- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
“Në fillim, nuk mund ta shihja dëmin e shkaktuar në shtëpinë e Ivan Simorovit, e cila ndodhet në qytetin ukrainas të Borodyanka afër Kievit. Pastaj e kuptova arsyen që nuk pashë ndonjë gjë, pasi aty nuk kishte mbetur ndonjë shenjë që mund ti ngjasonte ndonjë shtëpie”, pohon gazetari James Waterhouse, i cili e intervistoi Ivanin. “Ishte 26 shkurti, ishim duke biseduar në stacionin policor, kur papritmas dëgjuam një shpërthim të fuqishëm”, shton ai duke e rikujtuar momentin kritik. Agresioni rus në Ukrainë kishte vetëm dy ditë që kishte filluar gjersa rusët kishin nën shënjestra të gjitha qytetet dhe fshatrat…
Izet Zeqiri: Maqedonia po përballet me trende të pavolitshme demografike, situata është alarmante
Maqedonia e Veriut përballet me lëvizje negative demografike dhe kjo manifestohet me rritjen e migrimit jashtë vendit! Sipas rektorit të Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqirit, potenciali demografik i një vendi është parakushti kryesor për krijimin e politikave dhe projektimeve të ardhshme ekonomike, arsimore, shëndetësore e të ngjashme. “Sot në RMV ka rajone ku grupmosha mbi 65 vjeç merr pjesë me mbi 20% nga popullata e përgjithshme, kurse popullata e re deri në 20%, që është një situatë alarmante. Në fushën e ekonomisë kjo ndikon në rritjen ekonomike, kursimet, investimet, fuqinë punëtore, pensionet, tatimet e të ngjashme, kurse në atë…
Emine Hoti Presidentja Vjosa Osmani tha se ushtria e Kosovës, po i shton radhët me vajza e djem dhe po jetësohet ëndrra e brezave të tërë që përveç shtetit, donin ta kishin edhe ushtrinë, e cila është në funksion të mbrojtjes se vendit, e në funksion në mbrojtjes së integritetit territorial në çdo cep të Kosovës. Ajo tha se sikurse vajzat e djemtë e UÇK-së, që mbajtën mbi supe idealin e lirisë, tani FSK-ja e mbanë idealin për mbrojtjen e integritetit territorial. Sipas saj, rritja e FSK-së është garanci për Kosovën. Në ceremoninë e betimit të kadetëve të rinj të…
Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Caritasit zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumberger, për zbatim dhe bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” (MARDI).Kryetari Hyseni ka deklaruar se projekti MARDI synon të përmirësojë koordinimin ndërmjet palëve të interesit të shumtë për të adresuar nevojat themelore dhe afatgjata të personave që kthehen dhe riatdhesohen. “Në të njëjtën kohë, projekti synon të aktivizojë potencialin e pashfrytëzuar të diasporës, duke përdorur migrimin kthyes si diçka pozitive, që mund të kombinohet me investime dhe zhvillim ekonomik në komunitete gjithnjë e më tërheqëse…
Në mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Politikë e Financa të KK-së së Vitiës, anëtarët e këtij komiteti diskutuan për disa pika të rendit të ditës, të cilat edhe u votuan për procedim në seancën e ardhshme të Kuvendit që u vendos të mbahet të premten e ardhshme. Pikat që u diskutuan në këtë mbledhje ishin: Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshimin – plotësimin e emrit të shkollës së Mesme Profesionale. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë Nr. 01-013/491, të datës 21.04.2011. Propozimi për shqyrtimin dhe…
Komuna e Kamenicës dhe UNDP me marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me UNDP-në për projektin për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë. I pari i Kamenicës ka thënë se 10 të rinj do të fillojnë praktikën me pagesë në fushën e IT-së, ndërsa 12 të tjerë do të fillojnë praktikën profesionale me pagesë në institucione dhe në sektorin privat. “Në fushatë kemi premtuar, çdo ditë po i realizojmë. Ne jemi këtu për të rinjtë, që të rikthehet shpresa e humbur. Hapja e mundësive për ta, nisja e karrierës dhe suksesi i tyre, për mua janë mision si shërbyes…
Kryeministri Albin Kurti është takuar të enjten me senatorin Chris Murphy, me të cilin diskutoi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy vendeve. E lidhur me takimin, ka shkruar edhe senatori Chris Murphy. “Kënaqësi të bisedojë me mikun tim Albin Kurti, kryeministrin e Kosovës. Ai po bën një turne në Shtetet e Bashkuara (përfshirë Konektikat më vonë këtë javë!) për të na kujtuar lidhjen e pathyeshme mes Amerikës dhe Kosovës”, shkruan senatori. Ndërkaq, mbrëmë për takimin me senatorin ka njoftuar edhe Zyra për media e Kryeministrisë. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar…
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me tetë komuna të Kosovës për të themeluar Qendra të Karrierës në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, duke përfshirë kështu edhe komunën e Gjilanit, me qëllim të rritjes së cilësisë së IAAP-ve për krijimin e kuadrove të nevojshme për tregun e punës. Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, është shumë e rëndësishme që të rinjtë tanë të kenë informacione për orientimin në karrierë, pasi vërtet kemi nevojë që ata të orientohen drejt tregut dhe pas shkollimit…
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve I. A. dhe E. H.. Të akuzuarit me datë 15.11.2020, pas mesnate, në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në dëm të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë me përdorimin e forcës me një mjet të fortë kanë hapur një dritare në katin përdhes, duke depërtuar brenda, të cilët kanë demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marr një kasafortë nga aty, një armë AK-47, një pushkë gjuetie, një pushkë…
Gjilani zgjidhet njëra nga tetë komunat partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kjo komunë është zgjedhur në mesin e tetë komunave partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”. Kryetari Hyseni, pas takimit me përfaqësues të këtij programi, ka thënë se ky aktivitet adreson sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të dobët nga Qeveria e Kosovës duke përmirësuar menaxhimin e financave publike (MFP), me fokus në prokurimin komunal dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave. Në këtë takim specialisti i pushtetit vendor dhe…

