Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe tjetri për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Ndërkaq ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim: Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja…

Read More

Nga statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit nga Policia e vendit, bëhet e ditur se gjatë një dite kanë ndodhur 64 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 1 mijë e 789 gjobitje për ngasësit e automjeteve për shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullave në trafikun rrugor. Duke iu referuar shifres së përgjithshme të aksidenteve thuhet se 26 prej tyre kanë qenë me lëndime si dhe 38 tjerat me dëme materiale. Njoftohet gjithashtu edhe për arrestimin e 27 personave, dërgimin në mbajtje të 17 personave si dhe 3 personave tjerë në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

Read More

Është arrestuar një person në rrugën “Martirët e Gjilanit” të Gjilanit, pasi që janë bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të tij. “Gjatë kësaj bastisje njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar: 224.75 gramë substancë e cila dyshohet të jenë narkotikë e llojit marihuanë, një bimë të mbjellë kanabisativa dhe një qese me 190-fara të bimës narkotike kanabis me peshë 3.70 gram”, bëri me dije sot Policia. Njoftohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/  

Read More

Ka nisur rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të qytetit, për tu ndërtuar objekti i ri i administratës me rreth 9 mijë metra sipërfaqe. Kjo  po bëhet në kuadër të projektit më të madh kapital në historinë e Gjilanit, Bulevardin e qytetit, me investim prej 18 milionë euro, gurthemeli i së cilit u vë me 2 shtator të këtij viti. Mandatin e dytë dhe që në ditën e parë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni e filloi me punimet në Bulevardin e qytetit. Kryetari Hyseni, tha se dita e parë e mandatit të dytë nis me projektin e Bulevardit…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me DHTN – Gjilan, me datë 10 nëntor 2025, ka zbatuar urdhërin verbal për kontroll të Prokurorit të shtetit, me ç’rast tek i dyshuari me inicialet E.R, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si: Qantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa, një bimë kanabis stativa e mbjellur në një gotë plastike, një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gram, dy qese me marihuanë me peshë…

Read More

Në kuadër të orientimit për karrierë të nxënësve maturantë, në Gjimnazin “Natyror Xhavit Ahmeti” kanë qëndruar drejtues të Kolegjit AAB, dr. Shemsedin Vehapi, drejtor për zhvillim dhe promovim në Kolegjin AAB dhe dr. Arben Maliqi, ligjërues të cilët kanë takuar drejtorin e gjimnazit Bekim Mustafa dhe këshilltarin për karrierë, Enver Sadiku. Dr. Shemsedin Vehapi, ka theksuar se sivjet Kolegji AAB feston 25- vjetorin e themelimit, andaj ndër synimet e veta ka që të tërheq nxënësit më të mirë, me qëllim që ata me njohuritë që marrin të dalin sa më mirë në profesion. Siç ka theksuar dr. Vehapi, sivjet…

Read More

Në Universitetin Ibn Haldun në Stamboll të Turqisë, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare STEM-PD 2025, e cila bashkoi në një program unik Konferencën e 6-të Ndërkombëtare për Arsimin STEM dhe Konferencën e 6-të të Shkencës. Synimi i konferencës ishte tё krijoj një platformë të përbashkët shkëmbimi akademik mes studiuesve, akademikëve dhe profesionistëve të arsimit nga Evropa dhe më gjerë. Në mesin e tyre ishte edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përfaqësuar nga delegacioni i përbërë nga Prof. Dr. Xhevdet Thaqi Dekan i Fakultetit tё Shkencave Aplikative njëherësh drejtues i Qendrës sё Exelencёs Profesionale STEM, si dhe Valon Kllokoqi,…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot nga qytetarët e shumtë të cilët kishin ardhur enkas për të iu uruar atij fitoren në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje dhe atë pas publikimit të rezultateve preliminare. Me këtë rast kryetari Haliti pritet të marrë mandatin e tij 4-të qeverisës. Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe tha se fitorja nuk është vetëm e tij por e të gjithë qytetarëve vitias pa dallime partiake. “Sot nuk kam fituar unë por kanë fituar të gjithë qytetarët vitias dhe atë pa asnjë dallim politik. Do të vazhdoj të…

Read More

Punimet në përfundimin e shëtitores së qytetit po vazhdojnë nga qendra drejt lagjes Dardania dhe deri te rruga transit. Tanimë nga qendra deri tek çerdhja në Dardani, është funksionalizuar edhe ndriçimi në të dy anët, pas vendosjes edhe të ulëseve. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej./Gjilani INFO/

Read More