- Sezon i mbarë në ara, por tregu vazhdon t’i sfidojë prodhuesit vendorë
- Moti sot me diell
- Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë
- Policia: 25 aksidente me të lënduar dhe 2,693 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza për vjedhje, kanosje, vetëgjyqësi dhe dhunë në familje
- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
Author: admin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e targave ilegale, duke thënë se të dy palët bën një gjigant. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka thënë se SHBA-të mirëpresin arritjen e marrëveshjes për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve “Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Ne përgëzojmë arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga BE.…
Banorët e brezit kufitar nga Karaçeva e Kamenicës, nuk ndihen të sigurtë tash e më tepër se dy dekada, ngase forcat policore dhe ushtarake serbe, që nga viti 2001, provokojnë popullatën e këtushme, duke u futur here pas here brenda teritorit të Kosovës, tha Selver Lenjani, aktualisht kryetar i Këshillit të Fshatit në Karaçevën e Poshtme. ‘’Gjendjen e sigurisë në këtë pjesë të brezit kufitar, nuk e kemi të mirë , ngase forcat policore e ushtarake serbe here pas here futen 500 metra brenda teritorit të Kosovës, pa KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, duke ngjallur kështu frikën për banorët…
Bashkë me Kryetarët e Komunave të Shtimes, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Ferizajit, Junikut, Deçanit, Gjakovës e Shtërpcës, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Fondacioni CNVP në kuadër të projektit SUNREED. Ky projekt ka për qëllim zhvillimit e zingjirit të furnizimit me biomasë drunore si dhe promovimin e sistemeve të ngrohjes me biomasë. Në këtë takim nga ekspertë austriakë, u prezantuan profitet dhe praktikat më të mira në raport me këtë çështje. Ata më pas kanë vazhduar me vizitën tek Ngrohtorja e Qytetit të Gjakovës, e cila shfrytëzon të njejtën formë pune,…
Në Kamenicë është arrestuar personi i dyshuar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij, bëhet e ditur përmes raportit të policisë. Bëhet me dije se i njejti me vendim të prokurorit është paraburgosur./GJILANI INFO/ .
Lenjani: Gjendja e sigurisë në Karaqevë në këtë pjesë të brezit kufitar, nuk e kemi të mire këtë pjesë të brezit kufitar, nuk e kemi të mire
Banorët e Brezit Kufitar nga Karaceva e Kamenicës, nuk ndihen të sigurtë tash e më tepër se dy dekada, ngase forcat policore dhe ushtarake serbe, që nga viti 2001 e këndej, provokojnë popullatën e këtushme, duke u futur here pas here brenda teritorit të Kosovës, tha Selver Lenjani, aktualisht kryetar i Këshillit të Fshatit në Karacevën e Poshtme. ‘’Gjendjen e sigurisë në këtë pjesë të brezit kufitar, nuk e kemi të mire, ngase forcat policore e ushtarake serbe here pas here, futen 500 metra brenda teritorit të Kosovës, pa KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, duke ngjallur kështu frikën për…
Artan Thaçi, i cili është djali i humoristit të ndjerë Rasim Thaçi- Cima tha se po e përcjell me kënaqësi botërorin në Katar. Thaçi tha në emisionin Botërori Special në Klan Kosova se do të ketë befasi të mëdha. Ai theksoi se nga sot do të jetë tifoz i Arabisë Saudite. “Po mundohem ta përcjell çdo lojë të botërorit edhe pse nganjëherë po i bie në orare kur ne jemi të angazhuar edhe me gjëra të tjera. Po më pëlqen shumë ka lojë shumë të mira, po vërehet se do të ketë befasi të mëdha”, tha ai. “Hiç më…
Liria e Prizrenit ka shkaktuar befasinë e madhe në Kupën e Kosovës. Skuadra e Ligës së Parë ka eliminuar Dritën në 1/16 e finales së Kupës, me rezultat 1-2. “Bardhekaltrit” ishin favoritë në këtë ndeshje, por kështu nuk menduan edhe mysafirët, të cilët krejt në fund arritën ta sigurojnë kalimin tutje. Pjesa e parë në Gjilan kishte përfunduar baras 1-1, ku fillimisht Liria kaloi në epërsi me anë të Tijuezas (‘3), ndërsa Marko Simonovski barazoi me golin e minutës së 32-të. Golin e fitores për prizrenasit e realizoi Ardit Topallaj me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes.
Poeti Prend Buzhala është shpallur sot fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për arritje të veçanta në letërsi, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas “Beqir Musliu”. Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Sadetete Tërnava – Osmani, Arsimi Halili, dhe Tahir Arifi. “Është vazhdimësi e punës së Komunës, institucioneve e përfaqësuesve të botës së artit të të shkruarit që po e vazhdojmë edhe këtë vit. Pra, nga viti 2004 jepet ky çmim dhe po e vazhdojmë tash për herë të gjashtëmbëdhjetë…
NGA: THANAS JORGJI Kisha katër vjet që nuk pata shkuar në vendlindje për shkak të Covidit dhe vajtjen e prisja me padurim. Përjetoja një ndjenjë të përzier malli dhe kureshtjeje. Si do t’i gjeja shokët? (megjithëse sot teknika e ka bërë të mundur të flasim dhe të shihemi përditë në kamera, por gjithësesi) Po shtëpinë time të vjetër në qytetin tim të vogël si do ta gjeja? Po Shqipërinë? Mbi të gjitha, Shqipërinë! Isha kureshtar ta shihja Tiranën. Si harmonizoheshin kullat e larta me urbanistikën e qytetit, një temë gjithnjë e nxehtë në debatet e studiove televizive. Dhe ja ku…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga një bankë komerciale në qytetin e Vitisë më 14.10.2022 ka pranuar ankesë se në një bankomat të kësaj banke janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 euro. Policia bën të ditur se Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se dy të dyshuar kosovar E.SH (2004) dhe E.S. (2000) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Vitisë bankënota të falsifikuara të vlerës 100 euro. “Dy të dyshuarit më 22.11.2022 janë lokalizuar…

