Author: admin

Në qeverisjen tonë të ardhshme asnjë fshat nuk do të mbetet anash Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Mbrëmje mbresëlënëse në fshatin Haxhaj, Çfarë ndjenje dhe çfarë kënaqësie të takohem me disa prej banorëve të fshatit Haxhaj, njerëz të ndershëm, punëtorë dhe me shpirt të madh, që e duan vendin dhe jetojnë çdo ditë me shpresën për një Gjilan të ri më të zhvilluar. Mbrëmjen e kaluar pata takim të sinqertë e miqësor, dëgjova nga afër sfidat e tyre, nevojat që i prekin përditë, por edhe shumë ide të vlefshme për përmirësimin e jetesës në…

Read More

Sot, nuk po kërkoj një detyrë të re, por kërkoj besimin tuaj për të udhëhequr me dinjitet dhe përkushtim /Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/ Të dashur qytetarë të Gjilanit, Me përulësi dhe përgjegjësi, ju drejtohem si kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilanit, i vetëdijshëm për sfidat e mëdha, e pritjet e juaja. Unë nuk i jam imponuar politikës, por për vite me radhë jam munduar të ndërtoj një profil të qëndrueshëm e profesional në shërbim të interesit publik. Kam pasur nderin të jem në shërbimin tuaj si drejtor komunal, këshilltar i Kuvendit Komunal,…

Read More

Përkrahje të plotë në çdo aspekt, në infrastrukturë, në përkrahje institucionale… Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit U ndjeva jashtëzakonisht mirë në mesin e familjes bardhë e kaltër të FC DRITA, klub që është zemra dhe krenaria e çdo gjilanasi, brenda dhe jashtë vendit! I falënderoj me gjithë zemër Flamur Bunjakun, Valon Murselin dhe Feti Murselin për mikpritjen, për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe për punën që po e bëjnë me zemër për këtë klub legjendar. Faleminderit edhe lojtarëve tanë të mrekullueshëm, që me pasion, guxim e djersë po e bëjnë DRITËN dhe Gjilanin krenar…

Read More

Bashkë ecim dhe fitojmë, sepse Gjilani nuk kthehet prapa! Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Mbrëmë vizituam odën e Lutfi Maliqit nga lagjja Dheu i Bardhë! Faleminderit për mikpritjen, bisedën e këndshme dhe atmosferën e mrekullueshme që krijuat. Në takim morën pjesë kandidati ynë për Asamble, Astrit Sherifi, si dhe deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Mavriqi. Bashkë ecim dhe fitojmë, sepse Gjilani nuk kthehet prapa!

Read More

Riad Rashiti shpalos programin para të rinjve Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit  thotë se  programi i PDK-së po merr mbështetje kudo edhe nga të rinjtë. Entuziazmi i të rinjëve është energjia për ndryshim. Sepse me ta dhe për ta do ta bëjme Gjilanin MaMirë!

Read More

Pres të jem zgjedhja juaj e besuar, të vazhdojmë rrugëtimin bashkë si edhe deri më tani Bujar Nevzati kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit Miq, qytetarë të Gjilanit, anëtarë të PDK-së! Falënderim e mirënjohje që si gjithmonë edhe këto ditë ju hapët zemrat e shprehët besimin tuaj për mua në gjithë këto vite që rrugëtuam bashkë. Mirënjohës e falënderues përjetësisht që ju ende, me plot besim, qëndroni me mua në përballjet me sfidat e reja e të vjetra. I lumtur që kudo gjeta mbështetjen tuaj përsëri, gjeta po atë raport që kemi krijuar kaherë. Sigurisht krenar se…

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Bashkë me Ilirianën në Asamble, do të sigurohemi që çdo projekt të përfundojë në kohë dhe ashtu siç duhet Kisha kënaqësinë të takoj miqtë dhe familjarët e kandidates për Asamble, Iliriana Uruqi. Biseduam për punët e mira të realizuara gjatë mandatit të parë dhe për projektet e mëdha që na presin në mandatin e dytë. Bashkë me Ilirianën në Asamble, do të sigurohemi që çdo projekt të përfundojë në kohë dhe ashtu siç duhet, me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Read More

Duke iu referuar këtij rasti policia thotë se personi i dyshuar për rrëmbim me dy persona tjerë e kishte marrë viktimën,  dhe e kishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht riga. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-54 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 19°C.

Read More

Policia është duke e hetuar rastin e një personi të vdekur në Gjilan, pas gjetjës së trupit të tij, pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton policia. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet për rastin./GJILANI INFO/

Read More