Author: admin

Gjilan, 7 tetor 2022 – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët kanë pritur në takim një delegacion të Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, në krye me Enver Kurtalanin, drejtor ekzekutiv dhe të Shoqatës së të Shurdhërve Anamorava, Limon Haziri. Përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë përgëzuar Komunën e Gjilanit e cila tashmë u bë komuna e parë që realizon transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal në gjuhën e shenjave. Po ashtu, në këtë takim janë informuar për certifikimin e interpretëve, për shkak se aktualisht në Gjilan është…

Read More

Komuna e Vitisë po llogaritet si komuna e vetme në Kosovë, që vitin 2022 e ka shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara dhe atë me një vendim të kryetarit Sokol Haliti. Me këtë rast kjo komunë ka ndërmarr dhe pritet që të ndërmerre edhe disa vendime të tjera për të përmirësuar mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara në këtë komunë. Sipas vendimit të marrë nga kryetari Haliti, institucionet komunale në Viti, obligohen që të punojnë në fushën e aftësisë së kufizuara që të ndërmarrin masa me qëllim të krijimit të mundësive të barabarta, përmirësimin e kushteve…

Read More

Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve, me që rast u diskutua për disa pika që ishin paraparë për këtë takim. Ndër tjerash, më së shumti është diskutuar rreth planifikimit dhe afateve të kontratave e që kanë të bëjnë me zyrën e prokurimit, si dhe planifikimet e mëhershme të drejtorive por edhe zyrave, në mënyrë që mos të mbeten hapësira në realizimin e punëve dhe planeve që parashihen brenda një afati të caktuar kohor. Për këtë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka kërkuar nga drejtorët përqendrim për përcaktim të nevojave që kanë, ndërkohë që nga zyrtari…

Read More

Në kuadër të takimeve të punës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti. Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën e Vitisë, ndërsa kryetari Haliti i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjelltë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune./GJILANI INFO/

Read More

Në Gjilan është mbajtur të mërkurën mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së prof. dr. Shqiponja Isufit, e cila ndërroi jetë ditë më parë në Zvicër, ngjarje kjo e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në të cilën pos familjes, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore dhe qytetarë të shumtë. Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, teksa ka folur në superlativ për veprën e Shqiponjës, ka thënë se humbja në këtë rast i tejkalon përmasat e familjes. “Shqiponja, me angazhimin dhe përkushtimin e saj, ishte edhe ambasadore e Komunës dhe e…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se kanë filluar punët në projektin e Lugut të Verdhë. I pari i komunës ka treguar poashtu se së shpejti do të fillojë edhe projekti i amfiteatrit të hapur dhe fushës së sportit. “A po e zbulojmë një surprizë? Shumë i lumtur që filluan punët në projektin e Lugut të Verdhë, projekt i cili do të bëhet një nga atraksionet më të mëdha turistike në Kosovë. Por, bashkë me këtë super lajm po e prezantojmë projektin e amfiteatrit të hapur dhe fushës së sportit. Shtegu në natyrën mahnitëse, litari rrëshqitës, amfiteatri…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. Berat Preniqi dhe Loresa Latifi zyrtarë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK). Me këtë rast kryetari Haliti, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për kompletimin e sistemit të adresave në territorin e komunës së Vitisë. Pas nënshkrimit të këtij memorandumi kryetari Haliti, tha se projekti në fjalë është i një rëndësie të veçantë për sistemin e adresave në Viti, duke bërë më të lehtë pranimin e shërbimeve postare për qytetarët e komunës së Vitisë. Ai tha se komuna të cilën ai e…

Read More

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan Venhar Salihu, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Rilind Sermaxhaj dhe Shefi i Departamentit të Përgjithshëm, Berat Spahiu kanë vizituar Komunën e Gjilanit, me këtë rast janë pritur nga Kryetari, Alban Hyseni. Temë diskutimi në këtë takim, ka qenë mënyra e gjetjes së zgjidhjes së lëndëve të sektorit të arsimit dhe shëndetësisë, që kanë të bëjnë me pagat jubilare, shujtat dhe kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit. Një numër i madh i këtyre llojeve të lëndëve janë në pritje për tu zgjidhur në gjykatë, andaj janë diskutuar disa modalitete të zgjidhjes së këtyre lëndëve. Po…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me ekipën e tij. I pari i komunës ka thënë se së bashku me Kryetarin Kasami kanë diskutuar për sfidat komunale dhe për bashkëpunimet e mundshme ndërkomunale. “Pata kënaqësinë që sot të pres në takim Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me ekipin e tij. Diskutuam sa i përket sfidave komunale, organizimit të brendshëm, dhe projekteve që të dyja komunat momentalisht janë duke realizuar. Nuk munguan diskutimet edhe për bashkëpunimet e mundshme ndërkomunale, që do të mund të ndihmonin në ngritjen e…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, bashkë me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës z.Bislim Zogaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për bunkerin e Gjon Serreçit në Shipashnicë. Me anë të kësaj marrëveshje do të bëhet renovimi dhe rregullimi i këtij bunkeri. .GJILANI INFO/

Read More