- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Alban Hyseni vazhdon me takimet e ndryshme në kuadër të fushatës zgjedhore, takime në MujaDent dhe Klas Fashion
Alban Hyseni vazhdon me takimet e ndryshme në kuadër të fushatës zgjedhore, takime në MujaDent dhe Klas Fashion Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Vazhduam takimet me bizneset vendore, këtë herë tek Klas Fashion. Bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, dhe kandidatin për Asamble, Kushtrim Ibrahimi, pamë nga afër punën e madhe që bëhet aty, kryesisht nga gratë e angazhuara me përkushtim e profesionalizëm. Firma Klas Fashion merret me prodhimin tekstil, konkretisht me qepjen e fustanave me shumicë dhe pakicë. Ky biznes vepron që nga viti 2009 dhe sot punëson 25 gra,…
Sportistët tanë meritojnë mbështetje të vazhdueshme, zotohemi që do ta kenë përkrahjen e plotë të institucioneve pas 12 tetorit
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Sportistët tanë meritojnë mbështetje të vazhdueshme, kushte më të mira dhe mundësi që talenti i tyre të përfaqësojë me dinjitet Gjilanin dhe Kosovën kudo në botë dhe për këtë zotohemi që do ta kenë përkrahjen e plotë të institucioneve pas 12 tetorit. Kënaqësi të jem pranë sportistëve dhe trajnerëve të Klubit të Karates “Agim Ramadani”, një ndër klubet më të suksesshme dhe më të respektuara në qytetin tonë. Vullneti, përkushtimi dhe disiplina që pashë tek këta të rinj janë vlerat që duhet të na udhëheqin të gjithëve, jo…
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit PDK vazhdon prezantimin e programit të saj Po vazhdojmë fuqishëm në çdo takim të bashkëbisedojmë për ofertën tonë programore për secilën fushëveprim, e kështu edhe tek Ceni Company, së bashku me Albanin, prezantuam programin tonë #MaMirë! Faleminderit për mikpritjen!
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Liqeni i Livoqit, njëra nga bukuritë e mëdha të komunës sonë, gjithherë na ka bërë bashkë. Bashkë me kandidatët për Asamble, Bajram Isufi dhe Hekuran Rapuca, si dhe drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabanin, takuam Shoqatën e Peshkatarëve, me të cilët biseduam për rëndësinë e investimeve që komuna ka bërë këtu. Shtegu i ecjes, qasja më e lehtë drejt liqenit, pastrimi i zonës bashkë me aktivistë e qytetarë, e së shpejti edhe ndriçimi dhe kamerat, do ta transformojnë këtë zonë. Do të vazhdojmë ta ruajmë Liqenin e…
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Mikpritje e ngrohtë kudo – Po e ndajmë këtë rrugëtim drejt fitores më 12 Tetor Mbrëmë pata një ndejë shumë të bukur në odën e Halil Shalës në Ponesh të Vogël. Një pritje e ngrohtë, plot respekt e bashkëbisedim të sinqertë me banorët e këtij fshati punëtorë e mikpritës. Diskutuam shumë për të ardhmen e Gjilanit tonë, për punët që duhen bërë e për hapat që na presin drejt zhvillimit. Falënderim i veçantë për Halil Shalën dhe familjen e tij për mikpritjen e jashtezakonshme, si dhe për të…
Shpalosëm programin qeverisës, i njoftuam për mbështetjen e madhe që do ta kenë gratë edhe në mandatin e ardhshëm
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Shpalosëm programin qeverisës, i njoftuam për mbështetjen e madhe që do ta kenë gratë edhe në mandatin e ardhshëm Së bashku me Shpend Nuhiun, kandidatin tonë për Asamble, u takuam me familjare dhe mike të shumta, me të cilat biseduam për zhvillimin e qytetit dhe rolin e rëndësishëm të grave në këtë proces. Gjatë takimit, shpalosëm programin tonë qeverisës dhe i njoftuam për mbështetjen e madhe që do ta kenë gratë edhe në mandatin e ardhshëm. Për herë të parë pas luftës, gjatë qeverisjes sonë, shërbimi i…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, të enjten me datë 09.10.2025 ka ndaluar (1) person, për veprën penale ‘‘ Lendim i lehtë trupor ‘’ nga neni 185, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Aktakuzat e ngritura nga kjo Prokurori janë si në vijim: -Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli ”. -Një (1) aktakuzë kundër një…
Të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, që janë publikuar sot përmes raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije 70 raste aksidentesh në trafik. Njoftohet se nga numri i përgjithshëm i aksidente, 26 prej tyre janë me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale. Policia brenda të njëjtës ditë ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 607 gjoba trafiku. Ndërkaq në 24 orëshin e fundit policia ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 7 ka dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
NPL “Tregu”: Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit tonë të respektuar, Xhelil Shefkiu
Ndermarrja Publike Lokale Tregu – Gjilan Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit tonë të respektuar, Xhelil Shefkiu. Xhelili ishte një shembull i përkushtimit, ndershmërisë dhe punës së palodhur në shërbim të ndërmarrjes dhe komunitetit tonë. Kontributi i tij i çmuar do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar nga kolegët dhe gjithë stafi i NPL “Tregu” Sh.A Në emër të gjithë kolektivit të Ndërmarrjes Tregu, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shefkiu, miqtë dhe të afërmit. -Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Gjilani e konfirmoi fuqishëm fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje! Sonte njëzëri e konfirmuam dhe e shprehëm bindshëm se më 12 tetor shënojmë fitoren e jashtëzakonshme me të parën dhe pa balotazh. Në këtë tubim masiv e vulosëm drejtimin tonë për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të bashkuar se kurrë, e tubimi u bë edhe më madhështor me prezencën e Kryeministrit Albin Kurti, i cili bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje! prin drejt punëve të mira për Gjilanin tonë. Sot e themi qartë: Nuk ka më kthim prapa! Gjilani…

