- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Sot në fshatin Mjak të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore të këtij fshati në gjatësi prej afro 6km. Me këtë rast i pranishëm në fillimin e punimeve ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor i cili u prit aty nga banorët e këtij fshati, të cilët u shprehën falënderues që po asfaltohet kjo rrugë. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, është e përkushtuar të investoj në çdo cep të kësaj komune duke potencuar se asfaltimi i kësaj rruge do të ju mundësoj qarkullimin e lirë të banorëve por edhe…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, bashkë me policinë e Kosovës – stacioni në Viti, kanë vizituar sot shkollën multietnike në fshatin Binçë, ku mësojnë fëmijë të dy komuniteteve, shqiptarë e serb. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë nga afër ecurinë e procesit mësimorë në shkollën fillore “Ndre Mjeda” paralelja e ndarë në Binçë dhe shkollën fillore “Mladen Markovic”, të cilat funksionojnë në një hapësirë të përbashkët. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë do të vazhdoj mbështetjen pa dallim për të gjitha shkollat e komunitetin serb…
NGA FARUK TASHOLLI (Kur e dëgjova të fliste për këtë ritual festiv dhe si e mendonte ringjalljen e tij në traditën shqiptare Ibrahim Rugova). Derisa në ditëlindjen e tij (2 dhjetor 1944), ish presidentin historik Ibrahim Rugova, do të gjejnë forma ta kujtojnë, politikanë e intelektualë, gazetarë e mjete të informimit, familjarë dhe miq të afërt e të largët të tij, madje edhe me forma stereotipe, unë në këtë ditë dua ta rrëfej rastin kur Ibrahim Rugova foli për “Darkën e Lamës” duke propozuar që jo vetëm ky rit, por edhe rite të tjera, në dritën e re, të…
Vitet e 70-ta dhe të 80-ta, vitet me të arta të hendbollit të Kosovës. Për vitet 70-ta e të 80-ta, edhe sot flitet me emocione nga gjeneratat e vjetra, për cilësinë, rezultatet dhe që palestrat “25 maj” sot “1 Tetori” në Prishtinë, pastaj “Rinia” sot “Bill Clinton” në Ferizaj, “Minatori” në Mitrovicë, ishin të stërmbushura me shkues, 3000 – 3500. Gjenerata e artë, Borci i Ferizajt, në vitin 1979 ka qenë në finale të Kupës “Marshall Titos”, ndërsa 7 vite edhe në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. Dje u takuan rastësisht në Ferizaj emrat e mëdhenj të sportit…
NGA BAKI YMERI Dashuria është një dhuratë shpirtërore për të cilën nuk gjendet ilaç në asnjë barnatore. Gjuha është organizmi më i gjallë që e shpreh identitetin e një kombi. Poezia e Remzi Bashës, nëpërmjet përdorimit të fjalës, nëpërmes përshkrimeve lirike, na jep jo vetëm anën e jashtme të një fenomeni, të një peisazhi, të një kombi apo të një njeriu, por na jep edhe shpirtin e dashurisë që depërton deri në ndjenjat. Vargjet e tij shkaktojnë emocione të thella dhe përcjellin mesazhe të fuqishme për lexuesin. Me fjalë të thjeshta të plasuara në këtë vepër, ato hapin para…
“Jo njohje në qendër të dialogut, por reciprocitet”, thotë Kryetari i Lëvizjes për Bashkim dhe profesori universitar, Valon Murati, në një intervistë dhënë për gazetën online Reporteri. Rrugëdaljen nga situata ku kërkohet imponueshëm themelimi i Asociacionit të dakordësuar më 2013, Murati e sheh në kërkesën për reciprocitet. “Kjo do të nënkuptonte që çfarëdo që kërkohet nga Kosova për veriun e vendit, të zbatohet edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore, përfshirë në këtë moment edhe asociacionin”, thotë ai. Vetëm një pozicionim dhe kërkesë e tillë, sipas tij, do ta vendoste Kosovën në pozita të barabarta në dialog dhe në gjetjen…
Vazhdojnë sukseset e «Shkollës Shqipe» në Zvicër, nga njëra shkollë te tjetra, nga njëri kanton te tjetri, vazhdon të rritet interesimi i prindërve dhe njëkohësisht edhe i nxënësve, të cilët vijnë me përkushtim t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare. A ka gëzim më të madh kur i sheh këta fëmijë të buzëqeshur, të lumtur me abetare në duar. Të hënën, më 24 tetor 2022, i hapi dyert edhe një pikë shkollore shqipe në Rümlang të Zyrihut. E kemi thënë në vazhdimësi se aty ku mësuesit punojnë me përkushtim dhe bëhen bashkë me prindërit, sukseset nuk mungojnë. Kjo është dëshmi…
Seanca e mbajtur mbrëmë në Kuvendin e Serbisë për pak sa nuk ka përfunduar në konfrontim fizik. Milenko Jovanov (SNS) dhe Bora Novakoviq (Partia Popullore) ishin në prag të një konfrontimi fizik. Pamjet i ka publikuar Narodna Stranka në Youtube. “Ti pis, çfarë ke? Hajde, hajde”, i tha Jovanov – Novakoviqit, pas së cilës përfaqësuesi i Partisë Popullore shkoi drejt tij. https://youtu.be/naXBly7NPGc
Ish-ambasadori amerikan Kirby: Kundërshtimi i Serbisë për pavarësinë e Kosovës e legjitimon pushtimin e Ukrainës nga Rusia
Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby ka thënë se kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia është legjitimim i pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kirby, i cili shërbeu në Beograd nga viti 2012 deri në vitin 2016, tha se rusët kanë ndikim madh në institucionet më të rëndësishme të Serbisë, si dhe në Partinë Progresive Serbe që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq. “Duke pasur parasysh kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, duket se kjo e fundit e pranon aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia, me standarde të dyfishta”, tha Kirby për Zërin e Amerikës. Ai shton se nga viti 2012 ka…
Një muaj paraburgim i është caktuar 39-vjeçarit që dyshohet se dhunoi mbesën e tij në fshatin Vrellë të Istogut. Masa e paraburgimit është caktuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, pas kërkesës nga Prokuroria e Shtetit. Lajmin e ka ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. “Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi. Rasti i dhunimit ka ndodhur në shtator të vitit 2021, ndërsa u raportua dje (e martë). Policia njoftoi përmes raportit 24…

