- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 6 personave për vepra penale të ndryshme
Aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda 24 orëve të fundit, janë si në vijim: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Rrezikimi i trafikut publik’’ Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Kanosja ’’ Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’ Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’ Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’./Gjilani INFO/
Sektori i bujqësisë ka shënuar rezultate të mira, kjo edhe falë mbështetjes nga Komuna e Gjilanit. Edhe në të ardhmen kjo fushë mbetet njëri ndër prioritetet e komunës, ku subvencionet do të rriten edhe më tej. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se bujqësia do të jetë prioriteti ynë kyç edhe në mandatin e ardhshëm. Sipas tij agroparku është një prej zotimeve kryesore. I pari i Gjilanit, shtoi se do të ketë formë të re të aplikimit bujqësor për fermerët dhe bujqit. “Do të vazhdojmë me subvencione për kultura bujqësore. Do të mbështesim edhe produkte të reja bujqësore…
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 613 aksidente trafiku nga policia e vendit për kundërvajtësit në trafik. Janë raportuar 65 aksidente trafiku, prej tyre 22 me të lënduar dhe 43 me dëme material. Ndërkaq, janë arrestuar 24 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/
Kanë përfunduar punimet për rregullimin e rrugëve dhe infrastrukturës përcjellëse në lagjen “Dheu i Bardhë”. Është asfaltuar edhe segmenti i fundit i rrugës kryesore të kësaj lagjeje. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër punët të cilat po zhvillohen në rrugën kryesore të lagjes “Dheu i Bardhë”, përkatësisht në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. “Është përmbyllur segmenti i fundit i rrugës kryesore në lagjen e “Dheut të Bardh”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni./Gjilani INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’. Pos kësaj është bërë edhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale ‘’Asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ Ndërkaq e njejta Prokurori ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjet (13) personave për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura për vepra të ndryshme penale, janë si në…
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në shkolla, Njësia Sektoriale dhe Njësia e Policisë në Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan, kanë zhvilluar ligjëratë ndërgjegjësuese me nxënës të klasave të IV-ta dhe X-ta, të shkollave ‘’Zenel Hajdini’’ dhe ‘’Thimi Mitko’’ në qytetin e Gjilanit. Temat që janë ligjëruar në këtë rast kanë qenë: “Parandalimi i dukurive negative në shkolla”, “Delikuenca e të miturve”, “Pasojat dhe rreziku nga mbajtja e armëve të ftohta”, si dhe “Krimet kibernetike”. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia e rolit që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe nxënësit në identifikimin, parandalimin…
Në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Komunën e Gjilanit, janë bërë përmirësime dhe investime të shumta dhe të cilat janë të dobishme për jetën e qytetarëve. Ky sektor vazhdon të mbetet prioritet, ku parashihet të realizohen projekte për të mirën e qytetarëve. Kryetari i Komunës s֝ë Gjilanit, Alban Hyseni, tha se shëndetësia dhe mirëqenia sociale, do të vazhdojnë të jenë prioriteti kryesor. “Projekti më i madh, banimi i përballueshëm social, do të jetë strehë për shumë familje”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit, më tej tregon se do ta përfundojnë objektin e Qendrës së Qëndrimit Ditor për të…
Pajisen me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të vijeshmërisë të gjitha shkollat e Kamenicës
Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se ka përfunduar projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në shkollat e Komunës së Kamenicës si dhe sistemi për evidentimin e vijueshmërisë së nxënësve dhe mësimdhënësve. Institucionet shkollore që së fundmi janë pajisur me kamera sigurie janë: Qendra e Karrierës në Kamenicë, SHFMU “Xhelal Sopi” në Petrit, e SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë. Vlera e investimit në këto shkolla për kamerat e sigurisë arrin vlerën e 2,564 eurosh. Kurse shkollat që janë pajisur me sistem vijueshmërie janë: SHFMU “Asllan Thaqi” në Karaçevë të Poshtme, SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë, SHFMU…
Sot parashikohet të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 9-25 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Gjilani INFO. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C./Gjilani INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj, menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe çertifikimit të rezultateve, kanë filluar angazhimet e para me një takim pune të përbashkët me drejtorët komunal, menaxherët e kontratave, Zyrën e Prokurimit si dhe Drejtorinë për Buxhet dhe Financa. Ky takim kishte për qëllim progresin e deritanishëm të punëve që janë duke u zhvilluar në kuadër të kontratave aktive të Komunës, të cilat përfshijnë projekte të rëndësishme në fushën e investimeve kapitale, por edhe në atë të furnizimit me mallra dhe ofrimit të shërbimeve. Gjatë diskutimeve,…

