Author: admin

Kryeprokurorja e Kievit, tha se Ukraina ka identifikuar 600 rusë të dyshuar për krime lufte dhe se ka filluar ndjekjen penale për 80 prej tyre. “Lista e të dyshuarve përfshin zyrtarë të lartë të ushtrisë, politikanë dhe agjentë rusë”, deklaroi kryeprokurorja Iryne Venediktova gjatë një konference të mbajtur në Hagë gjatë ditës së martë, ku u takua me homologët e saj nga vendet e tjera. Ajo shtoi tutje se rreth 200 deri në 300 raste të reja të krimeve të luftës zbulohen çdo ditë, përcjell Telegrafi. Irina Venediktova, kryeprokurore e Kievit. Venediktova bëri të ditur se Estonia, Letonia dhe…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kate Marie Byrnes, në “Programi 200″ në Alsat, theksoi se janë dy segmente në vend që kërkojnë vëmendje dhe angazhim të veçantë nga qeveria. “Ka disa fusha në Maqedoninë e Veriut që na shqetësojnë dhe arsyeja pse ne jemi veçanërisht të zëshëm për ato gjëra është sepse duam të ndihmojmë dhe të jemi mbështetës. Dy prej tyre janë më të rëndësishme. Numër një është korrupsioni. Ky nuk është problem që ekziston vetëm në Maqedoninë e Veriut…, por duhet të jetë prioritet sepse institucionet demokratike janë ende në zhvillim dhe minimi i vazhdueshëm i tyre…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 Qershor), Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ) u bën thirrje publike të gjitha familjeve shqiptare në Zvicër, e veçanërisht familjeve shqiptare të Luginës së Preshevës, që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në klasat shqipe aty ku jetojnë, njofton albinfo.ch. Puna e paçmuar e mësuesve shqiptarë në Zvicër, por dhe mbështetja e ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për mësimin shqip në diasporë është një akt patriotik dhe shumë i nevojshëm për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë. Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe historisë tonë është obligim moral…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Bullgari ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”. Mehaj në një postim në Facebook shkruan se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë t’i shikojë nga afër afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare. “Gjatë vizitës në Bullgari, ishim edhe në Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronave në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”. Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të njoftohemi dhe të…

Read More

Me qëllim të informimit të qytetarëve vitias lidhur me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje sot dhe në ditët në vijim në qytetin e Vitisë, në disa pika të ndryshme janë vendosur materialet informuese rreth këtij procesi. Këto pika nga afër i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorin për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Visar Demiri dhe drejtoreshën për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava. Aty ata janë njohur për së afërmi me procesin e informimit të qytetarëve për procedurat e aplikimit nga legalizimi i ndërtimeve pa leje. Kryetari Haliti ju bënë…

Read More

Me program për fëmijët i cili ishte organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Alban Hyseni, Komuna e Gjilanit ka shënuar sot 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kryetari Hyseni tha me këtë rast se synojnë që bashkërisht të japin maksimumin në mënyrë që fëmijët të kenë një të ardhme të garantuar. “Ajo çfarë ne duhet të synojmë bashkërisht si të rritur për fëmijët të cilët janë të mrekullueshëm e që duhet edukuar e rritur mirë, është që ta japim maksimumin prej vetës në mënyrë që fëmijët të kenë një të ardhme të garantuar. Shfrytëzoj rastin që t’ju urojmë 1 qershorin,…

Read More

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ndarjen e 50 mijë eurove mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kryeministri Albin Kurti tha se ndarja e këtyre mjeteve ka ardhur si kërkesë nga Këshilli Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. “Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit propozohet të ndahen mjete në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit kombëtar shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje”, tha Kurti. Ky propozim mori miratimin e plotë të kabinetit qeveritar.

Read More

Sot, në mbarë botën shënohet 1 Qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve. Me këtë rast, presidentja e Vjosa Osmani ka uruar fëmijët në Kosovë por edhe në mbarë botën. Osmani në një postim në Twitter ka shkruar se fëmijët janë dhurata më e madhe për të gjithë. Presidentja tutje ka shkruar se fëmijët janë e ardhmja dhe pasuria jonë kombëtare, derisa ka bërë thirrje që ata të mbrohen e të edukohen. “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të gjithë fëmijëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Ju vazhdoni të na frymëzoni çdo ditë dhe jeni dhurata më e madhe nga të…

Read More

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Arsim dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë organizuar një varg aktivitetesh për fëmijët vitias. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorët Fatbardha Emini dhe Valmir Sahiti, fillimisht kanë pritur në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “ Ndre Mjeda”, nga Kabashi. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre. Ai gjithashtu, ka kërkuar nga nxënësit që të jenë të përkushtuar në mësime dhe të arrijnë majat e suksesit, pasi që përmes…

Read More

Në shënim të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Asambleja e Fëmijëve të Gjilanit dhe grupi Respect Our Right (ROR), kanë mbajtur sot një takim të organizuar nga Njësia për të Drejtat e Njeriut, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, e përfaqësues të tjerë të organizatave jo qeveritare. Kryetari Hyseni ka përgëzuar fëmijët aktivë të Gjilanit për angazhimin për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve. “Është tejet frymëzuese dhe shpresëdhënëse që fëmijët të cilët janë edhe aktivë, por edhe të gatshëm që të punojnë dhe të angazhohen për të…

Read More