- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Gjatë qëndrimit në Beograd, në kuadër të vizitave për zgjerim të bashkëpunimeve, Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi dhe Kryetari i Kuvendit Sami Salihu, realizuan takim të dobishëm me përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW. Takimi u realizua me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e kapaciteteve për trajtimin e problemeve në sferën e ekonomisë. Drejtuesit e Bankës KfW me ekipin e saj, u zotuan se janë të përkushtuar për të siguruar vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta në proces si dhe arritjen e objektivave të përcaktuara bashkarisht.
Albinfo.ch sjell edhe një tregim suksesi të shqiptarit nga Kosova në Suedi Shumë shqiptarë të Kosovës po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune. Suedia pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe. Arritjeve të shqiptarëve në këtë shtet pa dyshim i shtohet edhe Ndriqim Gojani, që tashmë udhëheq dizajnin e makinave në fabrikën “Volvo”, shkruan albinfo.ch. Pasioni për zgjidhjen e problemeve, zhvillimin e produktit, industrinë e automobilave dhe shpikjet e vazhdueshme…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Agim Salihu, udhëheqës i objektivit 2 dhe 3 të projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës, të USAID-it amerikan. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti u njoftua rreth pikëpamjeve që parasheh ky projekt, ku sipas z.Salihu, do të ketë 8 komuna partnere, të cilat do të marrin asistencë direkt, si dhe 8 komuna të dyta të cilat do të mund të jenë potenciale për komuna në fokus në vitin 4 dhe 5 të projektit. Në këtë takim janë shpalosur edhe programi dhe objektivat e projektit për periudhën e ardhshme…
Suspendohen dy zyrtarë policorë, njëri prej tyre me gradën major – keqpërdorën pozitën zyrtare
Inspektorati Policor i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare. “IPK respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes rrugëve operative janë informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës”, thuhet në njoftim. Mbi bazën…
Dhunoi një të mitur në Kllokot e cila pastaj lindi edhe foshnjën – arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Kllokot, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur. E njëjta kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën që dyshohet se ka ardhur një jetë si pasojë e veprës së lartcekur. “Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës kosovare. Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martesor”, thuhet në raportin e policisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar…
Sot u mbajt Kuvendi i XIII-të Zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, kuvend që me mirënjohje e mirëbesim ia vazhdoi edhe një mandat kryetares së Forumit të Gruas, znj. Valentina Bunjaku-Rexhepi. Nikoqirja e këtij tubimi, znj.Bunjaku-Rexhepi, falenderoi nga zemra për besimin delegatet dhe aktivistet e këtij forumi, duke shprehur mirënjohjen e saj të thellë për kontributin e të gjitha zonjave e zonjushave që nga fillimet e Forumit të Gruas e deri në ditët e sotme. “Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë”- tha Bunjaku- Rexhepi para të pranishmeve. Natyrisht, ky kuvend nuk kaloi pa u përshendetur…
Një kontingjent i FSK-së është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook: Niset kontingjenti i FSK-së për pjesëmarrje në Stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në Bazën e ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë. Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane. Ushtrim është i dizajnuar të simuloj skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë…
Në konferencën e 36-të para ndeshjes FC Drita – KF Ulpiana, klubi bardhë e kaltër u paraqit me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu dhe futbollistin, Leotrim Rexhepi, të cilët folën për përgatitjet e ndeshjes së fundit kampionale. Trajneri Nuhiu theksoi se sa motivuese është fitorja në ndeshjen para finales së Kupës, për të cilën skuadra është përgatitur dhe e synon atë. “Është e rëndësishme të fitojmë nesër, sepse çdo fitore rrit besimin te skuadra. I gjithë fokusi është te ndeshja finale e Kupës, prandaj do të ishte e bukur ta presim finale me fitore. Kemi pasur javën e plotë për t’u…
NGA: K.G. Vashat e Kosovës, që shtangu botën, boksierja Donjeta Sadiku (-60 kg), nesër vjen në Prishtinë! Krenaria e Kosovës, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Stamboll. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmon kohën e ardhjes së saj. “Donjeta Sadiku ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë. Me këtë rast ju informoj se Donjeta Sadiku do të aterojë në aeroportin e Prishtinës, nesër me 21 maj në orën 23.55, Federata e Boksit e Kosovës ju…
NGA: SEVDAIL HYSENI Presheva, një krahinë shqiptare, gjithmonë, është përmendur për bujari, fisnikëri, atdhedashuri, bamirësi, mikpritje. Kjo “shtyllë e fortë Kosove” historikisht e politikisht, asnjëherë, e në asnjë periudhë kohore, nuk pushoi së vepruari për të mirën e vëllezërve matanë kufirit, të ndarë padrejtësisht nga trungu iliro-dardan. Dy bashkautorët e librit monografik “Kronikë e një kohe (1989-1999) Lugina, gjithçka, për Kosovën, njëri gazetar i mirënjohur Hasan Emërllahu dhe tjetri një atdhetar e humanist i devotshëm Sadik Sadiku, arritën që para lexuesve të paraqiten me një vepër të karakterit më shumë se humanitar, një histori dekade, kushtuar ndihmave për Kosovën, të…

