Author: admin

Në Bruksel u mbajtën punimet Asamblesë së Përgjithshme e EU STEM Coalition, ku morën pjesë përfaqësues nga dhjetëra institucione evropiane të arsimit dhe industrisë. Në mesin e tyre ishte edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në  Gjilan, i përfaqësuar nga delegacioni në përbërje të Prof. Dr. Xhevdet Thaqi  Koordinator i projektit CoVE STEM Europe, Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështjeve të Studentëve, Prof. Dr. Naim Mustafa Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, si dhe Prof. Asoc. Dr. Fadil Osmani. Sesioni i parë i punës i udhëhequr nga Fleur Korte dhe Rolf Schreuder solli disa zhvillime të…

Read More

Policia e vendit ka shqiptuar 2 mijë e 298 gjoba trafiku për kundërvajtësit në trafik gjatë 24 orëve të fundit. Për të njejtën periudhë kohore janë raportuar 41 aksidente trafiku prej tyre 15 me dëme material dhe 26 me të lënduar. Ndërkaq, janë arrestuar 28 persona, 16 janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

Read More

Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastrit” nga Pozheran kanë treguar një sukses të madh në garat rajonale të hendbollit.i Me këtë rast ekipi i djemve u shpall kampion, ndërsa ekipi i vajzave nënkampion, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në garat Republikane. Përndryshe vlerësohet se ky rezultat është falë punës së palodhshme të nxënësve, përkushtimit të mësimdhënësve dhe mbështetjes së vazhdueshme të institucioneve komunale të Vitisë, konkretisht të drejtorisë dhe stafit të shkollës në fjalë./Gjilani INFO/ 

Read More

Pas arritjes së fitores së parë të kampionit të Kosovës në futboll, Klubit të Futbollit “Drita”, në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Kryetari Hyseni, tha se kjo ishte një fitore historike e djemve tanë në Ligën e Konferencës. “Drita jonë po ecën drejt rrugës për ëndrrën evropiane. Ju faleminderit që po na bëni krenarë”, tha kryetari Alban Hyseni. FC Drita, kampionia e Kosovës në futboll, ka përfunduar të enjten mbrëma ndeshjen me fitore kundër skuadrës Shelbourne 1:0, në kuadër të xhiros së tretë të kësaj gare.…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 31.10.2025 – 06.11.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëmbëdhjetë e tri (1593) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e pesë (55) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë…

Read More

Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Përlepnica është me Lëvizjen VETËVENDOSJE! Banorët e këtij fshati sonte u rreshtuan fuqishëm për fitoren e madhe të së dielës. Entuziazmi dhe energjia e jashtëzakonshme mbizotëroi sonte në këtë tubim, e bashkë do ta çojmë përpara fitoren tonë të përbashkët. Jemi BASHKË për Gjilanin tonë!

Read More

Atmosferë fantastike me njerëz të jashtëzakonshëm, Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit Sonte pata nderin të jem në oden e komandantit Shefket Musliu, në mesin e luftëtarëve të lirisë, ushtarëve të UÇK-së dhe UÇPMB-së, që mbeten simbol i krenarisë dhe dinjitetit tonë kombëtar. Nga zemra i falënderoj për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen e fuqishme që më dhanë për balotazhin e së dielës. Kjo përkrahje ka peshë të madhe për mua, sepse vjen nga njerëz që sakrifikuan gjithçka për këtë vend. Ju premtoj me sinqeritet se do të jemi bashkë, gjithmonë në punë, në zhvillim,…

Read More

Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Bashkë me banorët kemi bindje të fuqishme që të dielën do ta shënojmë fitoren e madhe. Fryma e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndihej gjithandej në këtë fshat, e u pajtuam që t’i vazhdojmë punët e mira dhe t’i çojmë përpara projektet e mëdha. BASHKË po e vulosim fitoren! Faleminderit nga zemra, Cërnicë.

Read More

Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, vizituam qendrën “Avedo”, një ndër qendrat më moderne të thirrjeve në Gjilan. Drejtuesit e kësaj qendre na treguan për mënyrën se si po zgjerojnë aktivitetin e tyre, duke krijuar mundësi të reja pune për shumë të rinj të Gjilanit, të cilët po tregojnë aftësi dhe profesionalizëm. Shembuj të tillë janë dëshmi fantastike se Gjilani ynë ka potencial, energji dhe rini inovative.

Read More