Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Romani fitues i Çmimit “Kadare” 2021, botohet në gjuhën frënge
Kulturë

Romani fitues i Çmimit “Kadare” 2021, botohet në gjuhën frënge

adminBy adminMay 17, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Është botuar në Francë, romani Zogjtë e Qyqes, i autorit Gani Mehmetaj.

Fituesi i Çmimit “Kadare”, akorduar nga Universiteti Europian i Tiranës më 2021, sapo është botuar në gjuhën frënge, ndërsa është në proces përkthimi edhe në pesë gjuhë të tjera evropiane.

Shkrimtari kosovar zgjidh fillin e ngjarjeve që çuan në përplasje shqiptarët dhe serbët, në një nga konfliktet më tragjike të shekullit të fundit.

Ky version në gjuhën frënge vjen nën logon e shtëpisë botuese “Fauves Editions”, përkthyer nga Abidin Krasniqi. Vetë përkthyesi e cilëson këtë roman si një vepër të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore të Kosovës.

I përhumbur në kujtimet e një konflikti vëllavrasës, Dragani, bir i një familjeje kolonësh serbë, sheh fëmijërinë dhe adoleshencën e tij duke marrë formë në dritën e dramës që e përçau Kosovën.

“Ne përpiqemi ta shlyejmë të kaluarën, por mëritë e urrejtjet nuk i shlyejmë, sepse janë pjellë e një kohe. Ato që kanë të bëjnë me të shkuarën tonë dhe me historinë jo shumë të largët janë më të thella dhe më të ngatërruara se sa ato që na i gatisin gazetat dhe kronikat e ditës”, shkruhet në kopertinën e romanit, tashmë në gjuhën frënge.

“Histori tjetër ne nuk kemi, e kemi sajuar sipas nevojave të ditës, ia përkëdhelim vetes sedrën e krenarinë kombëtare, historinë e ndryshojmë kur na shkon për shtati dhe e përmbysim sa herë na duhet ndryshe. Herë dalim viktima të përbetimeve ndërkombëtare, herë trima të çartur apo kalorës të vetmuar që luftojnë kundër tërë botës, që na paska rënë në qafë. Pastaj themi se jemi popull i zgjedhur nga Zoti, që duhet t’i vrasim të gjithë fqinjët më të dobët të cilët nuk mendojnë si ne”, shkruhet më tej.

“Zogjtë e qyqes” është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve. Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme, si edhe shpërfaqja e tyre dinamike. Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, dashurinë e parealizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

Gani Mehmetaj, lindi në Kosovë në vitin 1955. Gazetar, shkrimtar dhe dramaturg, ish-drejtor i agjencisë publike të prodhimit të filmit, Kosovafilm. Mehmetaj është autor i një sërë titujsh eseistikë, publicistikë dhe prej vitit 2010 ka botuar dhjetë libra artistikë, romane dhe tregime si “Kujtime të Trishta”, “Qyteti në Ankth”, “Ëndrra e Madhe”, “Boritë e Apokalipsit”, “Ilirianët”, Kalorësit e Dardanisë” dhe të tjera. Romani “Zogjtë e Qyqes” u botua për herë të parë për lexuesin shqiptar në mars të 2021-shit, nga shtëpia botuese “UET PRESS”, pasi autori i tij u shpall fitues i edicionit të gjashtë të çmimit letrar prestigjoz “Kadare”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.