- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Komuna e Kamenicës ka ndarë bursat komunale për studentët edhe për këtë vit akademik. Nga kjo mbështetje financiare kanë përfituar 154 studentë prej të cilëve 101 janë vajza dhe 53 janë djem. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se komuna ka ndarë një buxhet prej 53,400 eurosh, i cili do të shërbejë për të përkrahur studentët në rrugëtimin e tyre akademik. “Vazhdojmë me mbështetje e projekte për të mirën e studentëve tanë”, ka thënë Rahimaj./Gjilani INFO/
Tani më lagjja “Dheu i Bardhë”, ka marr një pamje krejt tjetër, pas përfundimit të punimeve në rrugët kryesore. Këto rrugë ishin në gjendje të mjerueshme për vite me radhë, derisa tash, ka pamje të re. Pas asfaltimit është bërë edhe shënjimi i rrugës kryesore të kësaj lagjeje. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se lagjja “Dheu i Bardhë” tashmë është me pamje komplet të re./Gjilani INFO/
Aktakuza e pare nga e njejta Prokurori është ngritur kundër një personi për vepër penale, “Kanosje”. Aktakuza e dytë ndaj personiit për veprën penale ‘’Posedimi i Pautorizuar i Narkotikeve , Substancave Psikotrope, Analoge ’’. Dhe aktakuza e tretë kundër një personi për vepren penale, ‘’Keqpërdorimi i Besimit’’./Gjilani INFO/
Karabinierët Italian së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës -Dega në Gjilan kanë ndihmuar familjet në nevojë. Për familjet në nevojë kanë dhuruar pako ushqimore dhe veshmbathje./Gjilani INFO/
Një kontingjent rrobash, këpucë e çizme për Njësinë profesionale të zjarrfikësve në Gjilan, janë dorëzuar nga bashkatdhetari nga Zvicra Imran Fejzullahu. Gjatë pranim-dorëzimit ishte edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani si dhe zv. komandanti i NjPZ-së Murat Ramadani dhe zjarrfikësit. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe zv. komandanti i zjarrfikësve Murat Ramadani, falënderuan dy bashkatdhetarët për dhurimin e këtyre rrobave, këpucëve e çizmeve dhe sjelljen e tyre në Gjilan. Transportin e kontingjentit të rrobave nga Zvicra për në Gjilan e realizoi bashkatdhetari Besim Bllaca./Gjilani INFO/
Bazuar në statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit nga Policia e vendit, thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 52 aksidente trafiku. Bëhet e ditur se 1 aksident ishte me fatalitet, 20 me dëme materiale si dhe 31 nga rastet tjera me dëme materiale. Gjithashtu bëhet e ditur se janë shqiptuar 2 mijë e 332 gjobitje për ngasësit e automjeteve për shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullave në trafik rrugor. Ndërkaq janë arrestuar 16 persona dhe 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Ky rast është raportuar në polici, ku përsoni që është ankuar ka thënë se janë larguar nga shtëpia dy femra, e që asgjë nuk dihet lidhur me vendodhjën e tyre. Rasti në fjalë tashmë është në procedure hetimore, njoftuan autoritetet policore./Gjilani INFO/
Rasti është raportuar në polici, ku edhe është thënë se i njejti është gjetur në shtëpinë e tij, pa shenja jete. Rastin në fjalë policia e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gjilani INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi, Komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, si dhe pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës. Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Komunës së Kamenicës dhe Policisë së Kosovës, i cili u vlerësua si shumë i mirë dhe efektiv. Ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi dhe identifikuan disa hapa të përbashkët që do të ndërmerren për ta thelluar edhe më tej. Kryetari Rahimaj vlerësoi lartë punën e Stacionit Policor në Kamenicë, duke theksuar angazhimin e…
Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka qëndruar në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku mori pjesë në ceremoninë e promovimit të dy librave të Rektorit të këtij universiteti, Prof. Dr. Bekim Fetahu. Me këtë rast, Rektori Dermaku mbajti një prezantim me temë “CSP, Hipergrafët, Hipertree dhe Inteligjenca Artificiale”, ku trajtoi konceptet teorike dhe praktike që lidhen me problemet e kufizuara të kënaqshmërisë dhe përdorimin e strukturave të hipergrafëve në zhvillimin e metodave të inteligjencës artificiale. Kurse jatë Rektori Fetahu theksoi rëndësinë e kërkimit shkencor dhe botimeve akademike për zhvillimin e arsimit të…

