Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Lenjani: Kur do të marrin fund provokimet e forcave serbe në brezin kufitar Kosovë-Serbi?
Lajme Lokale

Lenjani: Kur do të marrin fund provokimet e forcave serbe në brezin kufitar Kosovë-Serbi?

adminBy adminNovember 24, 2022Updated:November 24, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Banorët e brezit kufitar nga Karaçeva e Kamenicës, nuk ndihen të sigurtë tash e më tepër se dy dekada, ngase forcat policore dhe ushtarake serbe, që nga viti 2001, provokojnë popullatën e këtushme, duke u futur here pas here brenda teritorit të Kosovës, tha Selver Lenjani, aktualisht kryetar i Këshillit të Fshatit në Karaçevën e Poshtme.

‘’Gjendjen e sigurisë në këtë pjesë të brezit kufitar, nuk e kemi të mirë , ngase forcat policore e ushtarake serbe here pas here futen 500 metra brenda teritorit të Kosovës, pa KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, duke ngjallur kështu frikën për banorët e kësaj ane”, thotë Lenjani, i cili vazhdimisht ka ngritur shqetësime tek autoritetet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Ai thotë se popullata e këtushme do të ndihej e sigurtë, sikur t’i kishte të pranishme vazhdimisht KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

Sipas tij, me këtë çështje duhet të merren autoritetet vendore dhe Brukseli zyrtar.

Nga ana tjeter,  Lenjani shprehet i zhgënjyer edhe me gjithë kryeministrat e vendit, që sipas tij, nuk kanë bërë punën e duhur për zgjidhjen e këtij problemi.

“Kemi pas premtime prej tyre vetëm derisa ishin në opozitë, kurse me ardhjen në pushtet, përkatësisht në postet e kryeministrave, asnjëri prej tyre nuk është marrë me problemin që ne banorët e brezit kufitar kemi”, shprehet Lenjani.

Ai tërheq vëmendjen kah problem në fjalë, duke theksuar se atje, afër vijës kufitare Kosovë-Serbi, jetojnë jo më pak se 3 mijë e 200 banorë.

Sipas tij, kjo pjesë e Kosovës duhet të ruhet si dhe të vëhet në rend dite që të zgjidhet ky problem njëherë e përgjithmonë.

Kurse, pyetja e tij  për autoritetet relevante vendore dhe ndërkombëtare është se kur do të marrin fund provokimet e forcave serbe në brezin kufitar Kosovë-Serbi?/GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

September 16, 2026

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

By adminSeptember 21, 2026

Për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik rrugor janë ndëshkuar me gjoba 1 mijë…

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.