- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Policia e vendit ka shqiptuar 2 mijë e 156 gjoba trafiku për kundërvajtësit në trafik gjatë 24 orëve të fundit. Për të njejtën periudhë kohore janë raportuar 37 aksidente trafiku me dëme material dhe 21 aksidente trafiku me të lënduar. Ndërkaq, janë arrestuar 15 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe një person është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur ngritur 6 aktakuza ndaj 11 personave për vepra të ndryshme penale
Kjo Prokurori, ka ndaluar dy (2) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri për veprën penale “ Dhuna në familje ’’ nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës, dhe tjetri për veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 i Kodit Penal të Kosovës. Ndërkaq, ka ngritur gjashtë aktakuza, si në vijim: – Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, – Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës”, – Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosje”, – Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave…
Është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se përmes telefonit i kishte bërë presion një të miture. Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tij, të mërkurën e kësaj jave. Me vendim të prokurorit, i njejti është dërguar në mbajtje, derisa rasti është iniciuar si “ngacmim”./GJILANI INFO/
Botës letrare shqiptare i është shtuar një vepër e re që prek zemrat e lexuesve. Libri me tregime “Shtegu i Dashurisë”, nga autorja Sadbere Gagica, sapo ka dalë nga shtypi dhe tashmë është gati të takojë publikun e gjerë. Në këtë përmbledhje tregimesh, autorja eksploron ndjenjat më të thella njerëzore — dashurinë, humbjen, dhimbjen dhe shpresën — përmes personazheve që jetojnë midis kujtimeve dhe ëndrrave. “Shtegu i Dashurisë” është një udhëtim emocional që çon lexuesin në rrugët e shpirtit, aty ku dashuria shfaqet si forca që mban gjallë njeriun edhe përballë dhimbjes. Ky botim vjen , duke shënuar një …
Është mbajtur edicioni i 6 i festivalit “Teen Fest Kosova”, në Shkollën e Muzikës në Gjilan, organizuar nga NGO “Defko production” dhe mbështetur nga: Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtorati për Kulturë, Rini e Sport. Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i pranishëm në festival ishte edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport , Kushtrim Zeqiri. Alban Hyseni, tha se Teen Fest… në edicionin e tij të 6-të solli edhe këtë vit shumë energji, talent dhe atmosferë rinore në qytetin tonë. I pari i Gjilanit, theksoi se ky festival, i organizuar nga producenti Dëfrim Behluli, po bëhet një…
Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave-Gjilan, organizohen takimet e X-ta jubilare të enigmatëve të Kosovës – garat në sajimin dhe zgjidhjen e gjëzave
Nga: Zijadin Hasani Sipas njoftimit të paradokohshëm në FB nga ana e R. Hasanit, paralajmërohet se në kuadër të shënimit të 45-vjetorit të SHE “Ndre Mjeda” (1980- 2025), do të organizohen Garat apo Kampionati i Kosovës në zgjidhjen dhe sajimin e gjëzave. Pjesa e sajimit të gjëzave ( fjalëkryq dhe anagramë) do të bëhet me korrespondence ku garuesit kanë pë detyrë të sajojnë fjalëkryqin klasik me format 10/8 dhe është e obliguesshme që në diagramin e dhënë të shënohet emri i qytetit të gjëzave GJILAN. Detyrë tjetër është sajimi i ANAGRAMËS nga këto fjalë: DYZET E PESË VITE NË…
/Eco Higjiena/ Sot, si kolektiv, jemi pranë kolegut tonë që ka pësuar aksident gjatë punës. I urojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në mesin tonë. Përkundër situatës së rëndë, jemi me ty me mendje e me zemër. APEL PËR VOZITËSIT Njëkohësisht, Apelojmë tek të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar në rrugë! Punëtorët tanë punojnë shpesh në orët e hershme të mëngjesit, në errësirë dhe mjegull, ku dukshmëria është e kufizuar. Kamionët dhe pajisjet janë të pajisura me ndriçim dhe rotacion për sigurinë e të gjithëve por kjo nuk mjafton nëse mungon kujdesi nga…
Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Stadiumin e Qytetit, ku po investohen 12.8 milionë euro
Po vazhdojnë punimet në Stadiumin e Gjilanit, të cilat kanë nisur me 23 maj të këtij viti. E për të parë nga afër ecurinë e tyre për vizitë ishte kryetari i komunës, i cili edhe ka realizuar vetë disa fotografi, duke shkruar: Përshëndetje nga Stadiumi i Qytetit. Vlera e këtij projekti është afër 12.8 milionë euro, derisa stadiumi, do të ketë kapacitet prej 8750 ulëse, derisa punimet pritet të kryhen brenda dy vjetësh. /GJILANI INFO/
Raporti i performancës komunale për Komunën e Gjilanit, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pasqyron rezultatet e arritura të punës në disa fusha, si në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe mënyrën e qeverisjes duke u renditur e para në disa fusha dhe indikatorë. Raporti nga Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Performancës Komunale, përfshinë dokumentet referuese të të dhënave të raportuara. Në bazë të vlerësimit Komuna e Gjilanit, ka treguar performancë të kënaqshme në disa nga fushat kryesore. Duke nisur nga infrastruktura rrugore ku jemi renditur të parët me 100 pikë. Po ashtu edhe në fushën e hapësirave publike…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale
Aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë si në vijim: -Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ”. -Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. -Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. -Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave…

