Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Mësimi i vonuar i historisë!
Opinione

Mësimi i vonuar i historisë!

adminBy adminMay 12, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Skënder Berisha

Një qytetar, me edukim mesatar, me standard mesatar dhe kontribut mesatar për Republikën e Kosovës, Gjermaninë e ka parë dhe sheh si dritare të oksigjenit tonë nga Evropa.

Lidhjet tona me Gjermaninë do parë përtej kontributit të punësimit nëpërmjet Zyrës së punësimit (birovit), marrëveshjes së ish Jugosllavisë dhe Gjermanisë Federale për huazimin e punëtorëve, e filluar më 12.10.1968. Përparësinë për të dërguar punëtorë nga Kosova në Gjermani, dihej pse e fituan shqiptarët. Më lehtë ishte të jepeshin pasaporta se sa të hapeshin vende punë në Kosovë. Pra, zbrazje e Kosovës me emërtim tjetër. Më thjeshtë, Jugosllavia komuniste vazhdonte marrëveshjen Turqi-Mbretëri Jugosllave, me rrugën tjetër, atë drejt Gjermanisë.

Kështu, për 50 vjet u instaluan lidhje e marrëdhënie të ngushta të shqiptarëve me gjermanishten, kulturën gjermane dhe mikpritjen, e cila në veçanti ishte miqësore gjatë viteve ’90 dhe gjatë luftës tonë çlirimtare.

Nuk do mend se secili qytetar me arsimim mesatar, e njeh edhe Kongresin e Berlinit të mbajtur më 1878, pasojat e të cilit i vuajmë edhe sot si komb dhe njësi e veçantë nacionale. Por, për të ecur përpara, ndodh që duhet mbyllur sytë para historisë. Aq më parë, nëse shtetasit e Kosovës kanë qenë buzë zhdukjes dhe dora e shtrirë e ndihmës, vinte nga shteti ku ishte vulosur ndarja e trojeve shqiptare, legjitimimi i gjenocidit serb kundër shqiptarëve e deri te trashëgimia e tmerrshme historike e ndikuar nga Rusia cariste, përball Perandorisë Otomane.

Nëse e lëmë historinë anash e të ndalemi vetëm në zhvillimet e këtyre 23 viteve të fundit, “dashuria pa kushte” e shtetasve të Kosovës ndaj Gjermanisë, si duket, nga lufta e Ukrainës e këndej, mund të zvirdhet.

Por, nuk është vetëm lufta e Ukrainës që na dha një mësim të fortë, sepse janë edhe disa mësime tjera më të vogla, paksa të vonuara, si nuss produkte. Fjala është për energjinë ruse në prodhimet gjermane që dominojnë Evropën dhe më gjerë, lobin e fuqishëm energjetik gjerman që krijon politikën gjermane, orientimet strategjike, madje edhe shijen e ngjyrën e politikës gjermane.

Ky përfundim vije nëse shohim “fortësinë” e “Nënës Merkel” (Mutti Merkel) dhe politikës 20 vjeçare gjermane ndaj Kosovës. Gojëkëqijtë mund ta quajnë politikë të schleif-itjes apo sukseseve të pakta, kuptohet për Kosovën. Fundja, nuk duhet besuar se ishte dëshirë e politikës gjermane për këto sjellje pak të dobishme sa do të duhej e mund të ishin për Kosovën. Në prapaskenë, pranë energjisë ruse, “kullej” edhe “cari rus”, kjo u vërejt sheshazi në muajt e fundit. I bije që mësuam vonë, si çdo herë.

Gjermanët në Kosovë, për 23 vjetët e shkuara ishin dhe janë tepër të vlerësuar për të mirë. Madje, një qytetar me formim mesatar, vije në përfundim se asgjë nuk mund të bëjmë pa gjermanët, pa përkrahjen e tyre e pa ndihmën e kapitalit gjerman qoftë edhe me remitenca.

Si duket, edhe pas fotove të fundit, ku Kryeministri Kurti është në qendër të fotos me Vuçiqin, ka vend për qartësime. Pra, duket se darka e Kryeministrit në Berlin ka qenë tepër e pabalansuar. I pari në foto, Lajçak i njohur për “punën” e tij si Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, në mes Vuçiqi ish ministri i Millosheviqit, i katërti Jens Plotner, lidhja më e besueshme e Gazpromit rus në agjendat Scholz-Schroder dhe Manuel Sarrazin, kundërshtar i rreptë i mikut të Putinit, Schroder.

Shtetasve të Kosovës, për asnjë rast, nuk do të duhej t’ju duket normale konsumi i energjisë ruse për mirëqenien gjermane. Megjithëse aspak normale nuk është as rasti ynë kur konsumojmë prodhime serbe, si asnjë herë më parë. Këtë, energji ruse tashmë po e gjykojnë edhe vet gjermanët, së paku ata që nuk duan të hanë në çanakun e Putinit.

Pas luftës së Ukrainës, por edhe zhvillimet në vend në muajt e fundit, na bën të pyesim me dyshim se mos po i vije fundi “dashurisë pa kushte” që shtetasit e Kosovës e ushqenin me gjenerata ndaj gjermanëve. Normalisht, pritet që “dashuria” do të vazhdojë, sepse ka filluar ndryshim i fortë i kursit, sipas politikës “racionale” gjermane.

Deri te ky ndryshim i plotë i kursit, del pyetja tjetër: A kishim zgjidhje tjetër përpos ofrimit të “dashurisë pa kushte”?! Dimensionit ekonomik e politik gjerman ishte mbase e pamundur t’i iknim, por, sipas të gjitha gjasave ishim edhe peng i “dashurisë” objektive. Mbase shtetet e vogla e kuptojnë interesin nacional të shteteve të mëdha si përparësi ndaj parimeve të proklamuara. Kujto këtu fatin e Çeçenisë.

Gjithsesi, pas luftës në Ukrainë, resetimi i koncepteve është rruga më e mirë, jo vetëm për qytetarët me edukim mesatar, por edhe për politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, miqësitë, aleancat e besa edhe burimet e qëndrueshme të energjisë. Pra, asgjë nuk do të jetë e njëjtë. “Dashuria pa kushte”, nëse ka rrugëdalje tjetër mund të bëhet “dashuri me kujdes”, ngjashëm me shtetet me traditë diplomatike.

Ndryshe, do të harrojmë çfarë na bënë ata që gjatë historisë ju besuam, çka do të pësojmë tash, edhe pas 23 vjetëve çlirim. Nuk do të bëjnë punë më as kambanat evropiane sikur ato që rrahën për fitoret e Skënderbeut dhe shpirtin e atyre që ranë në beteja, deri sa tendosnin velat e anijeve të veta drejt “botës së re!

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Mërgata nuk kërkon privilegje, por respekt – Atdheu mbetet destinacioni i zemrës

July 14, 2026

Shtëpia bazë e UÇK-së në Stubëll të Vitisë, goditje në palcë e platformës serbe kundër UÇK-së si fundamentaliste islamike

July 13, 2026
Mos humbni
Kulturë

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

By adminJuly 24, 2026

Shkruan: Ismet Sylejmani Ka takime që zgjasin pak çaste, por zgjojnë kujtime të një…

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026

Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”

July 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.