- Sezon i mbarë në ara, por tregu vazhdon t’i sfidojë prodhuesit vendorë
- Moti sot me diell
- Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë
- Policia: 25 aksidente me të lënduar dhe 2,693 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza për vjedhje, kanosje, vetëgjyqësi dhe dhunë në familje
- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
Author: admin
Shkruar nga Besim Xani Nuk ka romane historike dhe johistorike, nuk ka art optimist the art pesimist, ka vetëm art, thotë Ismail Kadare. Ismail Kadare si duket qysh si i ri e hetoi misterin e artit dhe iu përkushtua si murg letërsisë dhe ligjeve të saj, për të arti është gjithçka, ai do të thotë se “arti më qoi tek liria”. Ismail Kadare krijoi vepra monumentale, pikërisht, ngase ai iu bind ligjeve të artit; në një rast thotë: “shkrimtari duhet të shohë gjithçka dhe asgjë, pastaj një zë i brendshëm i dikton dhe ai filloi të shkruajë”. Pra…
Ben Hodges, ish-gjenerali komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë, thotë se ai beson se një çlirim i gadishullit të Krimesë të pushtuar nga Rusia është i mundur deri në verën e vitit të ardhshëm. “Kur shikoj situatën, shoh se situata e rusëve po përkeqësohet çdo javë”, ka thënë Hodges për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell Telegrafi. “Ata thonë se lufta është një test i vullnetit dhe logjistikës – dhe në të dyja aspektet Ukraina është shumë më superiore”. “Rusët duhet ta humbin [luftën]; përndryshe, ata do të provojnë përsëri pas dy ose tre vjetësh”, ka…
Ka nisur sot viti i ri akademik në Shqipëri, ku në disa universitete është parashikuar të protestohet për të paktën dy orë, ndërsa në të tjera mësimi do të vijojë normalisht. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve paralajmëroi dy ditë më parë se do të përshkallëzojë protestat, për shkak se nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të saj. Protesta do të mbahet për dy orë, nga ora 10:00 deri në mesditë. Sindikata ka refuzuar propozimin e qeverisë për rritjen me 15 për qind të pagave, 7 për qind të përballuar nga qeveria dhe 8 për qind nga buxheti…
Elbenita Kajtazi performojë në shtëpinë operistike të Cyrihut Paraqitjen në teatrin zviceran, Elbenita e quannjë nga eksperiencat më të mira të karrierës së saj, shkruan albinfo.ch. Soprano me famë botërore, Elbenita Kajtazi, mori një rol nga shtëpia operistike e Cyrihut për një shfaqje. Ajo debutojë në këtë teatër prestigjioz, me rolin e Konteshës, nga opera Dasma e Figaros nga Mozart, shkruan tutje albinfo.ch. “Akoma nuk mund ta përpunoj faktin që isha duke pirë caffe në Prishtinë me shoqen time @nitalatifii dhe duhej vetëm t’i jepja një përqafim dhe të vrapoja deri në aeroport për të fluturuar në Zürich…
“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, mbrëmjen e kësaj të diele kanë trajtuar një problem shumë shqetësues mbi atë se çfarë po ndodh me shqiptarët e Kosovës në Luginën e Preshevës, Medvegje dhe Bujanoc. Qytetarët shqiptarë të Komunave të Preshevës, Bujanoicit dhe Medvegjes ankohen se pala serbe po përdor një strategji për të larguar shqiptarët nga Lugina e Preshevës, përmes mosregjistrimit. Sipas deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, serbët nuk regjistrojnë popullsinë shqiptare, me qëllim që t’i nxjerrin ata pakicë, por edhe për të braktisur shtëpitë e tyre. Ata kërkojnë ndihmën e…
Emërimi i Emmanuel Bonnes dhe Jens Plötnerit, këshilltarë të Emmanuel Macronit dhe Olaf Scholzit, si të dërguar të Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi, duket se i ka dhënë një shtytje zgjidhjes së çështjes mes dy vendeve. Tani në tavolinën e diskutimeve në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me shumë gjasë do të jetë edhe ky dokument për shqyrtim. Komentatori serb i politikës së jashtme Boshko Jakshiq thotë për mediumin serb “Nova” se propozimi i lartpërmendur duhet të shqyrtohet seriozisht, por shton se pyetja është se sa vërtetë populli është i informuar për…
Në Komoran, në vendin e quajtur “Kroi i Mbretit”, një këmbësore humbi jetën pasi u godit nga vetura, të shtunën pasdite. Rastet tragjike si ky, tashmë sipas banorëve në këtë anë janë bërë të shpeshta. Ata kanë treguar për rastin teksa kanë shprehur shqetësim për numrin e aksidenteve në magjistralen Prishtinë-Pejë. “Rasti ka qene një grua e cila kishte qene mysafir. Ka ndodh diku rreth orës 16:00. Ne këtë ane ndodhin shume aksidente”, thotë Hajriz Obria, banor në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Qytetarët kanë kërkuar kujdes më këtë rast si nga këmbësorët e po ashtu edhe nga…
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan ka shpërndarë mbi 140 ton farë gruri, kurse kësaj here kanë përfituar 734 fermerë. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se buxheti për bujqësinë në vitin e ardhshëm është 100 për qind më i madh krahasuar me këtë vit. “Vëmendjen po e kthejmë edhe kah bujqësia”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Është vënë sot guthemeli i çerdhes së re në fshatin Dobërçan, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputetë, këshilltarë komunalë e përfaqësues të shkollës “Nazim Hikmet”. Kreu i Komunës, Alban Hyseni, pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci për prezencën dhe mbështetjen, tha me këtë rast se arsimi parafillor dhe edukimi i hershëm është themeli i shoqërisë. “Kjo është mundësia e Dobërçanit, familjeve, nënave e fëmijëve, atyre që janë e atyre që do të vijnë më pas. Ky projekt është kërkesë që buron nga nevojat e banorëve…
Arrestohet 36-vjeçari në Gjilan, ia mori paratë një personi dhe nuk ia çoi veturën sipas marrëveshjes
Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet për veprën penale mashtrimi. Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet A.B., 36-vjeçar kishte vënë në lajthitje një person pasi ia marrë një shumë të konsiderueshme të parave dhe nuk e kishte realizuar marrëveshjen e sjelljes së veturës. “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan dhe Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Mitrovicë falë një punë mirë të organizuar operacionale kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar A.B. (1986) i cili ishte nën kërkim policor nga…

