- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
- Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës
- Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës
Author: admin
Në Viti është arrestuar një person i dyshuar, ngase ka sulmuar fizikisht një qytetar, duke e goditur me boks hekuri, b ëhet e ditur p ërmes raportit t ë fundit t ë policis ë prej 24 or ësh. Thuhet se personi i sulmuar ka pësuar lëndime trupore me c’rast edhe ka marrë trajtime mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim./GJILANI INFO/
NGA: PROF. JETON KELMENDI Qasje Është për keqardhje se si e pranon shoqëria shundin dhe kiçin. Që pas luftës së UÇK-së me 1999 në Kosovë vërshuan shundi e kiçi në shumë sektorë të jetës, për të kulmuar me estradën dhe politikën, ku sado minorë të jetë një person në këto dy sektorë, madje mund të jetë një politikan i një lagjeje të vogël, por nëse kalon nga një parti në një tjetër, media e boton dhe për habi edhe bëhet pjesë e bisedave të njerëzve. Kështu ndodhë edhe me një këngëtar apo këngëtare, ku çfarëdo veprimi të bëjë “artisti” i…
Ka kohë deri te ndeshja me Serbinë, por shumë gazetarëve ndërkombëtarë iu intereson se çfarë mendon kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, për sfidën me Serbinë. Madje ylli nga Kosova, u pyet për marrëdhënie me Serbinë, por ka dhënë një deklaratë interesante. Çfarë prisni nga ndeshja mes Serbisë dhe Brazilit? “Nuk na intereson rezultati. Bëhet fjalë për futbollin, duhet të kujdesemi për veten. Të dy duan të fitojnë. Kjo është më e rëndësishmja”, përgjigjet Xhaka. Për marrëdhëniet me Serbinë? “Ne jemi këtu për të luajtur futboll, kjo është gjëja më e rëndësishme”, thotë Xhaka.
Gani Mehmetaj Legjendën e Bjeshkëve të Nemuna e kam dëgjuar në fëmijëri nga nëna (1927-1967) dhe nga gjyshja (1895-1980), mu si e kam dëgjuar nga ato edhe legjendën për plaken e gurëzuar që i tha marca-keqit: “po marr gjanë e n’bjeshkë po dal, me çka pat e ngrini n’mal”. Në fëmijëri me tregonin se ku ishte plaka e gurëzuar me dele, në Rusoli, në zemrën e Bjeshkëve të Nemuna. Gjyshja dhe nëna nuk e dinin asnjë fjalë serbisht. Në valën e dëbimeve, kur refugjatët iknin maleve apo fshiheshin shpellave që të mos i rrihte era, shqota e shiu, më kujtohej legjenda…
Altina Salihu, talentja e Kosoves që arriti majat e suksesit u zgjedh nxënësja më e sukseshme në botë, për moshat 16-17 vjeçare. Nxënësja më e mirë në botë,Altina Salihu iu drejtohet krerëve të shtetit: Ju lutem më bëni t’i refuzoj ofertat nga universitetet e shquara botërore. Altina Salihu, talentja kosovare që arriti majat e suksesit u zgjedh nxënësja më e sukseshme në botë, për moshat 16-17 vjeçare. Si rrjedhojë nxënëses nga fshati Burojë e Skënderajt, po i ofrohen bursa nga Universitetet Botërore.Por Salihu dëshirën e saj për të vazhduar kontributin e saj në Kosovë e ka shprehur hapur duke u…
Sa herë që eci rrugës nga ish pazari i Preshevës deri në çarshi, më bëhet se takoj një mesoburrë me trup atleti, i pashëm, me një veshje elegante e me një qëndrim dinjitoz e burrëror. Më ka mbetur thellë në memorie që nga fëmijëria ime, kur mu aty te godina e vjetër e Gjimnazit “Skënderbeu” takoja këtë mesoburrë, atëherë rreth 40 vjeçar, i qetë në ecje, me një çantë të zezë që mbante në një dorë, të mbështetur për sako. Ky burrë që takoja shpesh te i njëjti vend, mu aty në çarshi, ishte Hasan Hajrullahu, kryetar i atëhershëm…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e targave ilegale, duke thënë se të dy palët bën një gjigant. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka thënë se SHBA-të mirëpresin arritjen e marrëveshjes për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve “Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Ne përgëzojmë arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga BE.…
Banorët e brezit kufitar nga Karaçeva e Kamenicës, nuk ndihen të sigurtë tash e më tepër se dy dekada, ngase forcat policore dhe ushtarake serbe, që nga viti 2001, provokojnë popullatën e këtushme, duke u futur here pas here brenda teritorit të Kosovës, tha Selver Lenjani, aktualisht kryetar i Këshillit të Fshatit në Karaçevën e Poshtme. ‘’Gjendjen e sigurisë në këtë pjesë të brezit kufitar, nuk e kemi të mirë , ngase forcat policore e ushtarake serbe here pas here futen 500 metra brenda teritorit të Kosovës, pa KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, duke ngjallur kështu frikën për banorët…
Bashkë me Kryetarët e Komunave të Shtimes, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Ferizajit, Junikut, Deçanit, Gjakovës e Shtërpcës, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Fondacioni CNVP në kuadër të projektit SUNREED. Ky projekt ka për qëllim zhvillimit e zingjirit të furnizimit me biomasë drunore si dhe promovimin e sistemeve të ngrohjes me biomasë. Në këtë takim nga ekspertë austriakë, u prezantuan profitet dhe praktikat më të mira në raport me këtë çështje. Ata më pas kanë vazhduar me vizitën tek Ngrohtorja e Qytetit të Gjakovës, e cila shfrytëzon të njejtën formë pune,…
Në Kamenicë është arrestuar personi i dyshuar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij, bëhet e ditur përmes raportit të policisë. Bëhet me dije se i njejti me vendim të prokurorit është paraburgosur./GJILANI INFO/ .

