Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Dardanapress ka mbajtur punëtorinë “Cikli i hartimit të buxhetit komunal dhe përfshirja e Këshillave të Fshatrave
Lajme Lokale

Dardanapress ka mbajtur punëtorinë “Cikli i hartimit të buxhetit komunal dhe përfshirja e Këshillave të Fshatrave

adminBy adminDecember 17, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur punëtorinë një ditore me Kryetarët e Këshillave të Fshatrave të Komunës së Kamenicës me temën “Cikli i hartimit të buxhetit komunal dhe përfshirja e Këshillave të Fshatrave”.
Qëllimi i organizimit të punëtorisë një ditore në mes të Këshillave të Fshatrave dhe Drejtorive Komunale ishte diskutimi mbi procesin e planifikimit të buxhetit komunal lidhur me realizimin e investimeve kapitale nëpër lokalitete, përgatitja e kërkesave dhe planifikimi buxhetor i projekteve që përgatiten nga Këshillat e Fshatrave.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, Kryetarët e Këshillave të Fshatrave, Koordinatorja e Këshillave Lokale, Florentinë Kryeziu, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, ka thënë se realizimi i kërkesave nga Këshillat e Fshatit dhe kërkesave të dala nga dëgjimet publike është rezultat i miratimit të buxhetit nga të gjithë anëtarët e Kuvendit, dhe sipas tij për herë të parë buxheti komunal për investime kapitale kalon shumën mbi dy milion euro, duke bërë specifikimin e çdo projekti me emër dhe kode, andaj trajtimi i kërkesave dhe kthimi i besimit në institucione është prioritet i qeverisjes komunale.
“Ri-investimet në projektet e implementuara në të kaluarën për ne është shqetësuese, duke investuar në proceset nëntokësore po na krijohen probleme në investime në procese mbi tokësore pasi që duhet të kthehemi prapë të investojmë në punimet e papërfunduara më parë. Themelimi i ndërmarrjes publike komunale do t’i lehtësojë dhe përmirësojë shërbimet publike e në veçanti mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe gjelbërimit në Komunën e Kamenicës”, ka thënë kryetari Rahimaj.
Kërkesat nga ana e Kryetarëve të Këshillave të Fshatrave ishin: rregullimi i infrastrukturës rrugore, trajtimi i ujërave atmosferike, kanalizimit, ndriçimit, qenve endacak, hapja e rrugëve në viset malore dhe shtrimi me zhavorr,etj.
Si rekomandime të dala nga punëtoria një ditore janë: rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjime publike, përfshirja e projekteve të këshillave lokale në buxhet komunal, rritja e komunikimit në mes këshillave të fshatit me qeverisjen komunale, trajtimi i kërkesave dhe kthimi i përgjigjeve në afatet kohore,etj.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica

May 23, 2026

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026

Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final

May 20, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.