Author: admin

Është mbajtur marshi me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”, në kuadër të “Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”. Në këtë marsh kanë marr pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eurona Hoda, Drejtori i QKMF-së, Latif Sylaj, përfaqësues nga Ambasada Japoneze, dhe qytetarë të Kamenicës. I pari i komunës duke falënderuar pjesëmarrësit që iu kanë bashkuar këtij marshi ka thënë se kontrollat e vazhdueshme janë shumë të rëndësishme për këtë sëmundje. “Ne inkurajojmë që të bëhen kontrolle të vazhdueshme pasi që zbulimi i hershëm është mbijetesë. Po…

Read More

Drejtoresha ekzekutive e MCC-së, Alice Albright, ka qëndruar sot në Viti, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të investimeve të agjencionit federal amerikan MCC në Komunën e Vitisë. Fillimisht ajo u prit nga kryetari i komunës Sokol Haliti së bashku me përfaqësues e zyrtar të lartë komunal, si dhe nga qytetarë të shumtë që kishin dal për ta mirëpritur dhe përshëndetur atë. Në një moment, ajo ndaloi para obeliskut të nënës së saj, konkretisht ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, para objektit të komunës së Vitisë, ku me plot emocion u shpreh falënderuese për Institucionet komunale dhe…

Read More

Shkruan: Faton Hasani Migrimi masivë i të rinjëve një plagë e madhe që po kullon gjakë e nuk po trajtohet me seriozitet,  jo që nuk po tentohet të shërohet por jemi dorëzuar para saj duke e pritur vdekjen si të mjerë e pa dinjitet. Nëse jo në asnjë pikë tjetër këtu përgjegjegjësin e bartin bashkarisht pozita dhe opozita dhe e kanë obligim që bashkë duke e ndimuar njëri tjetrin të punojnë që urgjentisht të ndalet ky fenomen shkatërrues për shtetin tonë. Zbrazja e Kosovës nga të rinjët për nga numri, mënyra, dhe specifikat tjera  nuk është thjeshtë një fenomen i njejtë…

Read More

Naim Emini është një tjetër futbollist i talentur shqiptar, i cili ka filluar të shkëlqej në futbollin zvicerian. 18 vjeçari luan për ekipin e Azzurri Lausanne, ku po shfaq potencialin e tij. Ai është i lindur në Zvicër, me prindër që kanë prejardhjen nga Vaksinca e Kumanovës. Naimi është i datëlindjes 15 gusht 2004. I gjatë është 186 cm, kurse peshon 62 kg. Ai hapat e parë në futboll i ka bërë në moshën 8- vjecare, duke luajtur për Chavannes, ndërsa më pas në Espagnol Lausanne dhe tani në Azurri Lausanne. Në gjashtë ndeshjet e sezonit të ri, Naimi…

Read More

NGA WAN MUHAMED ZULFIKRI Unë nuk e kam lexuar romanin “Alkimisti”. E di, që çdokush që shkruan një artikull mbi Koelhon, duhet të paktën duhet të lexojë më parë librin që e bëri atë të famshëm në mbarë botën. Në fakt, i vetmi libër që lexova ishte romani “Aleph”, dhe ishte vërtet shumë i bukur. Pasi e lexova, krijova në mendjen time imazhin e shkrimtarit si një person shumë spiritual dhe i qetë. Për të mësuar më shumë rreth tij lexova biografinë e autorizuar “Luftëtarët e jetës” e shkruar nga Fernando Morais. Pjesët më interesante të librit ishin historitë e…

Read More

Performanca e ushtrise ruse gjatë tetë muajve në fushën e betejës konsiderohet më shumë se zhgënjyese. Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, presidenti rus Vladimir Putin  ka “shkelur” ushtrinë e tij, pavarësisht se mburret në çdo rast për makinerinë e tij të luftës, të cilën ai e ka ndërtuar vazhdimisht për 22 vite. Megjithatë, përtej paradave mbresëlënëse në Sheshin e Kuq, Forcave të Armatosura Ruse – përveç moralit dhe vizionit mungon menaxhimi, ekspertiza e lartë dhe sistemet moderne teknologjike, zhvillimi i trajnimit, municionet, rrjetet logjistike dhe furnizimi dhe, së fundmi, potenciali, edhe pse para 24 shkurtit ata u renditën të dytat…

Read More

Eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 366 miliardë lekë, gjatë 9-mujorit janar-shtator të këtij viti, duke shënuar rritje me 37.9 %. INSTAT publikoi sot raportin “Tregtia e jashtme” për periudhën janar-shtator, sipas të cilit grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 11.1 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 10,9 %, dhe “tekstile dhe këpucë” me 6.6 %. Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 695 miliardë lekë, duke u rritur me 25.1 %, krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT-it, në nivelin e importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet “materiale…

Read More

Aida Birinxhiku ishte kandidate në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate Shqiptarja Aida Birinxhiku ka nisur tashmë zyrtarisht punën e saj në Parlamentin e Suedisë për vitin 2022, shkruan albinfo.ch. Ajo ka vite që është aktive në skenën politike të Suedisë në shumë aktivitete. Ajo shkëlqeu në fushatën elektorale që u mbajt muaj më parë në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate. Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton dhe vepron në Halland, Falkenberg, të Suedisë. Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje…

Read More

Një serb është arrestuar në Hungari. Ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë luftës në Kosovë. Sipas mediave hungareze i njëjti është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile. Është bërë me dije se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Read More

Policia e Kosovës në Kamenicë, ka ndaluar një kamionetë me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Në kamionetë i dyshuari kishte pasur të ngarkuara drunjë për djegie për të cilat nuk ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm. Drunjtë janë sekuestruar nga zyrtarët kompetent , ndërsa në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Read More