Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 i Kodit Penal të Kosovës.
E njejta ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.
Ndërkaq, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2 ) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Deklarimi i rremë” dhe ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’./Gjilani INFO/


