Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka avancuar shërbimet urologjike, për herë të parë realizohet Cystolithotripsia

November 3, 2026

Identifikimi i tekstit me traditën

October 30, 2026

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka avancuar shërbimet urologjike, për herë të parë realizohet Cystolithotripsia
  • Identifikimi i tekstit me traditën
  • Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës
  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
Kulturë

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

adminBy adminOctober 8, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim publicistin dhe gazetarin Ismet Rashiti, i cili me këtë rast ka dhuruar 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit”, me autor Bardhyl Mahmutin.
Libri është botuar në përkujtim të viktimave të gjenocidit të kryer në fshatin Poklek gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe trajton ngjarje dhe dëshmi të rëndësishme nga periudha e luftës.
Gjatë takimit, Rashiti e ka njoftuar zëvendëskryetarin Aliu për vizitën e tij të fundit në Muzeun e Familjes Muçolli në Poklek, duke ndarë edhe rrëfime dhe të dhëna për historinë e kësaj familjeje dhe ngjarjet e asaj kohe.
Rashiti ka vlerësuar se libri “Revolta e Syzifit”, i autorit Bardhyl Mahmuti, është një botim i veçantë dhe me rëndësi që duhet të jetë i qasshëm edhe për nxënësit, në mënyrë që brezat e rinj të njihen me të kaluarën e afërt dhe me dëshmitë e luftës në Kosovë.
110 ekzemplarët e këtij libri do t’u shpërndahen bibliotekave të shkollave të Komunës së Vitisë, ndërsa libri iu është dorëzuar institucioneve komunale, përkatësisht Drejtorisë së Arsimit dhe Shoqatës së Krijuesve dhe Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”.
Zëvendëskryetari Hasan Aliu e ka falënderuar publicistin Ismet Rashiti për këtë donacion, duke theksuar rëndësinë e pasurimit të bibliotekave shkollore me botime që trajtojnë historinë më të re të Kosovës dhe dokumentojnë ngjarjet e rënda të shkaktuara nga pushteti serb gjatë luftës.
Ai ka vlerësuar se libra të tillë janë të rëndësishëm për ruajtjen e kujtesës historike dhe për informimin e brezave të rinj mbi të kaluarën e vendit./Gjilani Info/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Identifikimi i tekstit me traditën

October 30, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026
Mos humbni
Shendetesi

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka avancuar shërbimet urologjike, për herë të parë realizohet Cystolithotripsia

By adminNovember 3, 2026

Për herë të parë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është realizuar me sukses procedura…

Identifikimi i tekstit me traditën

October 30, 2026

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka avancuar shërbimet urologjike, për herë të parë realizohet Cystolithotripsia

November 3, 2026

Identifikimi i tekstit me traditën

October 30, 2026

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.