- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se një grua në Gjilan ka rezultuar se është shtatzënë si pasojë e dhunimit. Në konsultim me prokurorin rasti është kualifikuar si dhunim, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Njoftimi i policisë: DHUNIM Gjilan NN. Me datë 25.10.2022 viktima femër kosovare pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë, dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, me votë unanime u zgjodh kryesues i Bordit të AZHR-Lindje. “Falënderoj kolegët kryetarë të komunave të rajonit Lindje dhe zotohem për thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal, gjithmonë në të mirën e përbashkët të qytetarëve të komunave që përfaqësojmë. Bashkë, për zhvillimin rajonal!”, ka thënë kryetari Hyseni. Bordi, po ashtu, miratoi raportin e punës të Agjencisë për vitin paraprak, derisa konkludim i këtij takimi ishte se AZHR-Lindje është mekanizëm i cili ka impakt të drejtpërdrejt…
Ekipi për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti, ka nderuar me mirënjohje sot, kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Halitin, në shenjë respekti për bashkëpunimin e shkëlqyer./GJILANI INFO/
Me moton “Ekzaminohu me kohë, vrapo për jetën” sot në qytetin e Vitisë, është mbajtur një marsh sensibilizues për ndërgjegjësimin e sëmundjes së kancerit të gjirit por edhe për përkrahjen e personave të prekur nga kjo sëmundje. Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të organizimit të komunës së Vitisë, konkretisht të drejtorisë për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti dhe atë në kuadër të muajit tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Përndryshe kjo komunë në bashkëpunim me institucionet e ndryshme gjatë këtij muaji ka shënuar aktivitete shumta në…
KKSB: Kërkohet thellim i bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë për raportim të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në mbledhjen e sotme të rregullt, ka vlerësuar gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë si të qetë dhe stabile. Ndërkohë që në kuadër të këtij takimi, është mbajtur edhe një tryezë e përbashkët e të gjitha instancave të sigurisë, me temë “Trafikimi me qenie njerëzore, e ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Drejtorisë rajonale të policisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme-Zyra e sekretariatit për strategjitë, ICITAP-i amerikan, Forca e Sigurisë së Kosovës, EVSB-ja etj. Një fjalë rasti në këtë tryezë e mbajti kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili pasi…
Kryetari Hyseni viziton punimet në Porodin: Po investohet në vlerë prej 84 mijë euro në rregullimin e infrastrukturës rrugore
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet në lagjen Porodin, në rregullimin e infrastrukturës rrugore. Ai ka njoftuar se aty po investohet në vlerë prej 84 mijë euro në rregullimin e infrastrukturës rrugore, shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në gjatësi mbi 400 metra. “Me dinamikën intensive në të cilën po zhvillohen punimet, projekti i kësaj lagje pritet të përfundoj brenda këtij viti”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
“Nëse rinia është ardhmëria e një vendi, atëherë Kosova nuk ka të ardhme, sepse rinia po ikën…!”
Shkrim nga: MSc. Driton Krasniqi- Ekonomist Shkalla e lartë e papunësisë dhe korrupsionit, mungesa e perspektivës për të ardhmen, pagat e ulëta, mungesa e kushteve esenciale të punës, mungesa e sigurimit shëndetësor në punë, zhgënjimi me qeverisjen e vendit për vite të tëra, punësimet përmes nepotizmit dhe jo në bazë të meritokracisë, janë vetëm disa nga arsyet të cilat po i detyrojnë të rinjtë e Kosovës ta braktisin vendin e tyre, për një jetë më të mirë. Sipas statistikave relevante, mijëra të rijnë kanë aplikuar për viza të punës, në mënyrë që të bëjnë shumë kilometra drejt vendeve Evropiane…
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa mund ta imagjinojnë shumë njerëz. Leximi i një libri, nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar kohën. Faqet e librave përmbajnë fjalë, histori, ndjenja të afta për të transferuar emocione tek lexuesi, duke e bërë atë të zbulojë botë të pashkelura dhe të paimagjinueshme. Për më tepër, siç tregohet nga disa studime shkencore, leximi sjell shumë përfitime për psikikën dhe shëndetin e njerëzve. Ja cilat janë 10 prej tyre: Stimulon mendjen Shumë studime kanë treguar se stimulimi i mendjes, ndihmon në parandalimin apo ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve…
Futbollisti Xherdan Shaqiri nga e hëna do të stërvitet me FC Luganon. 31-vjeçari dëshiron të mbajë formë për Kampionatin Botëror, që fillon në javën e tretë të nëntorit Kupa e Botës. “Shaqiri do të mbajë formë në FC Lugano derisa kombëtarja të grumbullohet në mes të nëntorit. Ticino e konfirmoi këtë me një mesazh. 31-vjeçari do të nisë stërvitjet me ekipin e parë këtë javë. Trajneri i Kombëtares Murat Yakin shprehet i lumtur për mundësinë e stërvitjes”, shkruan mediumi zviceran “Blick”. “Nëse Xherdan Shaqiri mund të stërvitet në nivelin më të lartë me një klub ambicioz zviceran, kjo nuk…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson që do të arrihet një marrëveshje për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se nuk beson në arritjen e një marrëveshje pasi që qasja e shtetit serb është në ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë. Duke folur në Forumin “Gjeopolitika e re pas agresionit rus në Ukrainë: Implikimet për Ballkanin Perëndimor”, Konjufca ka deklaruar se ai personalisht nuk është optimist. “Nuk jam optimist në arritje të një marrëveshje të shpejtë me Serbinë”, ka deklaruar Konjufca. Ai ka thënë se jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës…

