- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Zotohemi që do të krijojmë kushte të favorshme bashkërisht për çdo biznes! Bashkë me kandidaten tonë për Asamble Komunale, Donita Hazirin, vizituam Fabrikën e Bicikletave “Pilot Bike”. Një prej bizneseve më të suksesshme të qytetit tonë, që me punë, përkushtim dhe inovacion po e bën emrin e Gjilanit të njihet në tregjet vendore e ndërkombëtare. Në Bresalc, pamë nga afër fabrikën e re, e cila shumë shpejt do të jetë në funksion, duke krijuar vende të reja pune dhe duke sjellë një standard të ri të prodhimit modern…
Përtej platformës politike e shpalosjes së saj, kudo e me këdo, diskutimet tona shtrihen edhe në rrafshin profesional
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Takimet tona janë të vazhdueshme. Diskutimet janë përmbajtësore. Besimi është i lartë. Pritshmëritë poashtu. Që të gjithë duan klimë më të mirë e më të favorshme biznesore e prodhuese. Përtej platformës politike e shpalosjes së saj, kudo e me këdo, diskutimet tona shtrihen edhe në rrafshin profesional të gjithësecilit prej nesh, i tillë ishte edhe sot në fabrikën lider të prodhimit të mobilieve e jo vetëm, ‘Palma’! Faleminderit për mikpritjen!
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Gjilani është shtëpi e hapur për të gjithë! Një ndejë fantastike me atmosferë miqësore pata me një grup motorristësh zviceranë që ndër vite vijnë për vizitë në qytetin tonë. Ishte kënaqësi t’i pres dhe t’iu tregoj për bukuritë e qytetit tonë dhe për energjinë që Gjilani e përcjell në çdo rrugë. Gjilani është shtëpi e hapur për të gjithë!
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Fryma që po vjen nga ju është fryma e fitores, e shpresës dhe e bashkimit Çfarë mbrëmje e paharrueshme në takimin me Qendrën, Ilirinë dhe Xhaminë e Vogël! Një grup njerëzish të jashtëzakonshëm, fytyra të buzëqeshura, duar të bashkuara dhe një zë i vetëm që koha për ndryshim ka ardhur përfundimisht. Ky qytet ka pritur gjatë, por, tashmë çdo lagje, çdo familje, çdo i ri e çdo e moshuar po e ndien se po afrohet një epokë e re për Gjilanin e ri. Një epokë pune, zhvillimi e…
Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme Mbrëmë pata kënaqësinë të jem në mesin e Forumit të Gruas, me gra të jashtëzakonshme që janë forca, zemra dhe fryma e çdo ndryshimi në qytetin e Gjilanit. Ishte një takim plot vullnet, sinqeritet dhe ide të qarta për të ardhmen e Gjilanit. Gratë tona janë udhëheqëset e qytetit tonë. Me vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë, ato po dëshmojnë se zhvillimi i qytetit fillon me përfshirjen…
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Gratë e burrat, të rinjët e të moshuarit, vajzat e djemtë, të gjithë pa dallim janë kuriozë që nga afër ta dëgjojnë planin tonë MaMirë! për Gjilanin. Së bashku me znj. Malikie diskutuam për zgjidhjet tona që i kemi për problemet e shumta që kanë kapluar qytetarët në përgjithësi. Prandaj shpresa është e madhe, energjia gjithashtu e gjithçka që na duhet je TI, vota jote, besimi yt! Faleminderit!
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Hyseni: Takim me arkitektë, inxhinierë e gjeodetë të qytetit Pata kënaqësinë të takohem me arkitektët, inxhinierët dhe gjeodetët e qytetit tonë, profesionistë të përkushtuar që me punën, vizionin dhe kreativitetin e tyre po e ndërtojnë pamjen e bukur të Gjilanit. Në Ditën e Arkitektëve, që shënohet të hënën e parë të muajit tetor, shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e tyre në zhvillimin urban, infrastrukturor dhe estetik të Gjilanit. Bashkë po ndërtojmë një Gjilan të ri, me plan, me standarde dhe me respekt për natyrën e…
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Në vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme, pensionistët do të kenë vend të veçantë Së bashku me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Sami Ahmetin, kaluam momente krenarie dhe shumë të ngrohta në një takim me përplot emocione me pensionistët e Gjilanit, njerëzit që me vite të tëra pune, sakrifice dhe përkushtimi kanë ndërtuar themelet e këtij qyteti të bekuar. I dëgjuam me vëmendje shqetësimet e tyre, nevojat dhe kërkesat e drejta për një jetë më dinjitoze. Ata kërkojnë kujdes dhe një trajtim më të mirë nga institucionet lokale…
Kryetari Hyseni: Aneksi i ri të objektit, do të mundësojë kushte më të mira për zjarrfikësit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, takuan ekipin e zjarrfikësve të Gjilanit. “Bashkë biseduam për projektet e realizuara: nga shkallët hidraulike, veturat e reja, sistemi i ngrohjes e deri te sistemi i avancuar i komunikimit, si dhe investime të tjera që kanë përmirësuar dukshëm kushtet e punës”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se diskutuan edhe për sfidat e mbetura dhe për finalizimin e aneksit të ri të objektit, që do të mundësojë kushte edhe më të mira për ekipin tonë të zjarrfikësve./GJILANI INFO/
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Në mandatin tonë do të mundësojmë rritjen e koeficientit ndërtimor deri në minimumin 5.0. Kjo do të krijojë kushte më të favorshme për qytetarët, më shumë hapësira banimi, rritje të vlerës së pronës dhe zhvillim të qëndrueshëm të qytetit tonë.

