Author: admin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku e bashkëpunëtorët, kanë bërë nderime te varrezat e dëshmorëve në 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, në ngjarjen ku morën pjesë edhe përfaqësues nga niveli qendror, të FSK-së, Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. “Ajo që ne bëjmë çdo vit e që është obligim edhe njerëzor, moral e kombëtar i secilit përfaqësues institucional e secilit qytetar, është që të përkujtojmë dëshmorët, veprat e tyre,…

Read More

Kosova ka marrë mbështetjen e Finlandës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE). Kjo është bërë e ditur nga Sekretarja e Shtetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johanna Sumuvuori, pas takimit që ka zhvilluar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti. Sumuvouri ka thënë se Finlanda e përkrahë plotësisht Kosovën në rrugën e saj evropiane. “Diskutime të shkëlqyeshme me zëvendësministrin e Kosovës në çështje të ndryshme, përfshirë vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Finlanda përkrahë plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ajo në rrjetin…

Read More

Mbrojtësi i FC Prishtina, Besnik Krasniqi pranë marrëveshjes me FC Dritën. Klubi Futbollistik ‘Drita” është fare pranë goditjes së madhe në afatin kalimtar të verës. Siç mëson ekskluzivisht “Kanal 10”, klubi gjilanas ka ofertuar Besnik Krasniqin, mbrojtësin e krahut të djathtë dhe marrëveshja po shkon drejt finalizimit. Krasniqi, i cili aktualisht është pjesë e Prishtinës pritet të mbyll kontratën me klubin kryeqytetas me të përfunduar sezoni dhe të bëhet me klub të ri. Drita është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, pavarësisht që në atë pozicion mbulohet nga Përparim Islami dhe kapiteni Ardian Limani, i cili…

Read More

Ngjarjet që zhvillohen në roman janë ngjarje që të rënqethin, të tmerrojnë. Bedri Halimi Pas jehonës së sukseshme të librit “Mashtrimi i madh”, Bardhyl Mahmuti startoi edhe në fushën letrare me romanin “Eskadronët e vdekjes” duke sjellur befasi të këndëshme për lexuesit dhe studiuesit e letërsisë. Sapo lexuesi të lexjë disa faqe të librit, shpejtësia e zhvillimit të ngjarjeve që përshkruhen në këtë libër, të rrëmben të tërin duke e bërë për vete. Kjo për faktin se lexuesi me padurim dëshiron të di zhvillimin e ngjarjeve deri në fund. Ky libër, nuk është një roman ku lexuesi i stërvitur…

Read More

Aksidentohet autobusi me mërgimtarë në autostradën perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë. Raportohet se në orët e para të ditës së enjte, më 19 maj, ka ndodhur një aksident i rëndë në një autostradë perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë, nga i cili janë lënduar disa persona, shkruan albinfo.at. Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 03:00 në drejtim të Vjenës. Sipas informacioneve fillestare, autobusi që shkonte nga Kosova është përplasur me një parmak prej betoni. “Ne u lajmëruam në orën 03:08 dhe autobusi kishte 28 persona. Në aksident mbetën të plagosur rëndë tre persona dhe 16 të lënduar lehtë, nëntë persona…

Read More

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ka zgjedhur të mos jap deklaratë pa betim në fund të procesit gjyqësor dhe as të përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues. Kjo është bërë e ditur në seancën e sotme nga kryetarja e turpit gjykues Mappie Veldt-Foglia e cila ka thënë se kishin planifikuar pyetje për Mustafën që lidhen me ngjarjet e prillit të vitit 1999. Edhe pse fillimisht kishte shprehur gatishmërinë për të folur para trupit gjykues, Mustafa përmes mbrojtjes së tij kishte njoftuar se nuk do ta bëjë këtë. “Përmes parashtrimit të protokolluar me numër 410, i cili…

Read More

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me QKMF-në e Vitisë, sot kanë shënuar Ditën Botërore e Mjekut Familjar. Me këtë rast një ekip i QKMF-së së Vitisë, ka zhvilluar sot një aktivitet në sheshin e qytetit në Viti, ku qytetarët kanë mundur nga afër të marrin këshilla mjekësore. Gjithashtu ky ekip ka shpërndarë edhe fletushka rreth kujdesit të shëndetit, ofrimit të shërbimeve shëndetësor nga mjeku familjar dhe të tjerë. Këtë aktivit e ka vizituar nga afër edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti./GJILANI INFO/

Read More

23 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviqit, ku brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.…

Read More

Stacioni Policor në Viti më 18.05.2022 ka pranuar një ankesë nga një qytetar se në qytetin e Vitisë është mashtruar nga dy persona të dyshuar të cilët i kanë ofruar një sasi ari për shitje që dyshohet se ishte i falsifikuar, për të cilin viktima ka paguar 1,450 euro. Pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe shumë shpejtë kanë arritur të identifikojë veturën e të dyshuarve që kanë kryer veprën penale të mashtrimit. Janë ndërmarrë veprime operacionale në koordinim edhe me njësi tjera policore të kufirit dhe është arritur të ndalohet vetura me…

Read More

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar sot Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti për t’u njoftuar nga afër rreth procesi të subvencionimit të bujqve. Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Pira, ka njoftuar se deri më tani është arritur një numër rekord i aplikimeve nga bujqit vitias. Përndryshe bëhet me dije se afati për subvencion të bujqve është i hapur deri me 25 maj./Gjilani Info/

Read More