- Vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Kabash të Vitisë
- Prokuroria e Gjilanit ngre pesë aktakuza ndaj gjashtë personave për vepra të ndryshme penale
- Kryetari Rahimaj prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026
- Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit
- Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme
- Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
- U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
- Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
Author: admin
Riad Rashiti shpalos programin para të rinjve Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit thotë se programi i PDK-së po merr mbështetje kudo edhe nga të rinjtë. Entuziazmi i të rinjëve është energjia për ndryshim. Sepse me ta dhe për ta do ta bëjme Gjilanin MaMirë!
Pres të jem zgjedhja juaj e besuar, të vazhdojmë rrugëtimin bashkë si edhe deri më tani Bujar Nevzati kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit Miq, qytetarë të Gjilanit, anëtarë të PDK-së! Falënderim e mirënjohje që si gjithmonë edhe këto ditë ju hapët zemrat e shprehët besimin tuaj për mua në gjithë këto vite që rrugëtuam bashkë. Mirënjohës e falënderues përjetësisht që ju ende, me plot besim, qëndroni me mua në përballjet me sfidat e reja e të vjetra. I lumtur që kudo gjeta mbështetjen tuaj përsëri, gjeta po atë raport që kemi krijuar kaherë. Sigurisht krenar se…
Bashkë me Ilirianën në Asamble, do të sigurohemi që çdo projekt të përfundojë në kohë dhe ashtu siç duhet
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Bashkë me Ilirianën në Asamble, do të sigurohemi që çdo projekt të përfundojë në kohë dhe ashtu siç duhet Kisha kënaqësinë të takoj miqtë dhe familjarët e kandidates për Asamble, Iliriana Uruqi. Biseduam për punët e mira të realizuara gjatë mandatit të parë dhe për projektet e mëdha që na presin në mandatin e dytë. Bashkë me Ilirianën në Asamble, do të sigurohemi që çdo projekt të përfundojë në kohë dhe ashtu siç duhet, me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Duke iu referuar këtij rasti policia thotë se personi i dyshuar për rrëmbim me dy persona tjerë e kishte marrë viktimën, dhe e kishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht riga. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-54 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 19°C.
Policia është duke e hetuar rastin e një personi të vdekur në Gjilan, pas gjetjës së trupit të tij, pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton policia. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet për rastin./GJILANI INFO/
Pas një kontributi shumëvjeçar në institucionet përkatëse në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, ku është dalluar me profesionalizmin e treguar përmes punës së çmuar, është pensionuar Ilmi Limoni. Kontributi i Ilmi Limonit nëpër etapa kohore, ishte i dukshëm e i çmuar kudo ku ka punuar. Si ekonomist i diplomuar në fund të viteve 80-ta, ka punuar në Kombinatin e Tekstilit, pastaj në fillim të viteve të 90-ta ka punuar si profesor në shkollën ekonomike “Marin Barleti”, paoshtu ka qenë edhe në Këshillin për Financim. Nga viti 2000, ka punuar në Komunën e Gjilanit ku…
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Strukturat e LDK-së me energji fantastike Sonte patëm një takim të jashtëzakonshëm me strukturat tona të përkushtuara, me njerëz të zemrës që po japin çdo ditë vullnet, kohë dhe përkushtim për fitoren tonë të madhe të dielën. Entuziazmi, uniteti dhe besimi që u ndje në sallë treguan qartë se LDK-ja është gati për fitore dhe se ndryshimi i shumëpritur për Gjilanin e ri po vjen me vullnetin e qytetarëve tanë. Faleminderit secilit kryetar nëndegë, qytetarëve, çdo aktivisti, çdo të riu e çdo gruaje që po e mban gjallë…
Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, kujtojmë se kujdesi për mendjen është po aq i rëndësishëm sa ai për trupin
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, kujtojmë se kujdesi për mendjen është po aq i rëndësishëm sa ai për trupin Shëndeti mendor nuk është luks, por domosdoshmëri. Institucionet, sidomos komunat, duhet të jenë të parat që ndajnë fonde dhe krijojnë programe konkrete për promovim, mbështetje e sensibilizim për secilin prej nesh. Asnjë njeri, grua apo burrë, vajzë apo djalë, gjysh apo gjyshe, nuk duhet të ndjehet vetëm për shkak të një gjendjeje të caktuar emocionale, apo për shkak të stigmatizimit. Prandaj vetëdijësimi dhe përkrahja institucionale duhet të…
Alban Hyseni vazhdon me takimet e ndryshme në kuadër të fushatës zgjedhore, takime në MujaDent dhe Klas Fashion
Alban Hyseni vazhdon me takimet e ndryshme në kuadër të fushatës zgjedhore, takime në MujaDent dhe Klas Fashion Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Vazhduam takimet me bizneset vendore, këtë herë tek Klas Fashion. Bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, dhe kandidatin për Asamble, Kushtrim Ibrahimi, pamë nga afër punën e madhe që bëhet aty, kryesisht nga gratë e angazhuara me përkushtim e profesionalizëm. Firma Klas Fashion merret me prodhimin tekstil, konkretisht me qepjen e fustanave me shumicë dhe pakicë. Ky biznes vepron që nga viti 2009 dhe sot punëson 25 gra,…

