Author: admin

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Do të jemi pranë çdo biznesi, për t’i mbështetur e për t’i fuqizuar, sidomos gratë ndërmarrëse Çfarë kënaqësie me e pa se si gratë ndërmarrëse janë përfaqësueset dhe ambasadoret më të mira të Gjilanit deri në Amerikën tejoqeanike. Bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Isa Musliji, vizituam një prej bizneseve të fuqishme të qytetit tonë “MINNA Fashion”. Pas këtij suksesi që ka bërë jehonë jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit, qëndron zonja Vjollca, një grua e jashtëzakonshme që prej shumë vitesh udhëheq me profesionalizëm dhe…

Read More

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Ju premtojmë se do të jemi pranë çdo biznesi në komunën tonë, duke ofruar mbështetje dhe krijuar mundësi për zhvillim dhe punësim Me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, Sami Ahmeti, Burim Elezi dhe Bedri Ajeti, patëm kënaqësinë të vizitojmë fabrikën për prodhimin e kubëzave të betonit “3EGroup”, të udhëhequr nga z. Rexhep Kadriu. Ishte një mundësi e shkëlqyer të shikonim nga afër punën, pasionin dhe profesionalizmin që qëndron pas çdo kubëze të prodhuar. Ky biznes përdor teknologjinë më moderne dhe prodhon kubëza me cilësi dhe qëndrueshmëri…

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë bizneset që sjellin inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm Vizitë inspiruese në fabrikën On Trade Fab, një prej bizneseve inovative që e kanë vendosur komunën tonë në hartën e prodhimit modern. Këtu bashkë me ekipin pamë nga afër procesin e prodhimit të zyrave dhe shtëpive modulare me panelet termoizoluese dhe konstruksionet metalike, që garantojnë cilësi dhe qëndrueshmëri sipas standardeve më të reja të ndërtimit. Krenar për ndërmarrësit tanë që me punë e vizion po kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Gjilanit,…

Read More

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Bashkë me kandidatët tanë për Asamblenë Komunale, Fatos Ramadani, Gresa Krasniqi Fazliu, Driton Nuhiu, patëm kënaqësinë dhe nderin të vizitojmë një nga bizneset që po i japin frymë zhvillimit të qytetit tonë, RC COLA. Kjo vizitë ishte dëshmi e qartë se Gjilani ka potencial të madh ekonomik dhe bizneset tona kanë nevojë për një komunë që i sheh si partnerë zhvillimi. Vizioni jonë është i qartë që ta vendosim ekonominë vendore në qendër të qeverisjes, duke u krijuar kushte më të mira sipërmarrësve dhe duke hapur më shumë…

Read More

Pas një karriere të gjatë në arsim, mësimdhënësi dhe drejtori i shkollës “Don Mikel Tarabulluzi”, në Stubëll, është pensionuar sot, duke lënë në arsim një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave të rinj. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka nderuar atë me mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit. “Franë Gjergji, ka dhënë një kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të shumta ndër vite. Ai ka qenë jo vetëm mësues i dijes, por edhe edukator i vlerave njerëzore dhe qytetare, dhe një drejtor i përkushtuar në punë. Ne…

Read More

Është arrestuar personi për vrasjen e rëndë në Viti që kishte ndodhur më 18 shtator të këtij viti, kanë njoftuar sot autoritetet policore. Siç merret vesh nga burimet zyrtare policore, arrestimi i tij është bërë gjatë ditës së djeshme. Me vendim të prokurorit personi i arrestuar është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Sot parashikohet mot i vranët dhe me reshje të dendura atmosferike. Fillimisht reshjet do të jenë në formë shiu, ndërsa në zonat malore në formë bore. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, reshjet gradualisht do të shndërrohen në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës, njofton MeteoKosova. Reshjet më intensive parashikohen në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, me përqendrim më të madh në zonat juglindore, lindore dhe verilindore. Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, mund të ketë vërshime lokale, ndërsa në zonat me reshje bore pritet të formohen shtresa bore. Era do…

Read More

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe organizatat partnere, nisin nga e premtja aktivitetet sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se “Tetori Rozë” dhe muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit na kujtojnë se çdo grua meriton kujdes dhe mbështetje. Kontrolli i rregullt mund të bëjë ndryshimin në jetë. “Tetori Rozë”, na kujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave. Gjatë dy viteve të fundit, mamografi falas ka ndihmuar gratë dhe vajzat e Gjilanit e Anamoravës të zbulojnë raste në kohë dhe të parandalojnë sëmundjet. Shëndeti…

Read More

Arrestimi i tyre është bërë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme, një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe një sasi rreth 1.1 gramë me substancë narkotike, bëri me dije sot policia. Njoftohet se me vendim të prokurorit persona e dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Gjilanit ka pranuar një autoambulancë të re me pajisje përcjellëse nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo autoambulancë do të jetë për kujdesin parësor shëndetësor, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Kjo u bë me anë të marrëveshje mbi dhurimin autoambulancës së re me pajisje përcjellëse  mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për shërbime shëndetësore. Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hekuran Rapuca, tregoi se pranoi autoambulancën e re nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të shërbejë për përmirësimin e shërbimeve emergjente dhe ofrimin e ndihmës më të shpejtë për qytetarët tanë. “Ky…

Read More