Author: admin

Në Stanishor të Novobërdës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, bëjnë me dije autoritetet policore. “ Një shtetas i Zvicrës, derisa ishte duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin me ç’rast edhe është ndeshur me pjesët anësore të rrugës, duke pësuar kështu lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raportin e policisë. Vdekja e tij është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor, kurse  me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, njofton policia./Gjilani Info/

Read More

Një qytetar në Koretin të Kamenicës derisa po kalonte mbi urën e një  lumi, bie nga aty, me ç’rast edhe ka vdekur,-vdekje kjo e cila është konstatuar edhe nga mjeku, bëhet e ditur sot përmes raportit të policisë. Sipas policisë kjo vdekje tash për tash merret si e dyshimtë, kurse me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion./Gjilani Info/

Read More

Femi Halimi Fundjava tani në verë ka hije më së miri me librin. Te ne disi nuk shkon kjo kështu ende, por do të vjen edhe te ne kjo kulturë deri në educate, për kohën e lirë me librin, e që është në fundjavë, në kohë të lirë, larg vendeve të punës, mbrenda shtëpisë, o jashtë në vende prushesh koktej ndejë me të dashur tanë. Thonë se hetuesi kryesor në kohë të Stalinit, një si Beria diçka, hetonte të burgosurit në hetuesi nëpërmjet bisedës, me të mire e me të butë, ku por bisedën hetuesi e sillte vetëm rreth…

Read More

Skënder Berisha Një qytetar, me edukim mesatar, me standard mesatar dhe kontribut mesatar për Republikën e Kosovës, Gjermaninë e ka parë dhe sheh si dritare të oksigjenit tonë nga Evropa. Lidhjet tona me Gjermaninë do parë përtej kontributit të punësimit nëpërmjet Zyrës së punësimit (birovit), marrëveshjes së ish Jugosllavisë dhe Gjermanisë Federale për huazimin e punëtorëve, e filluar më 12.10.1968. Përparësinë për të dërguar punëtorë nga Kosova në Gjermani, dihej pse e fituan shqiptarët. Më lehtë ishte të jepeshin pasaporta se sa të hapeshin vende punë në Kosovë. Pra, zbrazje e Kosovës me emërtim tjetër. Më thjeshtë, Jugosllavia komuniste…

Read More

Skuadra e Sociedad e ka demoluar me rezultat 3:0 Cadiz-in, në takimin e javës së 36-të të kampionatit spanjoll. Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit standard, duke kontribuar në fitoren e thellë. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 53-të për rezultatin 2:0. Januzaj u zëvendësua në minutën e 78-të. Golat i realizuan Sorloth (18′), Januzaj (53′-nga penalltia), Portu (90+8′-nga penalltia). Sociedad renditet në vend të gjashtë me 59 pikë e Cadiz në të 17-tin me 35.

Read More

Nga: Bernard Zotaj Prej gjithë udhëtarëve britanikë që erdhën ose kaluan në Shqipëri, Mary Edith Durham është edhe sot padyshim më e spikatura dhe mbetet më e lidhura me Shqipërinë, sepse ka përshkruar shqiptarët në shkrime dhe libra të saj të botuara. Ndërsa vizitorë të tjerë të huaj që kaluan nëpër Shqipëri e kanë përshkruan atë së bashku me vendet e tjera ballkanike, kurse Durhami gjithnjë e më tepër u mor me problemet shqiptare, duke bërë përshkrime edhe për luftëtarë shqiptarë, armatimin dhe veshjen e tyre. Edith Durham jo vetëm admiroi trimërinë, atdhedashurinë dhe bujarinë e shqiptarëve, por ajo…

Read More

Paaftësia dhe dështimi total gjatë udhëheqjes bëri që dje opozita të jetë shumë agresive dhe e mërzitshme ndaj pozitës dhe popullit duke linçuar e akuzuar në mënyrën më të keqe të mundshme, e gjithë kjo pasi që i dolën në shesh të gjitha, e që populli e kuptoi. Politika si një art i të vepruarit nuk po është e kuptueshme kur merren parasysh veprimet e opozitës, e që gjithçka mund të quhet por politikbërje jo, pasi që asnjëherë nuk keni ditur të bëni politik. Niveli i kuvendit duhet të jetë konform kornizave demokratike të debatit, e jo të ulet…

Read More

Në kuadër të mbështetjes për bujqit e komunës së Vitisë, sot janë shpërndarë foli najloni për 50 fermerë të kësaj komune, që merren me kultivimin e shalqirit. Në ceremoninë e ndarjes së subvencioneve, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash tha se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar që të mbështesin sektorin e bujqësisë, por edhe fushave të tjera si perimtari, pemëtari etj. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, tha se kjo mbështetje sadopak do ti ndihmoj bujqit. Duke folur rreth procedurave të aplikimit për subvencione nga Ministria…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e rastit të hapjes së panairit të karrierës dhe të studimeve jashtë vendit të organizuar nga Kolegji Universum në Prishtinë. Përndryshe në këtë ceremoni rasti kanë marrë pjesë mysafir dhe pjesëmarrës të shumtë. Sipas organizatorëve në këtë takim është pritur të marrin pjesë biznese dhe organizata të ndryshme si dhe përfaqësues të universiteteve të shteteve të ndryshme të Evropës si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja./Gjilani Info/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryetarët e Komunave të Kosovës, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Turqi, nën organizim të përbashkët nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe me mbështetje nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (GIZ). Gjatë kësaj vizite, kryetari Hyseni bashkë me kryetarët tjerë të Komunave, janë mirëpritur në takim nga kryetari i Komunës së Bagcilar, Abdullah Özdemir, i  cili i ka njoftuar rreth sfidave, aspekteve ligjore e financiare të menaxhimit të integruar të mbeturinave, duke ndarë praktikat më të mira. “Në Bagcilar, patëm rastin të vizitonim fabrikën e ndarjes…

Read More