Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan, Bajram Isufi ka thënë se krahas pjerrinave të krijuar në hyrje e dalje të hapsirave të tregut, këto ditë janë krijuar edhe vendet e veçanta për parkime dhe çasje më të lehta për personat me aftësi të veçanta, për të ofruar mundësi dhe kushte të barabarta, pa dallime, për të gjithë blerësit.
Sipas tij, për të gjithë qytetarët me nevoja të veçanta, parkingu i NPL Tregu mund të shfrytëzohet pa pagesë, por me paraqitjen e dëshmisë përkatëse për personat me nevoja të veçanta.
“Ky është një tjetër hap drejt krijimit të një hapësire më të qasshme, më funksionale dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.
Ju falënderojmë për vizitat në hapësirat e Tregut dhe ju mirëpresim me dashamirësi”, ka thënë Bajram Isufi, Kryeshef Ekzekutiv i NPL “Tregu”. /Gjilani Info/




