- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Njësia për të Drejta të Njeriut e Komunës së Gjilanit, ka nisur fushatën vetëdijësuese për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, e cila do të zgjasë deri më 18 nëntor 2025. Në kuadër të kësaj fushate do të zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukative nën moton “Mos hesht”, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rreziqet që paraqet kjo dukuri, si dhe për mënyrat e mbrojtjes dhe raportimit të rasteve të mundshme të trafikimit. Aktivitetet nisën sot, ku ishin zyrtarët e institucioneve lokale, si nga: Njësia për të Drejta të Njeriut, Policia, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit, Asambleja…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqirin, kanë vizituar ekspozitën “Mitikja e një universi artistik” e profesorit Avni Behluli, në Galerinë e Arteve në Gjilan. I pari i komunës, tha se: arti i Avni Behlulit që i jep formë Gjilanit. “Artisti ynë i mirënjohur, Avni Behluli, na mblodhi në Galerinë e Arteve, për të shënuar ekspozitën “Mitikja e një universi artistik”, ku nga afër përjetuam punën dhe krijimtarinë e tij të jashtëzakonshme”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se kjo ekspozitë u realizua me rastin e pensionimit…
Pritet mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës lokalisht me vranësira të pjesshme dhe me mundësi për ndonjë reshje të izoluar, njofton MeteoKosova, tranameton GJILANI INFO. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-56 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C./GJILANI INFO/
Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
Në kuadër të projektit ndërkombëtar CoVE STEM Europe, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 23.10.2025, u mbajt konferenca me temë: “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”, e cila bashkoi përfaqësues të institucioneve akademike, sektorit privat dhe organizatave partnere të projektit. Në panel morën pjesë: Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Koordinator i Projektit CoVE STEM Europe; Ismajl Baftjari nga kompania INSI; dhe Gëzim Selimi nga Grande Calabria. Në fjalën e tij hyrëse, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi prezantoi të dhëna mbi zhvillimet ndërkombëtare në fushat STEM dhe mbi sfidat me të…
Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
Pas arritjes së sigurimit edhe një pike të vlefshme të kampionit të Kosovës në futboll, Klubit të Futbollit “Drita”, në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Kryetari Hyseni e shikoi ndeshjen nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe shkroi: “Në përkrahje të djemve bardhë e kaltër. Forca Drita”. FC Drita, kampionia e Kosovës në futboll, ka përfunduar të enjten mbrëma ndeshjen kundër skuadrës Omonia Nicosia nga Qipro 1:1. Djemtë bardhë e kaltër shënuan golin në minutën e 12-të, kur Arb Manaj shënoi me kokë pas një harkimi…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, dy prej tyre, për veprën penale ‘’ Rrëmbimi ’’ nga neni 191 i Kodit Penal të Kosovës, dhe njëri për veprën penale Dhënia e ndihmës kryersit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i Kodit Penal të Kosovës. Ndërkaq, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale: Aktakuzat e ngritura janë si në vijim: -Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”. -Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Ndërtimi…
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 394 aksidente trafiku nga policia e vendit për kundërvajtësit në trafik. Mandej, janë raportuar 16 aksidente trafiku me dëme materiale si dhe 34 aksidente trafiku me të lënduar. Ndërkaq, janë arrestuar 21 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe dy person është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në një veprën penale -“Rrëmbimi”. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 7 tetor të këtij viti në Gjilan. Organet e rendit kanë iniciuar rastin si rrëmbim/dhënje e ndihmës atyre që po dyshohen se kanë kryer veprat penale./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
Punimet për ndërtimin e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan po vazhdojnë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka realizuar një vizitë për të shikuar ecjen e punimeve. Ai ke realizuar vetë edhe disa fotografi, duke shkruar: Mirëmëngjesi nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë. Me 1 korrik të këtij viti është vënë gurthemeli i saj në oborrin e Spitalit Rajonal në Gjilan. Vlera e investime është 3.3 milionë euro. Derisa pas ndërtimit, nxënësit do të kenë një objekt të ri dhe modern, i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimi./GJILANI INFO/
Është pensionuar Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi”, Gjilan. Njoftimin e ka dhënë sot shkolla. Në njofitmin e plotë, thuhet: Një jetë në shërbim të dijes dhe përkushtimit pedagogjik Sot shkolla jonë me mirënjohje e respekt të veçantë nderon pedagogen znj. Drita Kallaba, e cila pas një karriere të gjatë, të ndritur e të përkushtuar në arsim, po përmbyll me dinjitet rrugëtimin e saj profesional, duke filluar një kapitull të ri në jetën e saj – pensionimin e merituar. Znj. Kallaba gjatë gjithë viteve të punës së saj ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë ndaj punës…

