- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, për 5 ditë rresht ka arritur të vaksinoj 858 qytetarë nga Vitia dhe Kllokoti. Dr. Vjollca Kadolli- Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, tha se procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër gripit sezonal po ecën mirë dhe është falas. Ajo theksoj se kjo qendër pos vaksinimit në QKMF-në e Vitisë ka zhvilluar vaksinimin e qytetarëve edhe në disa Ambulanta të Mjekësisë Familjare në vendbanimet e ndryshme të kësaj komune duke përfshirë edhe një pjesë të banorëve të komunës së Kllokotit. Ajo ka theksuar se kanë angazhuar edhe ekipet mobile që…
Në Gjilan së shpejti pritet të fillojnë kontrollet sistematike shëndetësore të nxënësve. Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani ka takuar sot për këtë qëllim drejtoreshën e Arsimit, Albana Demiri, ku kanë diskutuar për fillimin e vizitave sistematike mjekësore në shkollat fillore të kësaj komune. Nxënësit e klasës së parë, pestë dhe të nëntë, janë target i kontrolleve mjekësore për shkak të specifikave në zhvillim. Vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve do të bëhet në ekzaminimin e shëndetit oral: higjiena e gojës dhe dhëmbëve, diagnozat ortodontike etj, dhe në parametrat e përgjithshëm shëndetësor, siç janë: Qëndrimi e zhvillimi trupor, pesha, gjatësia,…
Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Islamic Relief Kosova për implementimin e projektit “Shëndeti i integruar dhe jetesa e qëndrueshme në Kosovë”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin e Islamic Relief Kosova (IRW), Dr. Mohamed Soliman, për implementimin e projektit “Shëndeti i Integruar dhe Jetesa e Qëndrueshme në Kosovë”. Qëllimi i kësaj marrëveshje dy vjeçare, është të përcaktojë formën e bashkëpunimit mes IRW dhe Komunës me qëllim të implementimit dhe finalizimit të projektit që ka për qëllim përkrahjen e familjeve në shërbimet shëndetësore laboratorike dhe mamografi. Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar drejtorin e Islamic Relief Kosova për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin, bëri të ditur se vlera totale e projektit…
Rasti Thaçi dhe të tjerët, gjykatësi: Çështja do të kalojë te trupi gjykues para fundit të vitit
Gjykatësi i procedurës paraprake në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nicolas Guillou, tha se synon që të kalojë çështjen te trupi gjykues para fundit të këtij viti. Në hapje të konferencës së 15-të mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, ai tha se do të marrë vendim mbi kërkesat që janë paraqitur deri tani nga palët, por jo për ato që sipas tij nuk janë urgjente. “Para se t’ju jap fjalën palëve që të paraqesin pikëpamjet e tyre për secilën pikë të rendit të ditës, konfirmoj se synoj t’ia kaloj çështjen trupit gjykues…
Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka publikuar emrat me fotografi të gjashtë personave, të cilët janë në kërkim të drejtësisë. Të pandehurit janë duke u kërkuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Personat e shpallur në kërkim janë: AKSIQ (Voimir) Çedomir; data e lindjes; 10.05.1960 DENIQ (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967 JOVANOVIQ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961 PAUNOVIQ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969 RAÇIQ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974 RAJKOVIQ (Ivica ) Lubisha; data e lindjes; 07.12.1974 Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një gruaje në Viti pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, ku mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete. Rasti ka ndodhur të enjten në ora 14:00. “Viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Sot, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur në takim shefen e UNMIK-ut, znj.Caroline Ziadeh së bashku me përfaqësues të tjerë. Kryetari Rahimaj tha se kjo vizitë ka qenë e karakterit njoftues dhe bashkëpunues në të gjitha fushat përfshirë këtu edhe digjitalizimin e sistemit arsimor. Pas takimit, znj.Ziadeh ka vizituar edhe tregun multietnik ku ndër të tjerash është shprehur se jetesa ndëretnike është vlerë për siguri dhe mirëqenie./GJILANI INFO/
U mbajt punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023-2025”
Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Vitisë, është mbajtur sot punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023 – 2025”. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi rreth këtij drafti i cili është i pari për këtë komunë, e e cila është përkrahur edhe nga Misioni i OSBE-së, Zyra Rajonale në Gjilan. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarët komunal, drejtues të institucioneve e drejtorë të Drejtorive komunale. Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, në fillim tha se hartimi i planit të integritetit, si draft, përcakton objektivat e një plani të avancuar…
Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit nënshkruhen marrëveshjet për fillimin e pilotimit të arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit të komunës sonë. Në bizneset “Koha Bar”, “Bujana” dhe “Planeti”, nxënësit e kësaj shkolle do praktikojnë atë që e mësojnë në shkollë, sepse teoria pa praktikë është e mangët dhe nuk sjell perspektivë. Faleminderit biznesëve për mundësin e bashkëpunimit dhe drejtorit të shkollës së Agrobiznesit, z.Xhelal Jetishi për angazhimin në realizimin e kësaj marrëveshje, ka thënë drejtoresha Demiri./GJILANI INFO/
Në një ceremoni të organizuar për nënshkrimin e memorandumeve të mirëkuptimit, në kuadër të programit ‘Financimi Transformativ për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor’, me 16 komuna, nga UN Women, ishte edhe Komuna e Gjilanit, e përfaqësuar nga kryetari Alban Hyseni. Kjo marrëveshje e mirëkuptimit përfshin integrimin gjinor në programet vendore, zbatimin dhe monitorimin e tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet dhe kryerjen e analizave gjinore nga stafi përkatës, fuqizimin e kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushjen e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore, avancimin e proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor…

