ku janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në mes të këtij institucioni dhe shkollave të mesme për orientim në karrierë e mundësi trajnimi në këtë qendër. Siç ka theksuar Mujedin Zylfijaj, drejtor i Qendrës për Aftësim Profesional në Gjilan, në këtë…
Koha e papërgjegjësisë politike ka mbaruar, po vjen koha e përgjegjësisë, e llogaridhënies dhe e ndryshimit të domosdoshëm
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Koha e papërgjegjësisë politike ka mbaruar. Po vjen koha e përgjegjësisë, e llogaridhënies dhe e ndryshimit të domosdoshëm Qytetarët e Gjilanit janë të detyruar të marrin rrugën afro 3 kilometra larg qytetit, vetëm për të kryer shërbimet e tyre bazike në administratën komunale! Ky është realiteti absurd që e ka krijuar pushteti aktual, duke e zhvendosur administratën komunale në objektin e Shkollës së Agrobiznesit në Lagjen e Vishnjeve. Ky vendim i pamatur po rëndon xhepin e qytetarëve, të cilët çdo ditë shpenzojnë kohë e para shtesë për të…
Shëndetësinë e kemi prioritet, do të vazhdojmë ta mbështesim në mënyrë që secili gjilanas të ketë kujdesin e merituar
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Shëndetësinë e kemi prioritet, do të vazhdojmë ta mbështesim në mënyrë që secili gjilanas të ketë kujdesin e merituar Bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për asamble, z.Basri Kamberi dhe z.Hekuran Rapuca, sot takuam stafin shëndetësor të QKMF-së, infermierë dhe punëtorë shëndetësorë që me përkushtim qëndrojnë gjithnjë në vijën e parë të shërbimit. Këta janë njerëz dhe profesionistë me të cilët mburret i tërë Gjilani, andaj iu jemi mirënjohës gjithmonë për punën e palodhshme. Shëndetësinë gjithmonë e kemi prioritet, andaj do të vazhdojmë ta mbështesim në…
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Zotimeve tona ne u dalim zot, e për këtë na duhet besimi i secilit! Handikos, është njëra nga organizatat jo-qeveritare, që patëm kënaqësinë ta takojmë sot! Së bashku me kolegët kandidatë për kuvend komunal, diskutuam për problemet e shumta që ballafaqohen personat me aftësi të kufizuar e jo vetëm! Zotimeve tona ne u dalim zot, e për këtë na duhet besimi i secilit! Faleminderit për mikpritjen!
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Në vazhdën e takimeve me bizneset e qytetit tonë, vizitën e radhës e bëmë te Bujana Sweets, ku na priti pronari dhe miku ynë, Laurant Shabani, njëherësh edhe kandidat për Asamblenë Komunale. Familja Shabani është shembull i vërtetë i punës dhe suksesit – me përkushtim dhe vizion kanë ngritur një kompani që tashmë e ka kaluar kufirin e Kosovës, duke hapur pikën e parë edhe në Gjermani. Ky është modeli i biznesit të suksesshëm që na bën krenarë, sepse tregon se me punë të ndershme dhe përkushtim…
Këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar. Atmosferë e jashtëzakonshme edhe në ditët me shi, Kënaqësi dhe nder i veçantë të jemi pranë qytetarëve të Dheut të Bardhë, 2 Korrikut, Bajës dhe Fidanishtes. Ishte një tubim i madh, plot vullnet dhe besim se ndryshimi për Gjilanin është i pashmangshëm dhe jetësorë. Bashkë me njerëzit e këtyre lagjeve folëm hapur për problemet që i preokupojnë çdo ditë mungesën e investimeve, rrugët e lëna pas dore,…
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Bashkë me disa nga kolegët kandidatë për asamble komunale, u mirëpritëm edhe në kompaninë profesionale të sigurimit SAS. Diskutuam përgjithësisht për sfidat që po përballet edhe ky sektor, e gjithashtu biseduam edhe për sigurinë publike që mbetet aktualitet i përhershëm! Faleminderit për mikpritjen!
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Diskutuam për vështirësitë që po hasin bizneset, e zgjidhjet që do t’i ofrojmë ne për ta! Vizitat në terren i kemi konstante, e edhe dita e sotme filloi kështu, me vizitë në fabrikën e betonit ProEng! Puna me përkushtim që padyshim produkt ka cilësinë e lartë, e bën këtë biznes të suksesshëm jo vetëm në vendin tonë. Diskutuam për vështirësitë që po hasin bizneset, e zgjidhjet që do t’i ofrojmë ne për ta! Faleminderit për mikpritjen!

