Author: admin

Të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, që janë publikuar sot përmes raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije 70 raste aksidentesh në trafik. Njoftohet se nga numri i përgjithshëm i aksidente, 26 prej tyre janë me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale. Policia brenda të njëjtës ditë ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 607 gjoba trafiku. Ndërkaq në 24 orëshin e fundit policia ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 7 ka dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Ndermarrja Publike Lokale Tregu – Gjilan Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit tonë të respektuar, Xhelil Shefkiu. Xhelili ishte një shembull i përkushtimit, ndershmërisë dhe punës së palodhur në shërbim të ndërmarrjes dhe komunitetit tonë. Kontributi i tij i çmuar do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar nga kolegët dhe gjithë stafi i NPL “Tregu” Sh.A Në emër të gjithë kolektivit të Ndërmarrjes Tregu, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shefkiu, miqtë dhe të afërmit. -Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Gjilani e konfirmoi fuqishëm fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje! Sonte njëzëri e konfirmuam dhe e shprehëm bindshëm se më 12 tetor shënojmë fitoren e jashtëzakonshme me të parën dhe pa balotazh. Në këtë tubim masiv e vulosëm drejtimin tonë për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të bashkuar se kurrë, e tubimi u bë edhe më madhështor me prezencën e Kryeministrit Albin Kurti, i cili bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje! prin drejt punëve të mira për Gjilanin tonë. Sot e themi qartë: Nuk ka më kthim prapa! Gjilani…

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Mobilizimi dhe entuziazmi i fitores sonë pa balotazh po ndjehet në çdo cep të qytetit dhe fshatrave të Gjilanit! Energjia, shpresa dhe besimi i qytetarëve tanë janë dëshmia më e bukur e punës së përbashkët që kemi bërë gjatë këtyre viteve. Faleminderit secilit prej jush për përkrahjen, për fjalën e mirë, për përkushtimin e sinqertë dhe për besimin që po e shndërron këtë fushatë në një festë qytetare, sepse Gjilani nuk kthehet prapa!

Read More

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Gjilani ka forcën e zhvillimit brenda vetes Bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Ramadan Ismajli, patëm kënaqësinë të vizitojmë Kompaninë “Beton”, një ndërmarrje e suksesshme gjilanase që prej vitesh merret me prodhimin e gypave të mëdhenj të betonit, vazove dekorative dhe shumë produkteve ndërtimore të betonit. Përgjatë kësaj vizite folëm për zhvillimin e sektorit prodhues, sfidat e bizneseve gjilanase dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale për ndërmarrjet që krijojnë punësim e zhvillim në qytet. E ritheksoj se në planin tonë qeverisës, prodhuesit vendor do të kenë përparësi përmes…

Read More

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Në qeverisjen tonë do të jemi krah bizneseve që krijojnë vende të reja pune Çfarë kënaqësie me qenë pranë bizneseve tona. Vizituam biznesin gjilanas “DITA GSH”, një ndërmarrje që është ndërtuar me shumë mund, përkushtim dhe vizion të qartë për zhvillim. Ky biznes është një nga modelet tipike më të mira të punës së ndershme dhe të suksesshme që po zhvillohet në qytetin tonë, duke dëshmuar se Gjilani i ri ka potencial të madh për prodhim dhe inovacion. Pata rastin të bisedoj me pronarin, z. Tefik Ibrahimi, të…

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Mikpritje dhe përkrahje po gjejmë në çdo shtëpi Bashkë me kandidatin për Asamble, Shefket Kqiku, ishim mysafirë në konakun e familjes Ibishi në qytetin tonë. Mikpritja dhe përkrahja që po e gjejmë në çdo shtëpi, pas katër viteve qeverisje, na jep forcë dhe energji për të vazhduar përpara drejt mandatit të dytë qeverisës. Faleminderit nga zemra familjes Ibishi për pritjen e ngrohtë dhe fjalët e mira!

Read More

Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Programi ynë MaMirë! do të vihet në funksion të plotë të ngritjes së mirëqenies së përgjithshme! Së bashku me Besianën, na mirëpriti sot kompania prodhuese e roletave Alb Tech, tek e cila pamë elegancë e mbi të gjitha kualitet e seriozitet në punë. Bizneset tona përherë na fascionojnë me përkushtimin e tyre ndaj punës, anipse vështirësitë e kësaj fushe janë evidente në këtë klimë ekonomike të vështirësuar për të gjithë. Edhe këtu u zotuam që programi ynë MaMirë! do të vihet në funksion të plotë të ngritjes së…

Read More

Ai zotohet per 14 prioritete. Postimi i plotë i tij Të dashur qytetarë, Këto janë 14 prioritetet e mia për mandatin 4-vjeçar në Asamblenë Komunale në Gjilan. Transparencë dhe llogaridhënie në çdo vendimmarrje. Infrastrukturë dhe shërbime publike më të mira – ujë i pijshëm, rrugë të rregulluara, trajtim i ujërave të zeza. Mbështetje për të rinjtë, sportin dhe gratë; avancim në arsim e shëndetësi; përfshirje dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara. Shqyrtimi dhe ndryshimi i rregullores për subvencionet e bujqve dhe fermerëve. Hapja e një qendre ditore për personat me aftësi të kufizuara. Mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit…

Read More

Në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, prej tyre: 1 me fatalitet, 8 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale. Sipas statistikave të  policisë, gjatë të njejtës periudhë janë shqiptuar mbi 2 mijë e 629 mijë gjoba trafiku. Ndërkaq në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 15 persona  si dhe 8 të tjer janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More