Author: admin

Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Rininë tonë e kemi pjesë të planit qeverisës edhe për mandatin e ardhshëm. Zotohemi se do t’i vazhdojmë praktikat profesionale me pagesë. Do të vazhdojmë me fondin për ndërmarrësit e rinj, për të financuar ide inovative për biznese. Në katërvjeçarin e ardhshëm kemi në plan shumë projekte për zhvillimin dhe formësimin e të rinjve tanë. https://www.facebook.com/stories/103711311763966/UzpfSVNDOjE1OTY1ODA0NDUwMzU3NTA=?view_single=false

Read More

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-27 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Gjilani INFO. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C./Gjilani INFO/

Read More

Për 24-orët e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 359 gjoba në trafik, bëhet e ditur sot nga autoritetet policore të vendit. Së këndejmi njoftohet se janë regjistruar 52 aksidente trafiku, prej tyre 22 me të lënduar dhe 30 rastet tjera me dëme materiale. Ndërkaq, thuhet se janë arrestuar 10 persona, 8 janë dërguat në mbajtje dhe 1 përson është dërguar në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

Read More

Në fshatin Binqë të Vitisë policia ka arrestuar personin e dyshuar, drejtorin e shkollës fillore, pasi që i njejti kishte bërë presion psikik të vazhdueshëm ndaj një femre  për të votuar kandidatin e Listës Serbe, kanë njoftuar sot autoritetet policore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/ 

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me diell. Në mëngjes ka mundësi për mjegull lokale nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 6-26 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Gjilani INFO Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 21°C./Gjilani INFO/

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Gjilan ka mbajtur sonte një takim të përbashkët të strukturave të LDK-së, me qëllim të mobilizimit të plotë për zgjedhjet e balotazhit të 9 nëntorit. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, ka thënë se tri gjenerata të LDK-së u bëmë bashkë sonte, për t’ia rikonfirmuar krejt mbështetjen dhe dashninë Arbër Ismajlit, në garën e 9 nëntorit, i cili ështē besë dhe shpresë për Gjilanin. “Në sallën, në të cilën 35 vite më parë kemi mbajtur Kuvendin e Parë Zgjedhor të LDK-së, u rikonfirmua në të njëjtën kohë uniteti i madh për…

Read More

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase, si: Tali & Zuka, Bejta Commerce, EL BAU, GLOBI dhe TEUTA M, të cilat edhe i ka vlerësuar për profesionalizëm dhe për faktin se po i japin hov zhvillimit të  Gjilanit. “Gjilani po zhvillohet çdo ditë e më shumë falë punës së madhe dhe përkushtimit të bizneseve tona si  ndërmarrjet në fjalë, që me profesionalizëm po i japin hov zhvillimit të qytetit”, ka theksuar kreu i kësaj komune ./Gjilani INFO/

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, ua rikujton të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe e pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit. Po të kapi policia duke përdorur telefonin celulat gjatë vozitjes të presin këto dënime./Gjilani INFO/

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Porf. Asoc. Dr. Artna Dërmaku, ka pritur në takim investitorin dhe sipërmarrësin holandez Lennart Koetsier, përfaqësues i kompanisë Multiply, e cila vepron në fushën e teknologjisë së informacionit dhe marketingut digjital. Në kë këtë takim, z. Koetsier dhe Rektori Dermaku, kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes universitetit dhe kompanisë Multiply. Gjatë takimit, u theksua interesimi i investitorit holandez për të hapur një zyrë të IT-së në qytetin e Gjilanit, që do të bashkëpunojë ngushtë me Universitetin Publik “Kadri Zeka” për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, trajnime profesionale dhe mundësi punësimi për…

Read More