- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
Në kuadër të projektit ndërkombëtar CoVE STEM Europe, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 23.10.2025, u mbajt konferenca me temë: “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”, e cila bashkoi përfaqësues të institucioneve akademike, sektorit privat dhe organizatave partnere të projektit. Në panel morën pjesë: Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Koordinator i Projektit CoVE STEM Europe; Ismajl Baftjari nga kompania INSI; dhe Gëzim Selimi nga Grande Calabria. Në fjalën e tij hyrëse, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi prezantoi të dhëna mbi zhvillimet ndërkombëtare në fushat STEM dhe mbi sfidat me të…
Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
Pas arritjes së sigurimit edhe një pike të vlefshme të kampionit të Kosovës në futboll, Klubit të Futbollit “Drita”, në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Kryetari Hyseni e shikoi ndeshjen nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe shkroi: “Në përkrahje të djemve bardhë e kaltër. Forca Drita”. FC Drita, kampionia e Kosovës në futboll, ka përfunduar të enjten mbrëma ndeshjen kundër skuadrës Omonia Nicosia nga Qipro 1:1. Djemtë bardhë e kaltër shënuan golin në minutën e 12-të, kur Arb Manaj shënoi me kokë pas një harkimi…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, dy prej tyre, për veprën penale ‘’ Rrëmbimi ’’ nga neni 191 i Kodit Penal të Kosovës, dhe njëri për veprën penale Dhënia e ndihmës kryersit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i Kodit Penal të Kosovës. Ndërkaq, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale: Aktakuzat e ngritura janë si në vijim: -Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”. -Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Ndërtimi…
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 394 aksidente trafiku nga policia e vendit për kundërvajtësit në trafik. Mandej, janë raportuar 16 aksidente trafiku me dëme materiale si dhe 34 aksidente trafiku me të lënduar. Ndërkaq, janë arrestuar 21 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe dy person është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në një veprën penale -“Rrëmbimi”. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 7 tetor të këtij viti në Gjilan. Organet e rendit kanë iniciuar rastin si rrëmbim/dhënje e ndihmës atyre që po dyshohen se kanë kryer veprat penale./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
Punimet për ndërtimin e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan po vazhdojnë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka realizuar një vizitë për të shikuar ecjen e punimeve. Ai ke realizuar vetë edhe disa fotografi, duke shkruar: Mirëmëngjesi nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë. Me 1 korrik të këtij viti është vënë gurthemeli i saj në oborrin e Spitalit Rajonal në Gjilan. Vlera e investime është 3.3 milionë euro. Derisa pas ndërtimit, nxënësit do të kenë një objekt të ri dhe modern, i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimi./GJILANI INFO/
Është pensionuar Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi”, Gjilan. Njoftimin e ka dhënë sot shkolla. Në njofitmin e plotë, thuhet: Një jetë në shërbim të dijes dhe përkushtimit pedagogjik Sot shkolla jonë me mirënjohje e respekt të veçantë nderon pedagogen znj. Drita Kallaba, e cila pas një karriere të gjatë, të ndritur e të përkushtuar në arsim, po përmbyll me dinjitet rrugëtimin e saj profesional, duke filluar një kapitull të ri në jetën e saj – pensionimin e merituar. Znj. Kallaba gjatë gjithë viteve të punës së saj ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë ndaj punës…
Përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” nga Gjilani kanë marrë pjesë në sesion informues për projektin DELTA
Përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan morën pjesë në një sesion informues të organizuar nga Kolegji Ndërkombëtar Universum, në kuadër të projektit DELTA – Avancimi i Aftësive për të Dhëna dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor. Ky aktivitet mblodhi së bashku partnerë, profesorë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, për të diskutuar rëndësinë e aftësive për të dhëna (data literacy) dhe për të eksploruar mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat e arsimit, kërkimit dhe inovacionit në Kosovë. Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, morën pjesë, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, Petrit…
Prokuroria Themelore në Gjilan mban takim në kuadër të Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit me njerëz
Prokuroria Themelore në Gjilan, në kuadër të Strategjisë Kombëtare kundër trafikimit me njerëz në Kosovë 2022-2026, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim me akterët të cilët merren me rastet kundër trafikimit me njerëz. Në këtë takim të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, pjesëmarrësit u pritën nga Prokurorja koordinatore për veprat penale kundër trafikimit me njerëz, znj. Leonora Kadriu e cila i falënderoj pjesëmarrësit dhe bëri një elaborim të takimit lidhur me rastet dhe trajtimin e tyre nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Pjesëmarrës gjatë këtij takimi kanë qenë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Zyra për Mbrojtje dhe…
Kryetari Hyseni shikon nga afër punimet në objektin për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore
Kryetari Hyseni ka thënë se punimet për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore në Gjilan, po vazhdojnë. Ai ka dalë për të parë nga afër ecurinë e punëve aty, ashtu siç edhe kishte vizituar dhe shikuar edhe disa projekte tjera, ditë më parë. Sipas tij, punimet e kësaj qendre kanë nisur me 4 tetor të vitit të kaluar dhe vlera e investimeve është 2.5 milionë euro. “Këtu do të ofrohen shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do…

