Author: admin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në tetor në qytetin e Vitisë. Viktima femër (e mitur) ka raportuar dje në polici rastin e dhunimit që i kishte ndodhur derisa kishte qenë për vizitë te motra e saj. “Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua nga Ferizaj ka raportuar në polici djalin  i cili rezulton i zhdukur që nga data 19.11.2022. Sipas saj ajo nuk e di vendnodhjen e djalit të saj që nga ajo datë. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur, më 19.11.2022 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, njofton policia.

Read More

Në Viti është arrestuar një person i dyshuar, ngase ka sulmuar fizikisht një qytetar, duke e goditur me boks hekuri, b ëhet e ditur p ërmes raportit t ë fundit t ë policis ë prej 24 or ësh. Thuhet se personi i sulmuar ka pësuar lëndime trupore me c’rast edhe ka marrë trajtime mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim./GJILANI INFO/

Read More

NGA: PROF. JETON KELMENDI Qasje Është për keqardhje se si e pranon shoqëria shundin dhe kiçin. Që pas luftës së UÇK-së me 1999 në Kosovë vërshuan shundi e kiçi në shumë sektorë të jetës, për të kulmuar me estradën dhe politikën, ku sado minorë të jetë një person në këto dy sektorë, madje mund të jetë një politikan i një lagjeje të vogël, por nëse kalon nga një parti në një tjetër, media e boton dhe për habi edhe bëhet pjesë e bisedave të njerëzve. Kështu ndodhë edhe me një këngëtar apo këngëtare, ku çfarëdo veprimi të bëjë “artisti” i…

Read More

Ka kohë deri te ndeshja me Serbinë, por shumë gazetarëve ndërkombëtarë iu intereson se çfarë mendon kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, për sfidën me Serbinë. Madje ylli nga Kosova, u pyet për marrëdhënie me Serbinë, por ka dhënë një deklaratë interesante. Çfarë prisni nga ndeshja mes Serbisë dhe Brazilit? “Nuk na intereson rezultati. Bëhet fjalë për futbollin, duhet të kujdesemi për veten. Të dy duan të fitojnë. Kjo është më e rëndësishmja”, përgjigjet Xhaka. Për marrëdhëniet me Serbinë? “Ne jemi këtu për të luajtur futboll, kjo është gjëja më e rëndësishme”, thotë Xhaka.

Read More

Gani Mehmetaj Legjendën e Bjeshkëve të Nemuna e kam dëgjuar në fëmijëri nga nëna (1927-1967) dhe nga gjyshja (1895-1980), mu si e kam dëgjuar nga ato edhe legjendën për plaken e gurëzuar që i tha marca-keqit: “po marr gjanë e n’bjeshkë po dal, me çka pat e ngrini n’mal”.  Në fëmijëri me tregonin se ku ishte plaka e gurëzuar me dele, në Rusoli, në zemrën e Bjeshkëve të Nemuna.  Gjyshja dhe nëna nuk e dinin asnjë fjalë serbisht. Në valën e dëbimeve, kur refugjatët iknin maleve apo fshiheshin shpellave që të mos i rrihte era, shqota e shiu, më kujtohej legjenda…

Read More

Altina Salihu, talentja e Kosoves që arriti majat e suksesit u zgjedh nxënësja më e sukseshme në botë, për moshat 16-17 vjeçare. Nxënësja më e mirë në botë,Altina Salihu iu drejtohet krerëve të shtetit: Ju lutem më bëni t’i refuzoj ofertat nga universitetet e shquara botërore. Altina Salihu, talentja kosovare që arriti majat e suksesit u zgjedh nxënësja më e sukseshme në botë, për moshat 16-17 vjeçare. Si rrjedhojë nxënëses nga fshati Burojë e Skënderajt, po i ofrohen bursa nga Universitetet Botërore.Por Salihu dëshirën e saj për të vazhduar kontributin e saj në Kosovë e ka shprehur hapur duke u…

Read More

Sa herë që eci rrugës nga ish pazari i Preshevës deri në çarshi, më bëhet se takoj një mesoburrë me trup atleti, i pashëm, me një veshje elegante e me një qëndrim dinjitoz e burrëror. Më ka mbetur thellë në memorie që nga fëmijëria ime, kur mu aty te godina e vjetër e Gjimnazit “Skënderbeu” takoja këtë mesoburrë, atëherë rreth 40 vjeçar, i qetë në ecje, me një çantë të zezë që mbante në një dorë, të mbështetur për sako. Ky burrë që takoja shpesh te i njëjti vend, mu aty në çarshi, ishte Hasan Hajrullahu, kryetar i atëhershëm…

Read More