- Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale
- Policia ka arrestuar një person në Gjilan për posedim të substances narkotike dhe kanosje
- Arrestohet për rrezikim të trafikut publik një person në Gjilan
- Arrestohet për dhunë në familje një person në Kamenicë
- Ndalohet një person në Gjilan për veprën penale rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme
- Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon
- Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
Author: admin
Kryetari Hyseni ka pritur në takim ministri Çeku, vizitojnë edhe ekspozitën për masakrën e Llashticës dhe ekspozitën Postmortum të heroit Agim Ramadani
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, ndërkaq paraprakisht kanë parë ekspozitën me fotografi të masakrës së Llashticës, sikurse edhe ekspozitën Postmortum të heroit Agim Ramadani. Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi ministrin Çeku për vizitën, tha se aspekti i veçantë i këtyre ekspozitave është se luftëtarin e lirisë dhe dëshmorin e kombit e njohim edhe nga një perspektivë tjetër, atë të artit. “Llashtica është njëra prej fshatrave që ka pësuar më së shumti në luftën e fundit në Anamoravë, ku kemi marrë si informacione e material…
Shkruan: Izmi Zeka “Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët” – Ukshin Hoti Kombi shqiptar, gjatë gjithë historisë së tij të lavdishme i ka dhënë emra të mëdhenj në të gjitha lëmit, jo vetëm vetes por edhe njerëzimit. Në të gjitha rrethanat, në të gjitha netët e errëta të kombit tonë, kanë dalë njerëz të mëdhenj që kanë ndriçuar rrugën e gjatë të shqiptarëve drejt lirisë. Një nga këta kolos shqiptar është edhe Ukshin Hoti. Sado që të mundohesh të shkruash për Ukshin Hotin, për të kurrë nuk do të thuhet…
Legjendat angleze e kanë kritikuar Granit Xhakën për deklaratat e tij të rënda pas humbjes nga Newcastle, 0:2. Futbollisti kosovar i kritikoi ashpër bashkëlojtarët e tij, duke thënë se lojtarët nuk e bënë atë që e kërkoi trajneri Mikel Arteta dhe se ky ekip, me këtë lojë nuk e meriton të luajë as në Europa League, e lërë më në Champions League. E i menjëhershëm ka qenë reagimi i legjendës së Manchester United, Gary Neville. Sipas ish-futbollistit anglez, kapiteni i Zvicrës është treguar i turpshëm me veprimet e tij në të kaluarën. “Unë ju them se ai (Xhaka) ka…
Është botuar në Francë, romani Zogjtë e Qyqes, i autorit Gani Mehmetaj. Fituesi i Çmimit “Kadare”, akorduar nga Universiteti Europian i Tiranës më 2021, sapo është botuar në gjuhën frënge, ndërsa është në proces përkthimi edhe në pesë gjuhë të tjera evropiane. Shkrimtari kosovar zgjidh fillin e ngjarjeve që çuan në përplasje shqiptarët dhe serbët, në një nga konfliktet më tragjike të shekullit të fundit. Ky version në gjuhën frënge vjen nën logon e shtëpisë botuese “Fauves Editions”, përkthyer nga Abidin Krasniqi. Vetë përkthyesi e cilëson këtë roman si një vepër të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore të Kosovës. I…
Komiteti për komunitete në Gjilan ka zgjedhur sot Kemal Shahinin për kryesues të kësaj trupe komunale, në një mbledhje konstituive, të cilën e ka udhëhequr kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku. Sadiku ka kërkuar nga anëtarët e Komitetit që të punojë në unitet, duke i rikujtuar ata se harmonia brenda këtij komiteti reflektohet edhe në jetën e komuniteteve jashtë. ‘E di nga praktika e mëhershme se Komiteti për komunitete në Gjilan ka qenë shembull për të gjitha komunat tjera sa i përket bashkëpunimit të mirë, korrekt dhe të sinqertë dhe si rezultat i këtij mirëkuptimi, shpeshherë kemi përfituar edhe donacione…
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA. Me këtë, ky vendi i jep fund neutralitetit ushtarak, neutralitet që mbante me dekada. Hapi i tillë vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës ndezi një “evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën evropiane”. “Duket si diçka shumë e madhe, shumë serioze dhe duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri…
Çelja e sezonit turistik dhe temperaturat e larta kanë bërë që mijëra turistë vendas dhe të huaj të dynden në bregdet. Në Durrës si gjithmonë dominojnë turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por nuk mungojnë as të huajt, kryesisht italianë dhe polakë. Edhe Vlora priti fundjavën që lamë pas mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës. Në Vlorë ka një trend vizitorësh nga Gjermania, Suedia dhe Finlanda që vijnë për një ose dy ditë për të njohur vendin. Prenotimet në fillim të këtij sezoni janë për 1-2 ditë por jo afatgjata. Ndërsa, për plazhin e Durrësit. Një…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Obiliq, ku një person ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri, ndërkaq për t’i sjellë fëmijët në Kosovë i ka kërkuar dhjetë mijë euro. Rasti është paraqitur të hënën në orën 12:55. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për t’i sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar…
Orën e mësimit të gjuhës angleze, mësueses Valbona Ibishi shpesh i bie ta mbajë me vetëm një nxënës në klasë. Kjo mësimdhënëse e ciklit fillor punon në dy shkolla të Komunës së Podujevës – pjesa verilindore e Kosovës – për të arritur normën prej 20 orësh mësimi në javë. “Tri ditë punoj në njërën shkollë dhe dy te tjetra”, tregon mësuesja, e cila duhet të shkojë nga Shkolla “Zahir Pajaziti” në fshatin Orllan, te paralelja e ndarë e kësaj shkolle në fshatin Brainë – rreth katër kilometra larg. Shkolla në fshatin Brainë ka vetëm 25 nxënës nga niveli parashkollor…
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka arritur të ngjitet në majën e Malit Everest, e cila është e lartë 5 mijë e 364 metra. Hashani ka thënë se këtë ua kushton kolegëve të rënë në detyrë. “Me krenari dhe pietet të lartë, ngjitjen në majën Everest BC, në lartësi 5 364 m, ua kushtoj kolegëve të rënë në detyrë, si Lazim Rexhepi, Enver Zymeri dhe të gjithë të tjerëve”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”./Gjilani Info/
