Author: admin

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 24.10.2025 – 30.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëmbëdhjetë e shtatë (1597) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e shtatë (47) ngasës. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në përputhje me lagjin për…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi një vizitë në terren për të parë nga afër ecurinë e punimeve ndërtimore që po realizohen në kuadër të projektit “Bridging Regions”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Cross-Border Cooperation. Gjatë vizitës, kryetari Haliti theksoi rëndësinë dhe ndikimin e madh të projektit, i cili përmes investimeve kapitale në rregullimin e shtratit të lumit, ndërtimin e trotuareve, gropave septike, si dhe pushimoreve pranë qeshmeve të vjetra, po kontribuon dukshëm në zhvillimin e turizmit lokal dhe përmirësimin e mjedisit — jo vetëm për Komunën e Vitisë, por edhe për zonat…

Read More

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ) dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP). Marrëveshja u nënshkrua nga Prorektori i UKZ-së, Prof. Dr. Naim Mustafa, dhe Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është ngritja e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e qasjes në dokumente publike, mbrojtjes së të dhënave personale dhe promovimit të praktikave të mira të qeverisjes së informacionit. Në kuadër të saj, parashihet zhvillimi i ligjëratave të ftuara, trajnimeve profesionale, përfshirja e temave për qasje dhe privatësi në kurrikulat mësimore, si dhe mundësi për…

Read More

LDK-ja dhe PDK-ja në Gjilan kanë arritur marrëveshje politike dhe siç është thënë në dokumentin e nënshkruar në lidhje me këtë çështje, marrëveshja është bazuar në vullnetin e elektoratit të subjekteve politike dhe qytetarëve të Gjilanit, të shprehur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe në gatishmërinë për raundin e dytë të 9 nëntorit, për t’i dhënë Gjilanit një qeverisje komunale të përgjegjshme dhe profesionale, thuhet në marrëveshjen e arritur. Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, që do të ballafaqohet në balotazh, me Alban Hysenin, kryetarin aktual të Gjilanit, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje,…

Read More

Njoftimet nga kjo Prokurori bëjnë me dije se 5 aktakuza janë ngritur kundër 5 personavepër veprën penale ’’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. Patsaj, 2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, 1 aktakuzë kundër 2 personave për veprën penale ‘’ Vjedhja e rëndë’’, 1 aktakuzë tjetër kundër 2 personave  për veprën penale ‘’Vjedhje’’ si dhe 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’./Gjilani INFO/

Read More

Nga statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, bëhet me dije se janë regjishtruar 52 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 412 gjoba në trafik. Sipas këtyre statistikave, thuhet se prej 52 aksidenteve, sa edhe kanë ndodhur, 18 nga rastet janë me të lënduar dhe 34 tjerat me dëme materiale. Ndërkaq, gjatë të njëjtës periudhë kohore janë arrestuar 20 persona, 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Gjilan ka ftuar për të premten një takim të përbashkët të strukturave të LDK-së, me qëllim të mobilizimit të plotë  për zgjedhjet e balotazhit të 9 nëntorit. Siç, dihet  tani më, Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit do të ballafaqohet në balotazh, me Alban Hysenin, kryetarin aktual të Gjilanit, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Arbër Ismajli i ka ftuar edhe qytetarët që nesër, më 31 tetor (e premte), në ora 17:00, në Teatrin e Qytetit, të bashkohen, siç ka thënë ai, në takimin e madh mobilizues të familjes sonë…

Read More

Në kuadër të projektit EDUFAIR – “Advancing Quality Higher Education in Western Balkans through Facilitating AI Integration in Teaching, Learning and Research” (ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-1, Project No. 101175331), Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka përfunduar me sukses hartimin e Udhëzuesit Praktik për Përdorimin Etik të Inteligjencës Artificiale (AI) në proceset mësimore, kërkimore dhe administrative. Ky dokument strategjik është rezultat i punës së përkushtuar të komisionit të formuar me vendim të Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe të udhëhequr nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, i cili është edhe Menaxher i Projektit EDUFAIR në UKZ, ku në përbërjen e grupit punues janë…

Read More

Përmbyllen aktivitetet e ndryshme sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me organizatat partnere. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, në bashkpunim me Qendrën e Rinisë, organizuan përmbylljen mujore të aktiviteteve vetëdijesuese me Marshin Sensibilizues, në kuadër të muajit “Rozë” – muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Aktiviteti ka vazhduar me marshin sensibilizues për Kancerin e Gjirit nga QKMF-ja nëpër qendër të qytetit dhe deri te Qendra Rinore. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ishte pjesë në panelin e diskutimit mbi ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit,…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim Ilmi Krasniqin, i cili ka ushtruar funksione dhe detyra të rëndësishme administrative në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe në veçanti në KBI-në e Gjilanit. Me rastin e pensionimit të tij, i pari i Gjilanit i ka ndarë mirënjohje, në shenjë vlerësimi për kontributin e gjatë, përkushtimin dhe ndershmërinë në shërbim të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke dhënë shembull të devotshmërisë dhe besnikërisë në misionin fetar e kombëtar. /Gjilani INFO/

Read More