Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni
  • Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor
  • Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit
Lajme Lokale

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

adminBy adminNovember 17, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nga Gjilani, është nderuar me Çmimin e Partneritetit (Best Partnership Award) nga Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike, i përbërë nga 23 studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Diaspora.

Çmimi Universitetit Publik “Kadri Zeka”, iu dha për bashkëpunimin e suksesshëm dhe veçanërisht, për organizimin e konferencës ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë bashkëkohore”, mbajtur më 2 dhe 3 qershor të këtij viti.

Ceremonia e dorëzimit të çmimeve u zhvillua gjatë Konferencës Vjetore Ndërkombëtare e Ndërdisiplinore, e cila u mbajt  në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë, rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe gjithëshqiptar në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

“Ky vlerësim për ne ka rëndësi të posaçme, sepse përfaqëson jo vetëm kontributin tonë në organizimin e konferencës së kaluar, por edhe angazhimin e UKZ-së në rrugën e inovacionit, kërkimit shkencor dhe integrimit të teknologjisë moderne në shërbim të zhvillimit shoqëror. Vetëm përmes shkëmbimit të përvojave, projekteve të përbashkëta dhe mobilitetit akademik, universitetet tona mund të rrisin ndikimin e tyre në zhvillimet e kohës dhe të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përparimin shoqëror”, ka thënë Rektori Dërmaku në falën e tij.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku u shpreh gjithashtu se Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të vazhdojë të investojë në kërkim shkencor, në teknologji, në inteligjencën artificiale dhe në forcimin e bashkëpunimeve ndëruniversitare në gjithë hapësirën shqiptare, sepse UKZ besonë fuqishëm se një ekosistem i bashkuar shkencor do të kontribuojë në zhvillime të qëndrueshme dhe në ngritjen e kapaciteteve akademike e profesionale të brezave të rinj.

Ndryshe, ky edicion jubilar i konferencës në organizim të përbashkët mes UKZ-së dhe UNISHK, rikthehet në Shkodër pas një tradite 20-vjeçare bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke mbledhur studiues, pedagogë dhe përfaqësues institucionalë nga 26 vende të botës dhe duke krijuar një atmosferë të gjallë shkencore dhe bashkëpunuese./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

July 7, 2026

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026
Mos humbni
Kulturë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

By adminJuly 10, 2026

Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia, po përfaqëson me dinjitet Republikën e…

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.