- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Janë hapur veprimtaritë letrare të edicionit të 16 të manifestimit tradicional kulturor, i njohur tashmë si “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që realizohet nga Asociacioni alternative i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe Biblioteka e qytetit, “Fan S. Noli”. Gjatë këtyre javëve të manifestimit letrar do ketë një laramani mjaft të pasur të veprimtarive letrare që do të zhvillohen të shtunave. Në hapje të manifestimit u prezantuan veprat e reja poetike të vitit 2025 të krijuesve nga Anamorava. Po ashtu u bë paraqitja e veprave të reja në prozë dhe kritikë letrare gjatë vitit…
Statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit nga Policia e vendit tonë, bëjnë me dije 62 aksidente trafiku, 22 raste me të lënduar dhe 36 me dëme materiale. Ndërkaq, për të njëjtën periudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 209 gjobitje, 17 arrestime dhe 12 paraburgosje./GJILANI INFO/
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe në intervale të shkurta me diell. Në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-36 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton GJILANI INFO. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.
Mbahet punëtoria “Format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”
Komuna e Kamenicës, përmes Zyrës për Barazi Gjinore dhe në bashkëpunim me Koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, ka organizuar një punëtori ndërgjegjësuese me temën: “Format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore, me mbështetjen e projektit “Gender Equality Facility”, i financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UN Women, dhe mbajtur në hapësirat e Cacttus Education. Punëtoria është udhëhequr nga trajnerja e UN Women, Mirjeta Nagavci, e cila përmes diskutimeve, ushtrimeve praktike dhe reflektimeve, ka trajtuar format…
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses projekti i tezgave për tregjet mobile. Ajo ka thënë se tezgat tashmë janë dorëzuar në komunë dhe do të jenë në shërbim të shitësve ambulantë dhe bujqve lokalë, duke u mundësuar atyre të shesin prodhimet vendore në mënyrë të organizuar dhe dinjitoze. “Ky projekt synon mbështetjen e ekonomisë lokale dhe promovimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte më të mira për shitjen e produkteve bujqësore”, ka thënë ajo. Ndër të tjera ju njoftojmë se Drejtoria do të kujdeset…
Panairi Studentor 2025 u mbajt në Prishtinë, duke sjellë bashkë studentë, universitete dhe përfaqësues të sektorit privat në një ngjarje që promovoi inovacionin, kreativitetin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Ngjarja u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me universitetet e vendit dhe Komunën e Prishtinës, me qëllim krijimin e një platforme ku studentët patën mundësinë të prezantojnë projektet, idetë dhe arritjet e tyre akademike përpara përfaqësuesve të bizneseve dhe institucioneve. Në këtë panair morën pjesë edhe stafi dhe studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilët u dalluan me prezantimin e projekteve të tyre inovative, që reflektojnë kreativitetin, aftësitë teknologjike…
MKRS: Punimet restauruese në ish objektin e Teknikës Popullore në Gjilan janë drejt përfundimit
Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), punimet restauruese në ish objektin e Teknikës Popullore në Gjilan janë drejt përfundimit. “Ky monument me vlera historike, arsimore e kulturore, i ndërtuar rreth viteve 1934–1935, ka qenë ndërtesë e institucioneve shtetërore dhe hapësirë e aktiviteteve kulturore të qytetit, ku në vitin 1971 nisi transmetimin edhe Radio Gjilani”, thuhet në njofitmi ne MKRS-së./GJILANI INFO/
Po vazhdojnë punimet për rregullimin e rrugëve dhe infrastrukturës përcjellëse në qytet. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punët të cilat po zhvillohen në lagjen “Dheu i Bardhë”, ku po asfaltohen disa rrugë. “Pas zgjedhjeve, vazhdojmë direkt në terren për të parë punimet në lagjen “Dheu i Bardhë”. Këtu ka filluar asfaltimi i rrugës “Vëllezërit Frashëri” dhe “Fatmir Ibishi””, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se projektet, po vazhdojnë të bëhen realitet në çdo lagje dhe fshat të komunës tonë./ GJILANI INFO/
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 17 gradë Celsius.“Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -2 – 0°C. Temperaturat maksimale: 14-17. Era: Kryesisht nga jugperëndimi e lehte deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.Ndryshe, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë një jave në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë (1277) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptimin e masës së ndalit të drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e pesë (25) ngasës. “Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë…

