Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Haliti uron maturantët vitias për testin e maturës

June 21, 2025

Hetohet rasti i zhdukjes së një femre në Gjilan

June 21, 2025

Paraburgoset një person në Gjilan për shkarkime e shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

June 21, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Haliti uron maturantët vitias për testin e maturës
  • Hetohet rasti i zhdukjes së një femre në Gjilan
  • Paraburgoset një person në Gjilan për shkarkime e shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve
  • Komuna e Gjilanit, fillon me inseminimin artificial dhe vaksinimin e kafshëve
  • Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin Shtëpia-Bazë e UÇK-së
  • Arrestohet për abuzim seksual një person në Artanë
  • Është gjetur pa shenja jete trupi i një personi në Kllokot
  • Kryetari Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për qytetin tonë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Botërore»E quajtën veten “mish për top”, tani ushtarët rusë tregojnë se si po u kërkohet të paguajnë për armët dhe pajisjet që humbën në Ukrainë
Botërore

E quajtën veten “mish për top”, tani ushtarët rusë tregojnë se si po u kërkohet të paguajnë për armët dhe pajisjet që humbën në Ukrainë

adminBy adminMay 30, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Se ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë, shumë prej tyre, ndihen të “mashtruar”, kjo më nuk është lajm.

Madje, siç ishte supozuar më herët, disa kanë menduar edhe të plagosin veten në mënyrë që të largohen nga konflikti.

Kjo gjë ishte pretenduar pasi në pah kishin dalë disa telefonata ku ushtarët rusë dyshohet se e kanë quajtur veten “mish për top”.

Por kjo nuk është e vetmja gjë që flet për trajtimin e keq që u bëhet atyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe kjo nuk ndodh vetëm në luftën në Ukrainë.

Që nga luftërat e Rusisë në Çeçeni, vendi dyshohet se ka tentuar të përfitojë nga ushtarët e vet edhe para, sipas një aktiviste ruse e të drejtave të njeriut.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Valentina Melnikova, sekretarja ekzekutive e Unionit të Komiteteve të Nënave të Ushtarëve të Rusisë, i tha faqes së pavarur të lajmeve Meduza në një intervistë se organizata e saj ka marrë ankesa nga ushtarët rusë të cilët kanë thënë se u kërkohet të paguajnë për armët dhe pajisjet e tjera që humbën në beteja.

Bëhet fjalë për aktivisten nga Unioni i Komiteteve të Nënave të Ushtarëve të Rusisë që “mbron të drejtat e ushtarëve”.

Kështu, siç vlerëson mediumi në fjalë, përpjekjet e supozuara të ushtrisë për të marrë para nga ushtarët e saj nënvizojnë indikacione më të mëdha të moralit të ulët dhe trajtimit të dobët të ushtarëve rusë.
Dhe ky fenomen mund të shkaktojë probleme shtesë për një ushtri që thuhet se po përballet gjithashtu me një rebelim.

Melnikova përmendi një ankesë që erdhi pasi disa ushtarë shpëtuan nga robëria, u mbështetën në perimet nga kopshtet për të mbijetuar dhe më pas iu kërkua të paguanin për armët që humbën kur u kthyen përfundimisht në njësinë e tyre.

“Ka pasur një rast tjetër që ka ndodhur kur ushtarët ishin duke bërë stërvitje para luftës”, citohet të ketë thënë Melnikova.

Sipas saj, disa prej tyre kthyen municionet e tyre dhe refuzuan të shkonin në front, dhe eprori i tyre kërkoi që të paguanin për municionin .

“Ku e keni parzmoren? E keni dorëzuar apo jo? Duhet të paguani për të”, citohet tu jetë thënë atyre.

Ajo shtoi se organizata e saj është përballur me këto çështje që nga luftërat në Çeçeni. Lufta e Parë Çeçene u zhvillua nga 1994 deri në 1996, dhe Lufta e Dytë Çeçene ishte nga 1999 deri në 2009.

“Në Luftën e Dytë të Çeçenisë, një djalë u kthye në shtëpi nga lufta dhe njësia e tij i paraqiti atij numrin e armëve që ai supozohej se kishte humbur – më shumë armë sesa mund të vendosen në një kamion”, ka treguar Melnikova.

Ndryshe, Rusia e ka përqendruar ofensivën e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore pasi fillimisht përqendroi pushtimin – i cili filloi në fund të shkurtit – rreth kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Sipas një vlerësimi nga Instituti për Studimin e Luftës, forcat ruse “i dhanë përparësi përparimeve në lindje dhe në perëndim të Popasna-s në mënyrë që të ndërpresin linjat tokësore të komunikimit ukrainas (GLOC) në jugperëndim të Severodonetsk dhe të plotësojnë përpjekjet për rrethimin në rajonin e Luhanskut”.

Në këtë drejtim, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha pak ditë më parë se “luftimet kanë arritur intensitetin maksimal”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ushtria ukrainase: Rusët dje humbën 470 ushtarë

September 30, 2023

Osmani takohet me Biden: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

September 21, 2023

Rama në Këshillin e Sigurimit: Rusia ka keqpërdorur veton në rastin e pavarësisë së Kosovës

September 20, 2023
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Haliti uron maturantët vitias për testin e maturës

By adminJune 21, 2025

Në këtë ditë të rëndësishme për ju, dua t’ju uroj suksese të mëdha në…

Hetohet rasti i zhdukjes së një femre në Gjilan

June 21, 2025

Paraburgoset një person në Gjilan për shkarkime e shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

June 21, 2025

Komuna e Gjilanit, fillon me inseminimin artificial dhe vaksinimin e kafshëve

June 20, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Haliti uron maturantët vitias për testin e maturës

June 21, 2025

Hetohet rasti i zhdukjes së një femre në Gjilan

June 21, 2025

Paraburgoset një person në Gjilan për shkarkime e shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

June 21, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.